Ekonomi

  • Rezultatet e votimeve ne France dhe Greqi rrëzojnë bursat. Athina, Milano dhe Parisi në vështirësi. Efekti “Hollande” dhe frika e të ardhmes në Athinë kane ndikuar në tregjet financiare.
    Topi e Berisha përshëndesin Hollande
    PS: Era fryn majtas
    FOTO- Franca mes lotëve e gëzimit
    FOTO- Politikanët shqiptarë komentojnë në fb e Twitter
  • Pronat, Mediu: Berisha s'më
    qasi, Majko: Jep dorëheqjen

    Eshtë zhvilluar me debate diskutimi i pr/ligjit për pronat në Komisionin e Ligjeve. Ministri i Mjedisit, njëkohësisht kreu i PR, kërkoi 2 muaj kohë për të çuar një formulë të re në qeveri për këtë cështje. Reagon deputeti i PS-se: Ti nuk mund të vish këtu dhe të bësh propozime, kur je në qeveri" (Ne foto:Komisioni i Ligjeve)

  • Trojet nën banesa, 10 muaj afat
    për blerjen, ose paguaj qera

    Personat fizikë apo juridikë privatë kanë më pak se 10 muaj afat për të kryer blerjen e truallit të ndërmarrjes apo objektit të privatizuar, apo të paprivatizuar mbi të cilin kanë realizuar ndërtesë me leje gjatë viteve 1991-1993

  • Pronat, Mediu: Qeveria s’më dëgjoi
    Majko:Jep dorëheqjen

    Ka nisur me debate diskutimi i pr/ligjit për pronat në komisionin e ligjeve. Ministri i mjedisit, njëkohësisht kreu i PR, që në themel të saj ka pikërisht cështjen e pronave, ka paraqitur dy amendamente për këtë pr/ligj. Por pikërisht ky fakt ka shkaktuar debate. Mediu ka theksuar se ka kërkuar 2 muaj kohë për të cuar një formulë të re në qeveri për këtë cështje. Në reagimin e tij deputeti i PS, Pandeli Majko theksoi: “Ne si komision nuk jemi arbitra. Ti nuk mund të vish këtu dhe të bësh propozime, kur je në qeveri. Atëherë ju duhet të jepni dorëheqjen nga Qeveria kur nuk jepni dot mendimin tuaj.”

  • Letrat me vlerë, interes rekord
    Obligacionet arrijnë në 9.6%

    Norma e interesit të letrave me vlerë të qeverisë ka shënuar një rekord të ri, me 9.6 për qind për obligacionet me afat 5-vjeçar maturimi, që janë shitur në Bankën e Shqipërisë për llogari të ministrisë së Financave. Kjo është një shifër rekord, që flet për rritje të ndjeshme të kostos së borxhit publik, si pasojë e rritjes së kërkesës së qeverisë për borxh të brendshëm dhe, nga ana tjetër, pakësimit të pjesëmarrjes së bankave të nivelit të dytë në ankandet e bonove dhe obligacioneve, si pasojë e politikës së tyre më të matur lidhur me blerjen e letrave me vlerë të qeverisë shqiptare.

  • Turqit shesin aksionet
    ALPET bëhet shqiptare

    Kompania turke Viloil. sh.a (e njohur me emrin tregtar ALPET) ka shitur aksionet që ajo zotëronte tek partneri shqiptar i saj Apostol Goci.

  • Evazioni fiskal, 234 ndërtues
    e transportues s’paguajnë taksat

    Nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave të regjistrave tatimorë, me rezultatet e kontrolleve, inspektorët tatimorë kanë zbuluar raste të shumta të evazionit fiskal, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

  • Turizmi, "yjet" i vendosin
    operatorët sipas dëshirës

    Vetëm 26 hotele në Shqipëri, nga 600 të tillë gjithësej, kanë "yjet" që meritojnë, ndërkaq shumë të tjera janë, madje, të paregjistruara.

  • BQE: Euro, nuk ndryshon
    norma bazë e interesit

    Banka Qendrore Europiane i ka lënë normat e interesit bazë të pandryshuara në 1%, ndërkohë që eurozona nuk arrin ta marrë veten nga efektet e masave të rrepta fiskale që janë ndërmarrë në 17 vende. Vendimi nga këshilli drejtues i BQE-së – që u takua në prani të forcave të mëdha të sigurisë në Barcelonë të Spanjës – ishte gjerësisht i pritshëm.

  • Obligacionet nesër ankandi
    për 5.5 miliardë lekë

    Ministria e Financave njoftoi se ditën e premte, më datë 4 maj, do të zhvillohen ankandet e letrave me vlerë të qeverisë me afat pesëvjeçar maturimi, të ndara në obligacione me kupon fiks dhe obligacione me kupon të ndryshueshëm, në Bankën e Shqipërisë.

  • Italianët interes për gazin
    e TAP që kalon nga Shqipëria

    Kompania e madhe italiane e energjisë ENEL është e interesuar për t’u bashkuar me projektin e gazsjellësit që duhet të kalojë nga Azerbajxhani drejt Italisë nëpërmjet Shqipërisë, si një përpjekje për të diversifikuar burimet e gazit në Evropë.

  • Berisha: Reduktuam tarifat
    celulare, lehtësuam shqiptarët

    Në Shqipëri gjatë 12 viteve të fundit, janë ulur ndjeshëm tarifat e telefonisë celulare. Kryeministri Berisha ka këmbëngulur se pas një debati mes qeverisë dhe kompanive telefonike në vend është bërë e mundur ulja e tarifës të telefonisë celulare në vend. 

  • Kërkesa për shtëpi, 20% më pak
    preferohet marrja me qira

    Bankat e nivelit të dytë raportojnë një ulje të ndjeshme të kreditimit për blerje banesash. Një gjë të tillë e kanë konstatuar edhe kompanitë e të patundshmeve, sipas të cilave, nga një vit më parë, shitblerja e apartamenteve dhe vilave ka një rënie në masën 20 për qind.

  • Më pak valutë nga emigrantët
    në Greqi, Italia në vend të parë

    Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, të ardhurat nga emigrantët vitin e kaluar shënuan rëni¬e, duke zbritur në 7.4% të PBB-së, nga 7.8% një vit më parë e duke arritur në nivelin e tyre më të ulët që prej vitit 2000, nga 14.2% e PBB-së në vitin më të mbarë, 2003. Por, nga vende të ndryshme, fluksi i valutës ka qenë i ndryshëm.

  • Pronat, ish-pronarët: Kaluam
    nga diktatura në hajdutë

    Shoqatat e ish pronarëve kundërshtojnë hapur draftin e qeverise për ndryshime në ligjin e pronave. Debate ne Komisionin e Ligjeve. Agim Toro: Çmimi i tokës jo kompetencë e qeverisë.  Shoqata Bregdeti: E papranueshme, kështu nuk mund të hyjmë në BE.

  • Fullani: Më 2009 lajmërova krizën

    Kreu i bankës qendrore ka deklaruar dje se që na vitin 2009 ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për rreziqet e krizës. Sipas tij, Banka e Shqipërisë do të marrë masa për të përballuar rritjen shumë të shpejtë të kredive me probleme, duke kërkuar sekuestron me rigorozitet të pasurive të lëna peng

  • Tregtia me Serbinë, Ruli: Tani
    shkëmbime edhe për kafshët

    Shqipëria dhe Serbia firmosin marrëveshjen për mjekësinë veterinare. Sipas agjencisë së lajmeve, TANJU, ministri shqiptar i bujqësisë, Genc Ruli dhe homologu i tij serb, Dushan nënshkruan të premten një marrëveshje për bashkëpunim në mjekësinë veterinare.

  • Bode, me duar bosh nga
    Washingtoni, BB s'dha kredi

    Për disa muaj rresht, qeveria negocioi për një kredi të butë nga 100 në 300 milionë dollarë me Bankën Botërore, por anëtarë të delegacionit kanë pranuar tashmë se ndërkombëtarët nuk kanë rënë dakord për disbursimin e kësaj shume. Pala shqiptare nuk uli deficitin.

  • Plani sekret Monti-Merkel
    për të dalë nga kriza

    Një Itali më gjermane përsa i përket rreptësisë së llogarive dhe një Gjermani më italiane mbi rritjen ekonomike. Është kjo metamorfozë e dyfishtë objektivi i një negociate të ashpër e sekrete në aksin Romë – Berlin.

  • Thellohet kriza në Eurozonë
    Largohet presidenti Juncke

    Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, vendosi sot të largohet nga posti i presidentit të Eurogrupit. Sipas agjencisë ekonomike të lajmeve Bloomberg, ai e ndjen veten të lodhur nga ndërhyrjet gjermane dhe franceze për mënyrën se si të përballohet kriza aktuale.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv