Fotografja e njohur: Këta VIP-a ndihen rehat me veten para objektivit të aparatit

25 Shtator 2019, 15:37

Anjeza Dyrmishi ka rrëfyer ditën e sotme  në programin “Rreze Dielli”, se cilët janë disa nga personazhet publikë shqiptarë që nuk kanë komplekse përballë objektivit të aparatit dhe që ndihen mirë me veten . Ndër të tjera ajo ka veçuar modelen Xhesika  Berberi por dhe moderatoren Jona Spahiu.

“Afërdita Dreshaj është shumë rehat me veten sëbashku me Xhesika Berberin, ku i kam bërë një set sëbashku ku dhe kanë pranuar të dalin totalisht pa fotoshop ,por edhe shume personazhe të tjerë si Jona Spahiu e cila ka qene dhe shtatzanë ndërkohë që bënim setin. Princ Leka dhe Elia Zaharia përveçse ishin dhe shumë rehat me veten, ishin gjithashtu edhe shumë të këndshëm më kanë pritur vërtetë shumë mirë ndryshe nga personazhë të tjerë që mund të kenë qënë më pak të famshëëm . Ndërsa Roza Lati është më të vërtëtë një karaktër e kemi mbaruar shumë shpejt setin fotografik, gjithashtu dhe me Miriamin dhe Albanin e njëjta gjë ka ndodhur. Ata janë shumë rehat me veten”, ka treguar Anjeza sot në “Rreze Dielli”.