-
Me kamionçinën me 30 emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin, arrestohen 2 persona në Sarandë
Andon Pulaj dhe Alfred Dedaj u vunë në pranga nga policia e Sarandës pasi akuzohen se kanë transportuar 30 emigrantë të paligjshëm. Tarrestuarit i ndihmonin emigrantët për të kaluar kufirin kundrejt parave.
9 Shtator 2022, 13:24 -
The Independent: Riviera Shqiptare, një nga sekretet e ruajtura më mirë të Evropës me plazhe të qeta, ja pse duhet ta zgjidhni në vend të Greqisë
"Një nga sekretet e ruajtura më mirë të Evropës", kështu e konsideron media britanike dhe "The Independent" Rivierën shqiptare duke sygjeruar se është koha për të ndërruar Greqinë me brigjet e qeta të Shqipërisë.
6 Shtator 2022, 15:05 -
Panair tradicional, Delvina me sytë nga turizmi! Bashkia: Artizanët e mjeshtrat tanë kanë sjellë produkte të larmishme! Ftojmë të gjithë të vizitojnë këtë vend
Delvinjotët që ruajnë dhe trashëgojnë traditat, si ato të punimeve artistike, punimeve me dorë janë mbledh bashkë në një panair që synon promovimin e turizmit. Kjo është një ftesë e hapur për turistët e shumtë të bregdetit që përpos Sarandës të njohin dhe Delvinën.
2 Shtator 2022, 20:24 -
Vidhte turistët në Sarandë, Report Tv siguron videon dhe foton EKSKLUZIVE të ‘skifterit’ të arrestuar! Arriti të kapte shifrën 13 mijë euro
Report Tv siguron ekskluzivisht videon dhe foton e skifterit Ben Sula që ka kryer deri tani 22 grabitje në Sarandë. 19 te dokumentuara 3 po hetohen.
29 Gusht 2022, 12:01 -
Vidhte pushuesit në Sarandë, arrestohet 45-vjeçari! I sekuestrohen bizhuteri dhe shuma të mëdha parash (EMRI+VIDEO)
Pushuesit në Sarandë kanë rënë pre e vjedhjeve në Sarandë nga Ben Sula, 45- vjeçari i dyshuar si autori i 19 vjedhjeve. Sula i vidhte turistët në Sarandë kryesisht në vendet të cilat ishin mjaft të populluara në hotele e plazhe.
29 Gusht 2022, 09:04 -
Nuk respektuan zonën e kufizuar për lëvizjen me ‘Jetski’ dhe skafe, gjobiten pronarë e drejtues mjetesh lundurese në Vlorë e Sarandë
Në bregdetin e Jonit janë dujke vijuar kontrollet sa i përket përdorimit të mjeteve lundruese tip Skaf ose ‘Jet Sk’i pranë pushuesve. Nisma e cila u nxit nga tragjedia e Potamit ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia e cila humbi jetën tragjikisht më 2 gusht në Himarë.
23 Gusht 2022, 15:19 -
Autor i 7 vjedhjeve në Sarandë, arrestohet 22-vjeçari! Grabiti para, kondicionerë, biçikletë, deri tek qentë e gjahut
Një 22-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se është autor i 7 vjedhjeve në Sarandë. Elton Dauti, 22-vjeç, kryente vjedhje në disa zona të ndryshme, derisa ka rëën sërish në gjurmët e policisë, pasi ai ka qenë i dënuar edhe më parë vjedhje.
20 Gusht 2022, 13:38 -
Vranë me thikë 41-vjeçarin, momenti i arrestimit të 2 vëllezërve në Sarandë! Futen në komisariat kokëulur (VIDEO)
Dy vëllezërIt Xhanelo dhe Xhoi Tarja janë arrestuar mbrëmë pasi vranë me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakia. Në pamje duket se futen kokëulur në komisariat ndërsa shoqërohen nga disa efektivë.
18 Gusht 2022, 10:36 -
Vrasja e Klodian Bakiajt pas sherrit për parkimin në Sarandë, 3 në pranga! Arrestohen 2 vëllezërit vrasës dhe pronari i hotelit që tentoi të fshihte ngjarjen
Xhanelo dhe Xhoi Taraj janë dy vëllezërit që u arrestuan në Sarandë pasi dje goditën me thikë në zemër 41-vjeçarin Klodian Bakia, i cili ndërroi jetë në spital. Në pranga ka rënë dhe Genci Ahmeti punëdhënësi i vëllezërve vrasës. Ai tentoi të fshihte ngjarjen pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat për krimin e kryer nga punëtorët e tij.
18 Gusht 2022, 09:14 -
Vrasja në Sarandë/ Zbardhet shkaku i sherrit, autori qëlloi me thikë për vdekje 41-vjeçarin pas sherrit për parkimin
Shkak i sherrit që çoi në vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë është bërë debati për parkimin e makinave. Pas sherrit mësohet se 24-vjeçari Xhanelo Tarja ka qëlluar me thikë në zemër Klo
17 Gusht 2022, 20:14 -
Sherr për parkimin në Sarandë, 41-vjeçari goditet me thikë në zemër, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori
Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Sarandë, si pasojë e një sherri me thika. Ai kishte parkuar makinën përpara një hoteli, por është konfliktuar me kamerierin, i cili i ka kërkuar ta largojë makinën. 24-vjeçari më pas ka marrë thikën dhe e ka goditur në zemër.
17 Gusht 2022, 19:16 -
Himara destinacion i preferuar i turistëve këtë verë, Rama: Gjëja më e mirë këtë sezon, pastërtia dhe plazhet publike plot me pushues
Himara ka qenë një nga destinacionet e preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj këtë verë, të cilët kanë zgjedhur që të pushojnë në bregdetin shqiptar. Turistët e shumtë shprehen se pastërtia është një nga elementët i cili është përmirësuar ndjeshëm.
17 Gusht 2022, 10:40 -
Sarandë/ Futi skafin mes pushuesve, 28-vjeçari nuk kishte dokumete, gjobitet me 110 mijë lekë, i bllokohet edhe mjeti
Pas tragjedisë së Himarës, vijojnë kontrollet me dorë të hekurt për personat që thyejnë kordonin e sigurisë më mjetet lundruese, duke vënë pushuesit në rrezik. Këtë radhë, një 28-vjeçar është kapur nga policia duke futur skafin në mes të pushuesve dhe për këtë arsye është gjobitur, si edhe i është bllokuar mjeti.
15 Gusht 2022, 18:26 -
Tragjedia e Himarës “s’ndal” abuzuesit! Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë! 49-vjeçari gjobitet me 110 mijë lekë
Një tjetër skaf është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese. Por kur u ndalua për kontroll, u konstatua se nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit. Për këtë arsye, pronari 49-vjeçar i identifikuar si J.M., është gjobitur me 110 mijë lekë.
14 Gusht 2022, 21:22 -
Ksamil/Pushuesi rumun hidhet me kokë në det, pëson dëmtime të rënda! Niset drejt Traumës
Një pushues rumun është dëmtuar rëndë ditën e sotme, pasi është hedhur me kokë në det. Incidenti është shënuar në plazhin e Ksamilit, ndërsa pushuesi është dërhuar menjëherë drejt spitalit të Traumës.
14 Gusht 2022, 14:23 -
Sarandë, 4-vjeçari pësoi arrest kardiak nga korrenti! Mjeku që e riktheu në jetë: Pas 4 orësh mjekim, kërkoi prindërit
Dy ditë pas ngjarjes së Sarandës ku një fëmijë 4-vjeç rrezikoi jetën nga kontakti me energjinë elektrike ka folur mjeku Besnik Shabanaj. Ai së bashku me kolegen Mejborna Gjata i kanë ofruar ndihmën e parë fëmijës që sot gëzon shëndet.
12 Gusht 2022, 17:59 -
Turisti nga SHBA nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone! Gjobitet me 50 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti për 30 ditë
Një pushues me origjinë nga Saranda që jeton në Florida duket se ka ardhur për pushime në Shqipëri, por nuk i respekton urdhrat e forcave blu. Këtë e tregon më së miri veprimi i tij i fundit pasi nuk iu bind punonjësve të policisë Kufitare në Sarandë për kontrollin e dokumentacionit të mjetit lundrues gomone.
11 Gusht 2022, 15:39 -
‘Është vendim anti-kushtetues’, pronarët e jetski-ve në Sarandë protestojnë për bllokimin e mjeteve të ujit
Pronarët e mjeteve të ujit jetski në Sarandë janë mbledhur përsëri përpara Komisariatit të Kufirit në Sarandë. Sot bëhet dita e dhjetë e bllokimit të daljes së mjeteve të tyre në ujë.
11 Gusht 2022, 15:01 -
Gazeta turke 'Haberturk' shkruan për Rivierën Shqiptare: Malet e saj të lënë pa frymë, plazhet të mrekullueshme
Edhe pse Greqia dhe Italia të vijnë në mendje të parat kur bëhet fjalë për pushimet verore jashtë vendit, fqinja e tyre, Shqipëria ka qenë gjithmonë një hap prapa, edhe pse ka plazhe të ngjashme dhe pamje të mrekullueshme, shkruan Gozde Akgungor Pamuk për një nga gazetat më të mëdha turke ”Haberturk”.
11 Gusht 2022, 14:30 -
Aksident në Kardhiq-Sarandë, raportohet për të plagosur! Bllokohet qarkullimi i automjeteve
Një aksident është raportuar mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 11:10 në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar. Një automjet tip 'BMW' është përplasur me një automjet tip 'Benz', kjo e fundit me pasagjerë 3 të mitur
9 Gusht 2022, 10:59 -
Përsëritet historia e Mihalit! Klientët refuzuan ‘faturën e kripur’, pronari i ndjek nga pas me thikë në dorë! AKU e gjobit, s’e kishte të regjistruar biznesin
Në Sarandë është përsëritur historia e Mihal Kokëdhimës! Pronari i një restoranti në Sarandë, Alban Çobaj ka ndjekur nga pas dhe ka kërcënuar me thikë në dorë disa klientë të cilët janë ankuar për faturën e shtrenjtë dhe kanë refuzuar të paguajnë, një skenar i parë në vendin tonë.
8 Gusht 2022, 17:18 -
Sarandë, protestë para Komisariatit të Kufirit e pronarëve për bllokimin e mjeteve të ujit! Pronarët: Kemi 5 ditë që rropatemi
Për bllokimin e lëvizjes së mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë 5 ditë më parë në Potam të Himarës, kanë protestuar mesditën e së hënës edhe pronarët e mjeteve ujore në Sarandë. Bashkë me ta edhe ata të Ksamilit. Të organizuar ata u mblodhën para zyrave të Komisariatit të Kufirit në Sarandë
8 Gusht 2022, 14:15 -
Kërcënoi me thikë klientët e tij, shpallet në kërkim pronari i një lokali në Sarandë (VIDEO e ngjarjes)
Pronari i një lokali në Sarandë është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar me thikë klientët e tij pas një sherri. Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin Alban Çobaj.
7 Gusht 2022, 19:09 -
Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë shtetërore lulishte për ta kthyer në hotel në Sarandë! Vetëdorëzohet në polici një prej biznesmenëve të përfshirë në skemën e falsifikimit
Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi "gatuar" në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli.
5 Gusht 2022, 17:07 -
Metadoni mungesë prej 3 ditësh, të varurit nga droga apel për ndihmë: Po humbasim vendet e punës, kemi probleme! ‘Shëndetësia’: Mungon në kompanitë e prodhimit
Rreth 900 persona në të gjithë Shqipërinë, përdorues të lëndëve narkotike, për tre ditë nuk kanë marrë metadonin, ilaçin që i ndihmon për të lënë drogën. Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur interesimit të Report Tv se shkak është bërë mungesa e këtij ilaçi, pasi kompania e prodhimit në Hungari nuk ka pasur gjendje në magazina.
5 Gusht 2022, 11:59