-
Sali Berisha për herë të dytë në Prokurori, herën e parë në 2015-n dëshmoi kundër Metës, të cilin e akuzonte për planifikimin e dy vrasjeve
Sali Berisha ka konfirmuar paraqitjen sot në Prokurorinë e Tiranës, për të dëshmuar për protestën e dhunshme të 8 janarit, frymëzuar dhe organizuar prej tij, për të marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike, në vendin e të cilës së fundmi është zbuluar një projekt për të ndërtuar disa megakulla.
13 Janar 2022, 11:05 -
Fraza e Marksit kthyer jetike te folkmesjetarët që e dinë PD-në pronë lënë nga babai!
Partia Demokratike është një organizim vullnetar njerëzish dhe nuk është shtëpia as e Berishës as e Nokës dhe as folklorikëve të tjerë. Ajo është kushtetutshmërish e shqiptarëve si e drejtë politike dhe pronë e askujt. Ajo është institucion i shoqërisë shqiptare dhe shtetit shqiptar. Nuk është shtëpi e individëve. Askujt! Pronë e di Berisha, sepse ( ai mendon) ja ka lënë sipas tij gjyshi i tij dhe babai si kullën, por në të vërtetë çdo gjë aty është e shoqërisë shqiptare, përfshi dhe ndërtesën.
13 Janar 2022, 09:06 -
Dhuna e 8 janarit në PD, Berisha gati 3 orë në Prokurori: Këtu më solli Rama, Basha i lidhur me vrasës dhe fondamentalistë! Armët nga selia i nxorri me makinën e tij
Rreth 3 orë ka qëndruar në Prokurorinë e Tiranës Sali Berisha për të dëshmuar mbi 3 orët e sulmit të 8 janarit në selinë e PD, kur mbështetës të tij shqyen dyer e dritare dhe u futen me dhunë në parti deri në ndërhyrjen e policisë.
13 Janar 2022, 08:19 -
Berisha: SHBA ka dy rrugë me mua! Mbështja që po i bëjnë Bashës, goditje e pluralizmit! Ky është gabimi më i madh i jetës sime
Sali Berisha nuk ndalet së sfiduari SHB A-të. Në një kohë që është shpallur 'Non Grata', Berisha vijon të këmbëngul se nuk ka asnjë fakt kundër tij, madje ka arritur deri aty sa është radikal për qëndrimin që ato duhet të mbajnë me të.
12 Janar 2022, 22:37 -
Beqiri në ‘Repolitix’: Escobar tregoi se veprimet e Berishës ishin banditeske! Elezi: Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, lëvizje pa kokë! Topollaj: SHBA-të mbështesin kreun e PD
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, ndërsa e quajti një lëvizje pa kokë. Avokati Idajet Beqiri theksoi se deklarata e Escobar, tregon qartë se veprimet e Berishës dhe grupit të tij janë banditeske, veprime rruge dhe të papranueshme.
12 Janar 2022, 22:23 -
Largoi mbëshetësit e Berishës nga PD, Bashës i kushton vendimi i përjashtimit 75 mijë vota më pak! Zëvëndësimet që pritet të bëjë në Komisionet Parlamentare
Bashkë me Berishën dhe të disa deputetë të tjerë nga PD, Lulzim Bashës i kanë ikur automatikisht rreth 75 mijë vota, shifër që deputetët e përjashtuar dhe pezulluar morën në zgjedhjet e 25 prillit.
12 Janar 2022, 22:11 -
Agalliu në 'Studio Live': Një nga gabimet e humbjes në 25 prill ishte aleanca me një parti të korruptuar si LSI! E vërteta e fotove me Ramën dhe Veliajn
Deputeti demokrat Arbi Agalliu ka komentuar në Report Tv fotografitë e tij që kanë qarkulluar në media me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ka folur edhe për situatën në kampin opozitar. Sipas tij, bashkëpunimi me një parti të korruptuar si LSI-ja ka çuar në humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.
12 Janar 2022, 20:46 -
Escobar dënon dhunën e Berishës në selinë blu, Yuri Kim: Mos dëgjoni propaganduesit që dalin në TV, por çfarë thotë Uashingtoni zyrtar
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas intervistës së zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Gabriel Escobar për Zërin e Amerikës. Ajo ka shpërndarë në rrjetet
12 Janar 2022, 19:21 -
Nga të deportuar nga Belgjika deri të prodhues armësh luftarake, PD nxjerr videot: Kush janë kriminelët që shoqëruan Berishën në 8 janar
Partia Demokratike ka nisur një "fushatë" të fuqishme për të treguar se Sali Berisha ishte i shoqëruar nga një organizatë kriminale në betejën e tij për të marrë selinë e blu. Përtej emrave që janë artikuluar nga numri 2 i demokratëve, siç janë Myftar Lumneshi apo edhe Fatjon Dauti, sot PD-ja ka publikuar një sërë videosh ku demaskon me emër dhe mbiemër të gjithë "kriminelët që kanë shoqëruar Sali Berishën në 8 janar".
12 Janar 2022, 19:09 -
Disa kryetarë degësh i kërkojnë Bashës të dalë në terren: Dil tako demokratët, është domosdoshmëri
Burime për Report Tv nga mbledhja e Kolegjit të PD, bëjnë me dije se kryetarët e degëve të Partisë Demokratike Lefter Geshtenja -Dega 7, Tirane, Agron Kapllanaj - Dega Fier dhe Xhevdet Amulli, Dega Shkoder i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të dalë në terren dhe të takojë demokratët. Sipas burimeve nga mbledhja, kryetarët
12 Janar 2022, 18:54 -
Protesta në PD, Toni Gogu: Dhuna fizike të largohet nga partitë politike, përgëzoj policinë për ndërhyrjen! Mungesa e një opozitë nuk na pengon të shfokusohemi nga punët tona
Protesta e dhunshme e Sali Berishës për të marrë selinë blu, për deputetin socialist Toni Gogu është një sjellje që është e huaj për qënien njerëzore dhe aspak qytetare. I pyetur në lidhje me reagimin e Policisë së Shtetit, Gogu përgëzoj efektivët, dhe theksoi shteti ka për detyrë që të ndërhyjë për të quajtur qetësinë publike.
12 Janar 2022, 18:48 -
Mero Baze: Nje video që tregon përse i duhet pushteti familjes së Berishës
Një video e shpërndarë nga Sali Berisha në faqen e tij, tregon dhëndrin e Sali Berishës që filmon disa protestues të dëshpëruar pas mbarimit të protestës së 8 janarit, të shpërndarë buzë Lanës dhe të trullosur nga gazi lotësjellës i policisë.
12 Janar 2022, 19:01 -
Pika e zezë
Moralistët zullumqarë të mediave berishane që jetojnë me evazion tatimor dhe pastrim parash! Ja faktet
Moralistët berishanë e kane moralin në rregull për të kritikuar të tjerët? Natyrisht që jo! Botues dhe gazetarë që bëjnë ''investigime'' dhe japin leksione morale cdo ditë nëpër portale apo ekrane televizive, në shumicën e rasteve janë pjesë e një sistemi gjigant pastrimi parash dhe evazioni tatimor. Por Shteti e mbron!
12 Janar 2022, 19:03 -
PD publikon një tjetër video, momenti ku Berisha udhëzon turmën: Asnjë kriminel nuk do t’ia dalë të shkatërrojë PD-në
Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video që tregon sesi Sali Berisha udhëzoi sulmin ndaj selisë së PD-së. Në pamje duket Berisha tek shkallët e selisë i cili me duar orienton turmën për të sulmuar. Sipas PD një prej tyre është Agron Gjura, i dënuar më parë për veprime të dhunshme ndaj punonj&a
12 Janar 2022, 17:35 -
Protesta e dhunshme e 8 janarit, Prokuroria thërret nesër Berishën për ta marrë në pyetje, pasnesër Lulzim Basha
Protesta e dhunshme e 8 janarit, Prokuroria thërret nesër Berishën për ta marrë në pyetje. Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se pasnesër do të thërritet Lulzim Basha.
12 Janar 2022, 17:34 -
Zbulohet debati me dyer të mbyllura në Kryesi! Deputeti: Berisha po mbështetet nga influencat ruse! Alibeaj: Do mbahesh mend si njeriu që përjashtoi Berishën
Protesta e datës 8 janar e thirrur nga Sali Berisha krijoi nervozizëm të jashtëzakonshëm tek anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët e shprehën në rastin më të parë. Ditën e hënë, ata thyen çdo rekord të mëparshëm të orëve të zgjatura të diskutimeve ku nisën në orën 19:00 dhe zgjati deri më 3 e 30 të mëngjesit.
12 Janar 2022, 16:21 -
PD riorganizim në strukturat vendore, Basha pritet të zbresë në terren, krerët e degëve: Eja bashkë me ekipin drejtues! Është domosdoshmëri
Protesta e dhunshme e 8 janarit, e shoqëruar me shkatërrimin e selisë blu, ka vënë në lëvizje kryedemorkatin Lulzim Basha. Partia Demokratike pritet që të nisë një riorganizim të strukturave vendore e ndërsa kryetarët e degëve e kanë gjykuar si një domosdoshmëri zbritjen e Bashës në terren.
12 Janar 2022, 16:14 -
Lirohen protestuesit, Vokshi: Vendimi dëshmoi që protesta jonë ishte paqësore! U sulmuam nga lart me sende të forta
Lirimi nga qelia i protestuesve, mbështetës të Sali berishës, për deputeten Albana Vokshi është tregues se protesta e tyre ka qenë paqësore.“Edhe seanca e sotme për masat
12 Janar 2022, 15:40 -
Berisha plan për dublimin e PD-së në Parlament! A do të kërkojë Basha përjashtimin e tij si deputet përmes ndryshimit të ligjit të dekriminalizimit?!
Beteja mes Berishës dhe Bashës do zhvendoset drejt Parlamentit. Basha plan "B" për të larguar Berishën përgjithmonë nga Kuvendi përmes ndryshimit të ligjit të dekriminalizimit duke përfshirë si kriter ndalues të shpallurit 'Non Grata' nga SHBA
12 Janar 2022, 15:33 -
VIDEOLAJM/ PD 'fshin pasojat' e sulmit të Berishës, Basha: Ringrihemi
Pas sulmit të 8 janarit, Partia Demokratike i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku duket se po rivendosen banerat që mbulojnë fasadën kryesore të godinës."Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për nj&am
12 Janar 2022, 13:48 -
Deputetja e PD, mbështetëse e Berishës: Na dhunuan nga brenda selisë, ne ishim si protestues të qetë me duar në xhepa! Përjashtimet e Bashës, skandaloze, partia ka humbur dhe votat e tyre
Deputetja e PD, Sorina Koti në protestën e 8 janarit dhunën e pa nga brenda selisë blu, ku sipas saj mbështetës të Bashës i kishin pritur demokratët që po protestonin në mënyrë të qetë me shkopinj bejsbolli dhe dyer të blinduara. Koti foli edhe për përjashtimet dhe pezullimet e 28 anëtarëve aktiv të PD, ku e cilësoi këtë vendim si më të gabuarin pasi bashkë me to partisë u ikin edhe votat që ata mbledhin nga simpatizantët e tyre.
12 Janar 2022, 13:47 -
SHBA 'shuplakë' Berishës, Escobar dënon dhunën në selinë blu: Nuk merret partia me forcë! Jo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i yni
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.
12 Janar 2022, 12:23 -
Dosja e sulmit në PD/ Një person telefonoi policinë në 12:50 nga brenda selisë blu, 10 minuta më pas deputetët kërkuan ndihmë! Çfarë thonë disa nga 34 të arrestuarit! 'Stresi': S'e di pse jam këtu
34 të arrestuarit për sulmin e 8 janarit në Partinë Demokratike kanë dalë sot para Gjykatës për tu mësuar me masën e sigurisë. Në dosjen voluminoze të Prokurorisë janë zbuluar detaje të rëndësishme të asaj që ndodhi ditën e shtunë minutë pas minute.
12 Janar 2022, 11:47 -
Theu xhamat në selinë e PD më 8 janar, arrestohet një tjetër protestues
Një 54-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunim dhe shkatërrim të selisë së PD në protestën e 8 janarit. 54-vjeçari Lefter Seleni akuzohet i përfshirë në shkatërrimin e pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta.Ndalimi i tij r&eu
12 Janar 2022, 11:23 -
Me dy gishta lart dhe duke qeshur në kafazin e xhamtë, Stresi del para gjykatës pasi u arrestua në protestën e dhunshme të Berishës
Dalja para trupit gjykues për t'u njohur me masën e sigurisë duket se nuk përbën një problem për reperin Arkimed Luashaj, i njohur si Stresi, që u arrestua gjatë protestës së dhunshme të Sali Berishës. Ai ka përshëndetur me dy gishtat lart, ndërsa shihet teksa buzëqesh i lumtur në kafazin e xhamtë, aty shumica&
12 Janar 2022, 10:48 -
Protesta e dhunshme e 8 janarit, lirohen 34 të arrestuarit! Seancat u zhvilluan të ndara për mbështetësit e Berishës dhe Bashës (DOKUMENTI)
Gjykata e Tiranës ka liruar 34 të arrestuarit nga protesta e dhunshme e 8 janarit në selinë e PD. Masa ndaj tyre u dhanë në dy seanca të ndryshme, ku mbështetësit e Berishës dhe të Bashës i mësuan masat të ndarë.
12 Janar 2022, 10:46 -
VIDEO/ PD nxjerr pamjet e ‘kokës së dashit’ dhe emrat që shqyen dyert: Skema e sulmit të 8 janarit, mercenarët u drejtuan nga Noka! Banda kriminale e Berishës bëri gjithçka për të goditur demokratët
Partia Demokratike ka publikuar sot një video ku denoncon me pamje dhe me emra atë që ajo e quan si 'skema e sulmit dhe dhunës së organizuar'. Sipas PD gjithçka ishte e planifikuar me detaje nga banda kriminale e Sali Berishës.
12 Janar 2022, 10:13 -
Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i 'PDR'-së, i pashmangshëm
Për t’i marrë zyrën Bashës nuk nevojiten 44 mijë përkrahës të Berishës në oborrin e SHQUP-it. 1000 përkrahës të tij të zjarrtë, të pajisur me mjetet e duhura, mund ta zaptojnë atë zyrë. Por problemi është se, në çastin kyç, ndërhyn fort policia, dhe përkrahësit e zjarrtë përfundojnë tek bregu i Lanës…
12 Janar 2022, 10:00 -
Dhuna në selinë blu, Elton Ilirjani ironizon me trapan dhe çekiç në dorë: Unë i qetësoj shpirtrat e dy PD-ve, më duan! Hapeni çuna
“Lufta” brenda PD dhe protesta e dhunshme në selinë blu e organizuar nga Sali Berisha më 8 janar, ka shkaktuar një “lumë” reagimesh jo vetëm nga personazhe të botës politike.
12 Janar 2022, 09:28 -
VIDEO/ Berisha publikon ‘dëshminë’ e radhës për të treguar dhunën e Bashës dhe Ramës, merr si komentator dhëndrin e tij!
Sali Berisha ka publikuar një tjetër video në rrjetin e tij social Facebook ku sipas tij tregon dhunën e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës të cilëve u ka përngjitur epitetet: ‘Lul Kimiku’ dhe ‘Edvin Krimi’
12 Janar 2022, 01:37