-
15 Nëntor 2021, 12:04
-
Fermerët e Myzeqesë në protestë kundër buxhetit dhe paketës fiskale: E duam bujqësinë si gjithë Europa
15 Nëntor 2021, 11:33Teksa në parlament zhvilloheshin debate për buxhetin, fermerët e Myzeqesë u mblodhën sërish në protestë, duke kërkuar që të merren parasysh edhe 6 kërkesat e tyre. Protesta u mbikëqyr nga forcat policore, por nuk pati përplasje fizike.
-
-
Protesta e fermerëve në Lushnjë, nën hetim penal 5 qytetarë: Kundërshtuan punonjësit e policisë dhe bllokuan qarkullimin në rrugë
13 Nëntor 2021, 11:075 shtetas janë proceduar penalisht në Lushnjë të cilët morën pjesë në protestën e fermerëve. Sipas policisë janë vënë nën hetim penal shtetasit E. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat. Këto shtetas ditën e djeshme në vendin e quajtur "Rotondo e Plugut" kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë
-
Akuzohen për shpërdorim detyre, vihen nën hetim 4 punonjës të IVMT-së në bashkinë e Patosit
13 Nëntor 2021, 10:54Katër punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.
-
-
-
U kap duke gërmuar tokën me ekskavatorë, arrestohet 39-vjeçari në Patos
12 Nëntor 2021, 12:43Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos, është kapur duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.
-
VIDEO/Fermerët protestë në Lushnjë kundër paketës së re fiskale, përplasen me policinë dhe bllokojnë autostradën: Kërkojmë subvencione për prodhimet bujqësore! Shoqërohen 15 persona
12 Nëntor 2021, 12:00Fermerët e Fierit dhe Lushnjës kanë protestuar mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut kundër paketës së re fiskale. Kjo protestë e tyre vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. 15 prej protestuesve janë shoqëruar nga policia pasi akuzohen se kundërshtuan me dhunë efektivët duke bllokuar edhe autostradën.
-
Qytetarit me aftësi të kufizuar në Lushnjë i hiqet paketa higjeno sanitare, Braçe: Nëse nuk i takon atij, kujt? 910 milionë $ për Ministrinë e Shëndetësisë janë shumë, por s'janë as efektive
11 Nëntor 2021, 20:57Ish zv.kryeministri Erion Braçe, tashmë një nga opozitarët më të fortë të qeverisë, ka sjellë historinë e një qytetari nga Lushnja, me aftësi të kufizuar, të cilit i është hequr paketa higjeno sanitare.
-
‘Mallakastra kampione’, Ministrja e Infrastrukturës nxjerr shifrat e punonjësve të ujësjellësit në qarkun e Fierit që ‘marrin rrogën kot’
11 Nëntor 2021, 19:16Balluku u ndal në investimet e kryera në këtë qark, por edhe tek keqmenaxhimi i burimeve njerëzore. Ministrja zbuloi shifrat e punonjësve, që ishin shumë herë më të larta, sesa është e nevojshme për 1000 abonentë. Mallakstra ishte kampione, sipas Ballukut, ku për 1000 abonentë, ka 16 punonjës.
-
Inspektorët e AKU e gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë, tregtari në Fier: Hiqeni, unë s'e kam firmosur! Më thoni arsyen pse jam gjobitur
11 Nëntor 2021, 13:19Tregtari i fruta-perimeve në Fier, Edmond Metushi deklaron se është gjobitur padrejtësisht nga dy inspektorë të AKU-së Fier, ndaj të cilëve ka nisur hetim penal, por gjoba prej 400 mijë lekësh që i është vendosur tregtarit padrejtësisht nuk është hequr ende. Për këtë tregtari Metushi kërkon vendosjen e drejtësisë, t’i tregohet se për çfarë i është vendosur gjoba dhe t’ia heqin atë. Rasti i tregtarit u denoncua publikisht edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
-
Gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier, pas denoncimit të ministrit, vihen nën hetim dy inspektorët e AKU-së
10 Nëntor 2021, 19:52Dy inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) që gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier janë vënë nën hetim. Kujtojmë që ky rast u bë me dije nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pasi vetë qytetari që kishte në pronësi dyqanin e kishte denoncuar këtë rast në njësinë Antikorrupsion.
-
-
Lëshoi certifikatën e vaksinimit COVID-19 për 50 euro, pa e bërë vaksinën, vihet nën hetim mjekja në Lushnjë! Ministria e Shëndetësisë e shkarkon nga detyra dhe kërkon heqjen e licencës
10 Nëntor 2021, 08:54Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga puna mjeken e familjes pranë ambulancës së fshatit Gradisht në Lushnjë, Elona Naço. Rasti i mjekes, e cila jepte certifikata vaksinimi për 50 euro, pa kryer vaksinën, u denoncua një ditë më parë nga emisioni investigativ 'Fiks Fare'. Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se ka kërkuar edhe heqjen e licencës së mjekes, duke e konsieruar veprimin e saj kriminal.
-
Ndotet Gjanica, Subashi: Të ndëshkohen kompanitë e naftës, derdhin hidrokarburet në lumë
9 Nëntor 2021, 19:48Ndotja e lumit Gjanica është një fenomen shqetësues, që nuk po gjen zgjidhje. Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi e heq përgjegjësinë, duke kërkuar që institucionet ligjzbatuese të ndëshkojnë kompanitë që derdhin hidrokarburet në lumë.
-
Ilir Yzeiri: Një përmendore në anë të rrugës
9 Nëntor 2021, 12:35 -
Dy të rinj tentojnë të vjedhin xhaminë e Lushnjës, futen nga dritarja dhe tentojnë të hapin kasafortën (VIDEO)
8 Nëntor 2021, 12:32Dy personat janë përpjekur të vjedhin xhaminë e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 10:00, ku dy të rinj kanë hyrë nga dritarja dhe janë përpjekur të hapnin kasafortën, për të marrë paratë apo sende me vlerë që mund të gjendeshin brenda saj.
-
Me 4 kg kanabis me vete gati për ta shitur, arrestohen 4 persona në Fier
8 Nëntor 2021, 08:36Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë në Fier të akuzuar për prodhim dhe shitje kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Gersi Zika, Arsen Meta(Bajramaj), Jozo Kozmaj dhe Anxhelo Doçia, të cilëve iu gjetën 4 kilogramë kanabis, gati për ta shitur.
-
-
I mbështjellë me flamurin kombëtar, fieraku i vë flakën flamurit serb: Të reagojnë gjithë shqiptarët (VIDEO)
6 Nëntor 2021, 16:48Një incident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Kristaq Ziu ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën flamurit serb, ndërsa mbi supe mban flamurin kuq e zi. Kristaq Ziu thotë se kreu i Shoqatës Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar
-
Gjendet i pajetë një person në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, u përplas nga një automjet, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
6 Nëntor 2021, 08:09Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Burime nga polica për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet që personi të jetë përplasur nga një automjet i cili është larguar.
-
Rezultuan pozitivë me COVID, izolohen 14 mësues të shkollave të Fierit
5 Nëntor 2021, 22:00 -
Berisha: Basha nuk kundërshtoi marrjen e borxhit 770 mln euro, ka bërë pakt që PD ta kthejë në ministri të 'narko shtetit'! Zgjedhjet në FRPD? Akt stalinist e i turpshëm
5 Nëntor 2021, 17:32Nga Lushnja, aty ku është ndalur me 'Foltoren' e radhës, Sali Berisha ka hedhur akuza për opozitën, që sipas tij është e "shitur". Për të përforcuar këtë mendim, ai tha se një opozitë kurrsesi nuk do të votonte apo abstenonte për borxhin 770 mln euro të marrë së fundmi.
-
-
Iu shfaqën defekte në mjet, shkrumbohet 'Benzi' në Levan (VIDEO)
5 Nëntor 2021, 09:55Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Levan, tek kthesa e Qarit në Fier.
-
COVID-i prek nxënësit dhe mësuesit në shkolla, mbyllen dy klasa të gjimnazit ‘Ismail Qemali’ në Tiranë dhe një tjetër në Këlcyrë! 14 mësues rezultojnë pozitivë në Fier!
5 Nëntor 2021, 08:57Koronaivurisi në vendin tonë ka arritur të prekë edhe nxënësit e shkollave e për pasojë tre klasa janë izoluar përgjatë 24 orëve të fundit. Konkretisht, dy klasa në gjimnazin ‘Ismail Qemali’ në Tiranë dhe një tjetër në gjimnazin e Këlcyrës ‘Sejfulla Malëshova’ janë mbyllur pasi disa nxënës rezultuan me COVID.
-
Kërcënoi me jetë punonjësit e Policisë, pranga 44-vjeçarit në Divjakë
4 Nëntor 2021, 15:20Mësohet se ai ka kërcënuar me jetë punonjësit e policisë së Rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
-
Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, arrestohet 38-vjeçari në Fier, i gjendet edhe kanabis me vete
4 Nëntor 2021, 15:10Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë "Arrest shtëpie" ndaj 38-vjeçarit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
-
Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me 11-vjeçaren në Lushnjë, çudit avokatja e të riut: E ka marrë në shtëpi për qëllime serioze, nuk e ka rrëmbyer
4 Nëntor 2021, 15:02Gjykata e Lushnjës ka caktuar masën “Arrest me burg” për F.H djalin 19-vjeçar nga Cërriku i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjes