Si të zgjedhim këpucët e duhura? I ftuar mjeku ortoped Dritan Todhe

9 Maj 2019, 14:25

Goca, menduat se shpëtuat, por këpucët e sheshta po ju 'vrasin'dalëngadalë'.

Ato janë bashkëshoqërueset tona të përditshme, por sa dimë ne të përzgjedhim këpucët?

Për këpucët e duhura, duhet që e bukura dhe funksionalja të jenë të dyja bashkë.

I ftuar në studion e programit 'Rreze dielli', mjeku ortoped Dritan Todhe na tregoi se cila janë zgjedhjet e duhura për këpucët që duhet të blejmë.

'Një këpucë e mirë është ajo që të rri mirë.  Një këpucë e mirë do të ishte e mirë nëse zbatonte anatominë dhe fiziologjinë tonë. Pra, t'i përshtatet formës së këmbës dhe mënyrës sonë të të ecurit. Çdo kalim nga kjo normë, çdo ekzagjerim do të japë problemet e veta, dhimbje, vuajtje, ngushtim të këmbës, problematika të ndryshme.

Një këpucë e sheshtë fare nuk është dhe aq e përshtatshme. Shumica prej nesh kur dëshirojmë të shkojmë diku dhe ecim pafund, ndoshta gjithë ditën me këpucë të sheshta,  me idenë që këto janë më komode, më rehat, për më më tepër kur vijmë nga një mënyrë e të ecurit me taka të larta, me këpucë të sheshta direkt, sigurisht mbas katër-pesë ditësh  këta pacientë paraqiten me lodhje të këmbëve, mezi ecin. '