Ylli Merja: Konsiderohen ilaç për çdo sëmundje, ja farat magjike që nuk duhet t’i ndani nga dieta

4 Korrik 2022, 13:06

Jemi në periudhën kur korren dy fara tepër të rëndësishme, të cilat kanë benefite të mëdha në organizëm sipas specialistit Ylli Merja. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai foli për vlerat dhe përdorimin e farave të zeza dhe farave të lirit.

Farat në vetvete kanë fibra na japin një shkallë ngopje në organizëm. Minimalja që duhet të përdorni është një lugë kafe në mëngjes esëll. Afërsisht brenda 3-4 ditëve organizmi fillon një farë rigjenerimi, ikën sindromi i lodhjes së vazhdueshme, këputja trupore, shoqërohet me një rigjenerim të qelizave” tha ai.