Drejtoresha e DAR Tiranë: Mos keqinformoni, telefonat nuk do merren me forcë

18 Shtator 2018, 14:23

Një vendim i ri i Ministrisë së Arsimit për ndalimin e telefonave celularë në shkolla ka shkaktuar jo pak debat. E ftuar ditën e sotme në emisonin “Rreze Dielli” në Report Tv, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale, Tiranë, Arjola Byzuka, sqaron se udhëzimi nuk heq përdorimin e telefonit, por vetëm mospërdorimin e tij përgjatë procesit mësimor.

Telefonin ata do vazhdojnë ta përdorin , por jo gjatë orës së mësimit. Pra udhëzimi nuk thotë heqjen e telefonit. Udhëzimi thotë mospërdorimin e telefonit gjatë procesit mësimor. Ministria e arsimit nxjerr udhëzim për procesin mësimor, jo për jetën e adoleshentit. Nuk bëhet fjalë për marrje të pronës, as marrje me dhunë. Pra ky interpretimi nëpër rrjete sociale, ky keqinformim , kjo përhapje diçkaje të gabuar, të pavërtetë, është në dëm jo vetëm të informimit, por edhe të edukimit të këtij brezi. Askush nuk do ta marrë me dhunë, askush nuk do të cënojë pronën private, por do të vihet rregull, në orën mësimore nuk do të përdoret telefoni celular.

Arjola Byzuka, drejtoreshë e DAR Tiranë

Urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit hyn në fuqi menjëherë dhe ka filluar që të zbatohet në vitin e ri arsimor që filloi më 17 shtator.

Programe të tjera

Shiko të gjitha