Kronikë
-
Një pjesë teatrale me përmbajtje kontroversale fetare ka zemëruar grekët të cilët kanë reaguar ndaj regjisorit shqiptar Laert Vasili dhe trupës teatrale me thirrjen: “Shqiptarë do t'ju bëjmë varrin”. Protesta e të enjtes ka vazhduar e tensionuar për gati 14 orë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën dhe për të mbrojtur artistët. Laert Vasili: "Protestuesit njihen si simpatizantë të partisë "Agimit të Artë" në Greqi. Donin të na vrisnin". ( Foto: Posteri i pjeses teatrale te Vasilit) 6 Tetor 2012, 12:28
-
Universiteti i Sporteve, bojkot
6 Tetor 2012, 13:06
ditës së parë të shkollësDita e parë e vitit akademik 2012-2013 në universitetit e Sporteve do të nisë me një protestë. Pedagogët, këshilli i profesorëve dhe senati akademik, kanë lajmëruar mbajtjen e një proteste të hënën me datë 8 tetor, për shkak se në këtë universitet nuk është zgjedhur ende rektori i ri.
-
Dita e 15-të e grevës së urisë
6 Tetor 2012, 13:00
Tufa: Berisha po na kërcënonKryetari i shoqatës së ish të burgosurve politikë, Skënder Tufa denoncoi në Tv A1 Report dhunën dhe kërcënimet me jetë ndaj tij dhe disa grevistëve nga disa militantë të PD-së me arsyen se duhet të terhiqet nga greva dhe se nuk duhet të flasë për mediat. Dy grevistë shtrohen në spital.
-
Lezhë, banorët e fshatit Manati
6 Tetor 2012, 12:22
në protestë: 10 ditë pa dritaDhjetra banorë të fshatit Manati, në komunën Kolsh të Lezhës, protestuan sot për mungesën e energjisë elektrike e cila vazhdon prej 10 ditësh. ”Në shenjë proteste, ata bllokuan për 10 minuta autostradën Lezhë-Fushë Krujë. (Foto protesta dje në Kukës)
Protesta ne Kukes edhe 2 ditë më parë
Në Shkodër, 200 familje 1 javë pa drita
-
Rrëfimi i Laert Vasilit: Grekët
6 Tetor 2012, 11:20
ekstremistë donin të më vrisninEKSKLUZIVE/ Mbrëmjen e 4 tetorit, teatri “Hitrio” në qendër të Athinës ishte si në shtetrrethim. Rreth 30 protestues të “Agimit të Artë”, protestonin ndaj regjisorit shqiptar, Laert Vasili dhe trupës teatrale, duke i kërcënuar deri në vdekje dhe me thirrje “Shqiptarë do tju bëjmë varrin”. Në një bisedë telefonike ekskluzive për TV A1-Report, Vasili rrëfeu kërcënimet deri me jetë të protestueve dhe situatën e tensionuar, e cila kishte zgjatur për rreth 14 orë. (Foto posteri i pjeses teatrale dhe Laert Vasili)
-
Kukës,15 të arrestuar, bllokuan
6 Tetor 2012, 12:09
rrugën e Kombit, e nënstacioninArrestimet janë kryer në banesat e tyre. Policia nuk jep detaje as dhe akuzën që rëndon mbi ta por thotë se operacioni i ndalimeve do të vazhdojë. Banorët e disa komunave të qytetit të Kukësit pasditen e djeshme u futën në nënstacionin elektrik Kukës dhe bllokuan për 3 orë rrugën e Kombit. (Në foto, radhët e krijuara nga bllokimi i rrugës nga protestuesit)
Në Shkodër, 200 familje 1 javë pa drita -
KLD pezullon gjyqtarin që liroi
5 Tetor 2012, 18:44
Xhakjen, hapet rruga për hetimKLD pezullon nga detyra dhe i hap rrugë të plotë hetimeve të Prokurorisë mbi gjyqtarin e Durrësit Neritan Tabaku, i cili jo vetëm liroi nga burgu Ilir Xhakjan, autorin e vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, i dënuar për një tjetër krim me 21 vite burg, por nuk zbardhi ndërkohe dhe vendimin për lirimin e tij. (Në foto Ilir Xhalja, dhe kryekomisari Adem Tahiraj)
Me 21 shtator perfundoi inspektimi i Dosjes "Xhakja"
-
2 javë në grevë urie, tjetër
5 Tetor 2012, 16:37
i burgosur politik në spitalNë ditën e 14 të grevës së urisë së ish të burgosurve politikë , një tjetër prej tyre është detyruar t'i drejtohet spitalit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ish të përndjekurit insistojnë në vazhdimin e sakrificës deri në plotësimin e kërkesës për dëmshpërblim.
Ish të burgosurit politik, dje protestë te Parlamenti, i mbështet FRD e AK
-
Shkodër, 200 familje 1 javë pa
5 Tetor 2012, 16:22
energji elektrike, s'reagon CezRreth 200 familje të lagjes “Tre heronjtë” në qytetin e Shkodrës prej një jave vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ndërsa deri tani askush nga Cez nuk ka reaguar pavarësisht ankesave të banorëve. Shkak, një defekt në transformator.
-
"Remzi Hoxha", Djali: Nëse s'vihet
5 Tetor 2012, 12:15
drejtësi, do zbatojmë KanuninFamiljarët e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, të zhdukur prej 17 vitesh, paralajmërojnë se do të bëjnë vetëgjyqësi nëse nuk do të vihet drejtësia në vend. Ardian Hoxha: Po na vonohet drejtësia prej 17 vitesh. (Foto, Remzi Hoxha e Ardian Sefgjini)
Rrëmbimi dhe torturimi i Remzi Hoxhes, Avdyl Loshajt e Ziso Kristopulit -
Përrenjas, kryebashkiaku: Dua
5 Tetor 2012, 07:52
shtëpi jam 19 vite i pastrehëKryetari i bashkisë së Prrenjasit ka futur emrin në listën e pastrehëve për kredi të butë. Bashkë me emrin e tij, në këtë listë janë dhe anëtarë të stafit të tij. Kjo është denoncuar nga këshilltari i majtë në këtë bashki, Xhemal Bega.
-
Mjekët VIP "luftë" për paisjen
5 Tetor 2012, 07:35
anti-kancer, akseleratorin lineaAkseleratori linear, aparatura e re që trajton sëmundjet tumorale, dhuruar nga Agjencia Atomike e Vienës, ka futur në sherr dy emra të njohur të QSUT-së. Petrela shefi i neurokirurgjisë dhe Sallaku shefi i onkologjikut, e kanë çuar çështjen madje deri te kryeministri Berisha. Aparatura e shtrenjtë iu besua mjekut, Petrela i cili prej dy muajsh e mban të papërdorur në bodrum.
-
Nexhmija: Pranoj vendimin
4 Tetor 2012, 21:27
Kadaresë i uroj të fitojë NobelinNjë ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që i rikthen dorëskrimin e "Dimrit të Madh" autorit Islamil Kadare, Nexhmije Hoxha thotë se e pranon këtë vendim. Nga ana tjetër ajo i uron Ismail Kadaresë suksese për "Nobel-in". Nexhmije Hoxha: “Do të respektoj vendimin e gjykatës, edhe pse procesi gjyqësor pati shkelje të vazhdueshme”.
Si e shpëtoi Enver Hoxha "Diminr" dhe Kadarenë
Më 26 korrik Gjykata e Tiranës "ngriu" në arkiv "Dimrin e Madh"
-
Ersekë, tokat djerrë pasi
4 Tetor 2012, 16:51
mungon sistemi i vaditjesQindra hektarë tokë në rrethin e Ersekës prej 20 vjetësh nuk mbillen për shkak të shkatërrimit të sistemit ujitës, duke lënë pa prodhime dhe në varfëri të skajshme rreth 3000 banorë të kësaj zone.
-
Lezhë, Këshilli bllokon bashkinë
4 Tetor 2012, 16:00
PS-PD: Projektet vijnë pa analizaKëshilli Bashkiak i Lezhës ka bllokuar bashkinë në të gjitha vendimmarrjet e saj, pasi nuk ka pranuar të shqyrtojë asnjë prej kërkesave të paraqitura prej saj.
-
Raporti për drogën, 65 mijë
4 Tetor 2012, 14:59
përdorues heroine në ShqipëriPlot 65 mijë shqiptarë janë të skeduar si përdorues të drogave në vendin tonë, ku 83 për qind përdorin heroinën. Si pasojë një pjesë e madhe janë infektuar me hepatit B e C. Shifrat u bënë publike nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin.
-
Aksident i rëndë në Elbasan,vdes
4 Tetor 2012, 14:50
2 vjeçarja, rëndë e motra 4 vjeçeKorrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja informon se të aksidentuarit e ëma 26 vjeçe dhe 2 vajzat e saj të mitura ishin këmbësore në aksin Elbasan- Peqin. Policia ndalon drejtuesin e mjetit. (Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti)
-
Ish të burgosurit politik, protestë te
4 Tetor 2012, 10:23
Parlamenti, i mbështet FRD e AKNjë kordon policie është vendosur para godinës së Parlamentit dhe protesta nisi rreth orës 10:00. Protestuesit mbajnë në duar pankarta ku i kërkojnë qeverisë kompensimin dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Greva e urisë shënon sot ditën e 13-të (Foto: Kordoni i policise para Parlamentit)
-
Itali, kapet banda shqiptare
4 Tetor 2012, 10:46
vidhnin baret e natës në Leçe e KomoPas një pune intensive hetimore karabinierët kanë mundur të bien në gjurmët e bandës shqiptare falë ndihmës së telekamerave të bizneseve të vjedhura.
-
Fatos Klosi: Dokumentet e
4 Tetor 2012, 08:53
Braçes nuk janë sekreteIsh-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi ka deklaruar dje se dokumentacioni i publikuar nga deputeti Erjon Braçe në në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, nuk mund të klasifikohet sekret dhe i papublikueshëm.