Pro dhe kundër rrjeteve sociale / Të ftuar Denisa Maletaj dhe Elis Kuçi

29 Nëntor 2018, 15:52

Rrjetet sociale sot janë trendi që e kanë përkrahur të gjithë njerëzit, sidomos moshat e reja. Të bën përshtypje fakti i atyre pak që nuk kanë Facebook apo Instagram. I tillë është gazetari Elis Kuçi i cili shprehet në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv se i pëlqen më shumë kontakti fizik me njerëzit.dhe pse prej disa vitesh është zëdhënës në KLD, Elis Kuçi me profesion është gazetar e nuk ka hequr dorë nga të shkruajturit, pasi herë pas herë publikon në gazeta opinionet e tij. Por ndryshe nga mbi 90 % e kolegëve ai nuk përdor asnjë formë të rrjeteve sociale dhe për rrjedhojë nuk promovon asgjë në to. Madje ka qënë pikërisht tendenca e shumicës prej nesh për të treguar gjithçka nga jeta jonë në rrjetet sociale, që atë e ka frymëzuar të shkruajë për të shkruar kundër tyre. I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Kuçi shpjegoi se pse ka vendosur t'i qëndrojë larg medias sociale.