-
Sali Berisha paralajmëron tjetër betejë të dhunshme për të marrë selinë: Po bëhen përgatitje më serioze të pastrojmë 'shtëpinë' nga vrasësit! Do bëjmë opozitë të vërtetë
Pas protestës së dhunshme të Sali Berishës për të marrë selinë e PD-së, ish-kryeministri ka pranuar se qëllimi maksimal nuk u arrit, ndërsa ka paralajmëruar se po bëjnë përgatitje serioze që herë tjetër selia e PD, pastrohet nga vrasësit dhe trafikantët
10 Janar 2022, 22:14 -
Bamir Topi në ‘5 pyetjet’: Basha pa karakter, PD-ja e vdekur politikisht! Largimi i Berishës në kohën e duhur do kursente përplasjet! Kriza në selinë blu mund të zgjidhet në dy mënyra
Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, komentoi situatën në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protestën e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit. Topi deklaroi se situata nuk duhet të degjenerojë, pasi PD është një parti e shumë veprave.
10 Janar 2022, 21:28 -
Protesta e dhunshme në PD, Meta mbron Berishën: Basha, përgjegjësi i vetëm! Integrimi në BE? Shqipëria nuk duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut
Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë protestën e dhunshme të Sali Berishë në selinë e PD-së, duke bërë përgjegjës për dështimet e opozitës Lulzim Bashën
10 Janar 2022, 20:58 -
Vokshi e zhgënjyer me gratë e Bashës, 'harron' sulmin e militantëve: Turp të keni që mbrojtët dhunën ndaj demokratëve! Berisha i vetmi që ngjall shpresë për ndryshim
Deputetja demokrate Albana Vokshi ka hedhur akuza se dhuna më 8 janar është bërë nga njerëzit e Bashës me gaz lotsjellës dhe policia e Ramës.
10 Janar 2022, 20:04 -
Protesta e dhunshme në selinë blu, PD publikon videon: Ja njeriu i Berishës kur ngjitet me thikë te zyra e Bashës
Partia Demokratike ka shpërndarë një video nga protesta, ku dallohet një nga militantët e Berishës me thikë në dorë ngjitet te zyra e Lulzim Bashës. PD akuzon se dhuna që përdori Berisha tregoi se ai kishte angazhuar një bandë kriminelësh për të shkaktuar këto trazira.
10 Janar 2022, 19:03 -
Vangjeli jep lajmin në 'Kontrast': Shumica e deputetëve 'të heshtur' të PD kanë komunikuar me Berishën
Analisti Lorenc Vangjeli tha sot në 'Kontrast' se në Partinë Demokratike pritet një betejë edhe më e madhe sesa ajo për pronësinë e selisë. Sipas tij, Basha dhe Berisha tashmë do të përplasen se kush do të ketë shumicën e deputetëve demokratë pas tyre
10 Janar 2022, 18:58 -
Mero Baze: Për ata që duan të 'ripajtojnë' berishizmin me PD
Dërmimi i Sali Berishës më 8 Janar nuk qëndron tek fakti që nuk mori dot godinën. Atë dhe mund ta merrte se çështje logjistike ishte. Problemi i tij i madh ishte se para godinës ai ishte i braktisur dhe me një çetë mercenarësh, që duket se i kishte marrë të gjithë me pagesë.
10 Janar 2022, 18:41 -
Protesta e dhunshme në PD, analisti Çela: Më 8 janar Basha dhe Berisha humbën! Çollaku: Brenda selisë blu kishte njerëz të inkriminuar
Protesta e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike për analistin Erlis Çela nuk prodhoi asnjë fitues pasi Berisha humbi reputacionin e ndërsa sipas tij Basha nuk ishte përse të bënte rezistencë. Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku tha në Report Tv se brenda selisë së Partisë Demokratike ditën e protestës kishte njerëz të inkriminuar të cilët kanë dhunuar mbështetësit e Berishës.
10 Janar 2022, 18:20 -
Dhuna në selinë blu, Basha nxjerr pamjet nga punimet: Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar disa fotografi që tregojnë gjendja e selisë së Partisë Demokratike. Ai siguron se nga protesta e fundit, PD do të ngrihet edhe më e fortë.“Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!”, shkruan Basha teksa ndan pamjet.
10 Janar 2022, 17:47 -
Ylli Pata: Pluralizmi i vareve dhe qysqive! Absurdi i tezës së mbështetësve të Sali Berishës
Skena politika shqiptare e polarizuar nga dy tre dinosaur politikë është natyrisht një regres, sidomos kur shohim zhvillimet rajonale, e së paku në Kosovë, ku kemi parë rinovimin total të klasës politike, çka i ka dhënë procesit dhe skenës një frymëmarrje dhe një freski e madhe.
10 Janar 2022, 17:44 -
Ndërhyrja e policisë në protestën e dhunshme të Berishës në PD, zbulohet SMS-ja që Ervin Salianji i dërgoi Gledis Nanos
Zbulohet SMS-ja që i është dërguar drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të ndërhyrë në protestën e dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha në Partinë Demokratike dy ditë më parë.
10 Janar 2022, 16:36 -
Kërkohet një opozitë!
Ngjarjet e së shtunës i vunë kapakun karrierave politike të palëve. Skenat që përjetuam ishin tej përfytyrimit të njerëzve normalë në një vend normal. Sulmi i një pjese të militantëve mbi godinën e selisë, rrahja e kundërshtarëve, beteja e stilit mesjetar në mes të Tiranës së shekullit të 21, me siguri do të habisë pasardhësit tanë.
10 Janar 2022, 16:21 -
Protesta e dhunshme e Berishës, mbledh kryesisë e PD-së në selinë blu
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesinë e Partisë. Çështja në fokus të rendit të ditës që po diskutohet do të jetë mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithë anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit.
10 Janar 2022, 15:32 -
Sulmi në PD, Berisha dhe Basha do të thirren në prokurori si dëshmitarë! Sekuestrohen pamjet filmike në selinë blu! Ish-kryeministri: Do shkoj
Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime për Report Tv nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Sekuestrohen pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD.
10 Janar 2022, 15:09 -
Na turpëruat, faqezinj!
Në shfaqjen e dhimbshme që dhanë demokratët tanë më 8 janar nuk kishte asgjë të re. Ishte i njëjti skenar filmi i parë shumë herë gjatë 30 viteve të fundit, me të njëjtët protagonistë, autorë dhe aktorë. Kryeautori dhe kryeaktori Sali Berisha. Është shkruar e folur aq shumë për këtë njeri gjatë muajve të fundit, saqë të duket e tepërt të marrësh mundimin e të ulesh e të shkruar sërish.
10 Janar 2022, 14:57 -
Të rinjtë mbështetës të Berishës shkojnë sërish në selinë e PD, gjejnë mbyllur dyert e zyrave të FRPD: Pse Basha na ka frikë? Kemi punuar 8 vite për ta bërë kryeministër, por ai s'donte
Pas protestës së 8 janarit, ku u shkatërruan dyert e dritare e selisë blu, të rinj mbështetës të Sali Berishës kanë shkuar sërish sot në 'shtëpinë e demokratëve' për të bërë një deklaratë, por janë hasur me dyert e mbyllura të zyrave të PD.
10 Janar 2022, 14:38 -
Sulmi në PD, Gjikondi: Berisha vërtetoi se 'zakoni del me shpirtin', funksionon në mënyrë barbare! Drejtësia të bëjë më shumë për të ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë të rrënimit të vendit
Mesazhi që është dhënë të shtunën për të gjithë shqiptarët është i frikshëm. Për aktivisten Brizida Gjikondi, Sali Berisha me sulmin në Partinë Demokratike tregoi edhe një herë karakterin e tij. Në 'Sot live në Shqipëri' të gazetarit Andi Kapxhiu, Gjikondi tha se dhuna është e vetmja rrugë që Berisha ka gjetur gjithmonë.
10 Janar 2022, 13:01 -
Ilir Yzeiri: Dhuna që na zbuloi fytyrën
Ajo që ndodhi më datën 8 janar në godinën e ish - Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë Popullore të quajtur «SHQUP», e cila me një vendim abuziv prej burracakësh, u shndërrua në godinën e Partisë Demokratike, nuk është ndonjë gjë që e bëjmë vetëm ne, shqiptarët.
10 Janar 2022, 12:51 -
Spartak Ngjela: Atë që për 40 vjet s’e bëri dot askush për të likuiduar Enverin, e bëri Basha kundër Berishës në vitin 2022
Pardje shqiptarët kaluan sërish në mesjetë: në një luftë kështjellash; dhe sërish të bezdisur nga marrëzia e Sali Berishës. Për këtë mjeran të dhunshëm publicistika shqiptare duhet të shkruajë një libër për bëmat e tij. Titulli i librit duhet të jetë: nga Ceno bej Kryeziu te Sali Berisha.
10 Janar 2022, 12:44 -
Nëse nuk duam të mbajmë mbi shpinë mallkimin e demokratëve
8 janari ishte një ditë tragjike për Partinë Demokratike, mbase më tragjikja në historinë e saj! Nga ato që nuk harrohen duke shenjur kujtesën e saj politike, por edhe atë shoqërore. Skena që nuk donim kurrë t’i shihnim, i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim, e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim, e kemi.
10 Janar 2022, 12:44 -
Ylli Pata: Arsyet e diversionit të Berishës me deputetët e PD-së
Gjatë protestës së dhunshme në selinë e PD-së, një zhvillim i rëndësishëm, përveç numrit të vogël të pjesëmarrësve, ishte mosdalja në pah rreth Sali Berishës, i deputetëve që e kanë përkrahur që nga foltorja e parë.
10 Janar 2022, 10:51 -
Videoja që inkriminon Berishën, SPAK ende në kohë për të shpëtuar reputacionin nga rrënimi i pakthyeshëm
Sali Berisha është subjekt i SPAK në bazë të nenit 135 të Kushtetutës dhe nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Në këtë video, Sali Berisha shihet teksa urdhëron me dorë sulmin ndaj selisë së PD si ata komandantët në mesjetë që jepnin kushtrimin për sulm mbi armikun.
10 Janar 2022, 08:21 -
Basha nxjerr videon: Berisha urdhëroi mercenarët që të godasin selinë e PD-së
Për Lulzim Bashën sulmin ndaj selisë se Partisë Demokratike e ka urdhëruar Sali Berisha. Kryetari i PD-së ka nxjerrë një video, ku sipas tij Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD
9 Janar 2022, 21:22 -
Berisha në vendin e krimit, Alibeaj: Dështoi që bashkë me Ramën të nxjerrë arkivole nga PD
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se Sali Berisha dështoi që bashkë me Edi Ramën të nxjerrë arkivolë nga selia e PD-së. Alibeaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se Sali Berisha u rikthye në vendin e krimit dhe siç ka bërë gjithë jetën e tij vazhdon të gënjejë dhe të nxisë dhunë
9 Janar 2022, 18:37 -
Floriana Garo: Basha gjakosi e helmoi demokratët për pasurinë e tij! S'na ndalon asgjë për rikthimin e selisë së PD-së në shtëpinë e lirisë
Drejtoresha e Komunikimit e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo akuzon Lulzim Bashës se ka dhunuar, gjakosur e helmuar demokratët dje vetëm për të vazhduar korrupsionin dhe pasurimin e tij. Garo thotë se anëtarët e komi
9 Janar 2022, 17:32 -
Rama bashkëbisedim me demokratët, Açka ‘lëshon’ gojën: Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin
“Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin”, këto janë fjalët e shkrimtares dhe deputetes së PD, Flutura Açka lidhur me bisedën që vendosi të bëjë kryeministri Rama mëngjesin e sotëm me demokratët, pas protestës së dhunshme dhe shkatërrimit të selisë blu.
9 Janar 2022, 16:50 -
Protesta e dhunshme para selisë së PD-së, mes të arrestuarve edhe Stresi
Mes 34 të arrestuarve një ditë më parë në protestën para selisë së PD-së është edhe reperi Arkimend Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi.Policia njofton se mbi të arrestuarit rëndojnë akuza të ndryshme penale ku kryesoret janë shkatërrimi i pronës publike, përdorimi i mjeteve të f
9 Janar 2022, 16:27 -
Akuzat për Gazment Bardhin, Basha: Nuk kishim gaz, jemi mbrojtur me bombola që fikin zjarrin
Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Gazment Bardhit, duke thënë se i vetmi mjet me të cilin janë mbrojtur brenda selisë ishin bombolat që fikim zjarrin.“Dua të refuzoj çdo akt dhune që është kryer nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha k&eum
9 Janar 2022, 16:22 -
Protesta e dhunshme, Basha: Berisha si Rama në 21 janar, u eksitua nga dhuna, nuk e fshihte gëzimin kur shihte njerëzit që lëndoheshin
Lulzim Basha tha se Sali Berisha u eksitua nga dhuna që u ushtrua dje, ndërsa nuk e fshihte gëzimin kur njerëzit lëndoheshin.'Unë e di që eksitimi përballë kësaj skene dhunë, nuk e fshihte dot dje, kur shihte njerëz që lëndoheshin e ka shoqëruar edhe sot. Siç ka shoqëruar edhe Edi Ram&e
9 Janar 2022, 15:55 -
Basha i vendosur: Do ta çojmë betejën e ndryshimit deri në fund, në këto gërmadha do të ndërtojmë shpresën
Kryetari i Partisë Demokratike thotë se është i vendosur që ta çojë betejën e ndryshimit deri në fund, dhe se nga gërmadhat e PD-së do të ndërtojë shpresën.'Nuk është një beteje midis një grupi huliganësh që Sali Berisha i solli për të p
9 Janar 2022, 15:51 -
Berisha paralajmëroi sërish protestë, Basha: Jemi këtu për t'ua ndërprerë vallen atij dhe oligarkëve që e mbështesin
Kreu i PD-së Luzlim Basha tha nga selia e PD-së se ai është garancia e ndryshimit dhe se me ndihmën e qindra demokratëve apo dhe të qytetarëve shqiptare, do t'ja ndërprerë vallen Berishës dhe oligarkëve.“Në javët e ardhshme oligarkët që financojnë mediat, aleatët politik&am
9 Janar 2022, 16:22 -
Basha nga selia 1 ditë pas ‘luftës’ së demokratëve: Nga këto rrënoja do të ringrihemi
Kryedemokrati Lulzim Basha, duke folur lidhur me “luftën” e ditës së djeshme në selinë blu, tha pikërisht nga këto rrënoja PD do të ringrihet.“Në këto rrënoja nga cilat eksitohet Berisha dhe Edi Rama, do të ringrejëmë PD. Ashtu siç e duan prindërit, demokratë,
9 Janar 2022, 15:44 -
Basha nga selia e rrënuar: Për fat nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha, u eksitua nga dhuna! PD do të ringrihet nga këto rrënoja për ta çuar betejën e ndryshimit deri në fund
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e rrënuar e PD-së, tashmë nga militiantët e saj gjatë një deklarate për mediat u shpreh se sot nuk është një ditë për të festuar. Basha tha se për fat të mirë nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha. Basha tha se është aty për t'ua ndërprerë vallen oligarkëve, që janë aleatë të politikës së trekëndëshit të Bermudës (Rama-Berisha-Meta)
9 Janar 2022, 15:35 -
Pse u tërhoqët dje papritur? Berisha për Report Tv: Në çdo betejë ka tërheqje, hodhën gaz ndaj meje por unë vazhdova
Për Sali Berishën gazi lotsjellës me sasi të madhe e ka bërë që të tërhiqet nga vazhdimi i sulmit dje në PD. Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku, se çfarë e bëri ta shpërndante papritur protestën e djeshme, Berisha tha se mbështetësit e tij ishin shpërndarë
9 Janar 2022, 14:48