Baba për herë të dytë, Alban Skënderaj: Ameli e do vëllanë që tani

30 Shtator 2019, 12:17

Edhe pse e ka provuar njëherë ndjesinë e të qënurit baba, Alban Skënderaj rrezaton të njëjtën lumturi dhe emocion si herën e parë kur mori vesh ardhjen në jetë të Amelit, vajzës së tij.

Lajmin që Miriam dhe Alban do të bëheshin prindër për herë të dytë, por kësaj here të një djali, e kanë dhënë  çifti i artistëve gjatë koncertit “Nën yjet e Tiranës”, që u mbajt për dy net rresht në amfiteatrin e kryeqytetit.

Për gazetaren Suada Daci, Alban Skënderaj rrëfen për herë të parë emocionet për pjesëtarin më të ri të familjes që po vjen në jetë.

I pyetur se përse zgjedh gjithmonë koncertet për lajme të tilla, Albani shprehet se: Unë dal rrallë nëpër media, këto janë momente shumë të mira për t’i dhënë publikut lajme të tilla. Ardhjen e tij po e pres me emocion, jam i lumtur dhe është një gëzim i jashtëzakonshëm, edhe vajza Ameli, është e emocionuar, edhe pse nuk e koncepton plotësisht ardhjen e një vëllai, ajo ka një lloj dashurie që tani për të”

Ndërsa përsa i përket planeve të së ardhmes  kantautori tregon se ka projekte ambicioze të cilat sipas tij, do të sillnin një ‘minirevolucion të nevojshëm’ në muzikën shqiptare.

“Koncertet i shoh si e ardhmja e karrierës sime. Shpresoj që brenda pak kohësh të kem vetëm performanca të tilla, do ishte një minirevolucion i muzikës shqiptare. Një pjesë prej artistëve shqiptarë po synojnë pikërisht këtë”.