'Një gabim i vogël gjatë kësaj jave do ju kushtojë shumë’ parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…

27 Qershor 2022, 12:10

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  27  Qershor deri në datë 3 korrik) duke parashikuar një javë të vrullshme dhe tepër të rëndësishme.

“Kjo javë për të gjitha shenjat është shumë e vrullshme dhe e rëndësishme. Planeti më  aktiv i kësaj periudhe është Mërkuri, planeti i komunikimit.  Ndërsa sa i takon Hënës, jemi në prag të Hënës së re, ndaj vëmendje pasi në javën e parë të Hënës së re është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme” tha ai.