Festa të ëmbla. por a duhet ta teprojmë me sheqerin ?

28 Dhjetor 2018, 08:55 | Përditesimi i fundit: 2018-12-28 08:57:37

Nutricionistja Enkeleda Ferrollari ka argumentuar në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv se të ndjekësh dietën ketonike qëllimi i së cilës është minimizimi i konsumimit të sheqerit dhe karbohidrateve  në mënyrë që trupi të futet në një gjendje metabolike të quajtur ketozë , nuk është aspak e shëndetshme. Sipas saj kjo dietë është e njëanshme dhe trupi nuk merr përbërësit e nevojshëm në mënyrë të ekuilibruar, në këtë mënyrë organizmit i shfaqen keqfunksionime.  Nutricionistja ka shpjeguar në studio këtë dietë dhe arsyet pse ajo shkakton një ndryshim të reaksioneve kimike në metabolizëm.