Opinion
-
Siç ndodh tashmë historikisht me të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Sali Berisha ja ka ngjitur tashmë edhe Ilir Metës strategjinë e tij politike: Shpif, shpif se diçka mbetet! Që të dy gënjejnë në të njëjtën mënyrë, dhe fakti që tani gënjejnë bashkë, mendojnë se janë bërë më të fortë. Në realitet, pikërisht falë gënjeshtrave të tyre, ato qe i kanë bashkuar janë vetëm dobësitë.
8 Shkurt 2022, 18:53 -
Ylli Pata: Alibia e rrëzuar e Ilir Metës për djegien e mandateve dhe 30 qershorin
8 Shkurt 2022, 18:08Sulmin kundër Lulzim Bashës, Ilir Meta e paralajmëroi që përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur foli për një rimarrje të opozitës nga ana e tij. Por pas zgjedhjeve parlamentare, Meta nuk ju vërsul direkt kreut të Partisë Demokratike. Ai dhe Monika kryemadhi patën në fillim një zbutje e “reflektim të gjatë” sa Nikollë Lesi e quajti “Presidenti danez” në një nga shkrimet e tij me ironi.
-
Minxhozi: E nisi si fanar i shqiptarëve, po e mbaron si kandil i 'Foltores'
7 Shkurt 2022, 19:27Nuk është më një çeshtje serioze juridike. Madje as edhe një problem i mprehtë politik e institucional. Procesi për shkarkimin e Ilir Metës në Gjykatën Kushtetuese është më së pari një batërdi e rrokopujë në planin njerëzor, në rrafshin e arsyes elementare dhe të qasjes ndaj dinjitetit dhe imazhit personal e zyrtar të Kreut tonë të shtetit.
-
Mero Baze: Detyrimi për të barazuar standardet tona me Perëndimin, për Berishën dhe Metën
7 Shkurt 2022, 19:01Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejtë të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.
-
Kriminelët e regjimit dhe viktimat e tranzicionit
7 Shkurt 2022, 18:48Drejtësia në këtë vend ende nuk po guxon të përballet me kriminelët e regjimit. Konkretisht. Pas rënies së diktaturës, pra pasi ajo u shpartallua vetë dhe jo pse e rrëzuan shqiptarët, Sali Berisha ia arriti që të ndërtonte një regjim neokumunist.
-
Ylli Pata: Pse Meta paditi Kuvendin në Prokurori?!
7 Shkurt 2022, 18:36Pas tërheqjes së Gjykatës Kushtetuese për të marrë vendim, në përfundim të shqyrtimit të të gjitha provave, Ilir Meta paditi Kuvendin në Prokurori.
-
Pse Basha është i dënuar të mbajë PD-në dhe era e SHBA-së në krah të tij?!
7 Shkurt 2022, 17:08Lulzim Basha është prototipi i politikanit, që të huajt e kanë qejf ta tregojnë si rezultat i arritjeve në kancelaritë e tyre. Me një buzëqeshja që nuk i ndahet nga fytyra, me një qëndrim të mirë në protokoll.
-
Pse Luli e ka të pamundur
7 Shkurt 2022, 12:40Sali Berisha ka 31 vjet që konsumon politikë, dhe kjo nuk është pak. Eshtë njeriu “kampion” në ish-vendet socialiste, që hyri dhe nuk pranon të dalë nga politika.
-
'Shtëpia e Lirisë', PD: Pasojat e luftës për jetë a vdekje
7 Shkurt 2022, 09:13Në Shqipëri kemi përjetuar një precedent të tillë lufte fatale brenda llojit-luftë që është shumë për e ashpër dhe vdekjeprurëse politikisht sa ajo mes rivalësh normal që janë në krahë të kundërta.
-
Pse Basha është i dënuar të mbajë PD-në dhe era e SHBA-së në krah të tij?!
6 Shkurt 2022, 20:22Lulzim Basha është prototipi i politikanit, që të huajt e kanë qejf ta tregojnë si rezultat i arritjeve në kancelaritë e tyre. Me një buzëqeshja që nuk i ndahet nga fytyra, me një qëndrim të mirë në protokoll, Ai jo vetëm është një diskutues i mirë, por di të thotë si pakkush në Shqipëri gjërat që kërkon “I Huaji”.
-
Mero Baze: Përse “Shtëpinë e Lirisë”, nuk e shpëton dot Liria
6 Shkurt 2022, 19:11Për herë të parë gjatë më shumë se 30 viteve të fundit, kur Sali Berisha ka sunduar në politikën shqiptare, Liri Berisha gruaja e tij, u shfaq në një tribunë politike në Vlorë duke ju folur grave që mbështesin familjen e saj në betejën e fundit me SHBA
-
Monika, Iliri dhe Berisha kanë frikë, prandaj mashtrojnë
6 Shkurt 2022, 15:45Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i zuri të gjithë në befasi. Pak e prisnin se ai do të shkonte në qelitë e burgut me një pjesë të atyre që janë arrestuar në 4 vjeçarin që drejtoi atë që njihet si Ministria e “mallkuar”. Saimir Tahiri ka dritëhijet e tij, por ato i kanë të gjithë politikanët, përfshirë Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Sali Berishën e Edi Ramën.
-
Çmimet e taksat rriten, por Shqipëria nuk çohet
6 Shkurt 2022, 12:04Vendin tonë prej kohësh e ka kapluar vala e rritjes së çmimeve dhe zmadhimit të problemeve ekonomike. Rritjet kanë prekur fillimisht produktet ushqimore, duke vazhduar më pas me naftën, benzinën, gazin, materialet e ndërtimit dhe lëndën drusore. E mirëkuptoj rritjen e produkteve të importit sepse çmimet përcaktohen nga tregjet ndërkombëtare.
-
Berisha dhe të tijët “non grata” sepse cënojnë dinjitetin njerëzor
6 Shkurt 2022, 11:23Në çdo kohë Berisha e gjen një shpurë idhtarësh të ngjashëm me të që i bëjnë jehonë taktikës së tij denigruese dhe cënuese të dinjitetit njerëzor. Në darën e tyre të ndotur përfundojnë sistematikisht “armiq” të vjetër e “armiq” të rinj: nga gazetarë, politikanë, njerëz të drejtësisë, ambasadorë, artistë e njerëz të shoqërisë civile, kushdo që “guxon” të shprehë një mendim që nuk është sipas botëkuptimit të ish-Presidentit, ish-kryeministrit, ish-liderit të PD-së të Shqipërisë.
-
Tahiri dhe Llalla, BURRI DHE "LEGENI"
6 Shkurt 2022, 10:45Të dy ish zyrtarë të lartë. Të dy juristë në profesion. Të dy gati moshatarë e familjarë. Të dy njësoj para ligjit.
-
Zaloshnja: 6.6 milonë vende pune shtesë, por Biden i ka kuotat vetëm 40%
6 Shkurt 2022, 09:23Gjatë 12 muajve të parë të administratës Biden, numri i të punësuarve në ekonominë amerikane është rritur me 6.6 milionë. Rekord historik ky (si në vlerë absolute, edhe relative), me diferencë jashtëzakonisht të madhe për vitin e parë të çdo administrate amerikane deri më sot.
-
Majlinda Bregu: Të rinjtë
6 Shkurt 2022, 08:42Laboratori i parë i Politikave Rinore të Ballkanit Perëndimor që u lançua në vitin 2020, ishte një qasje eksperimentale dhe inovative. I modeluar sipas praktikave më të mira të BE-së, ishte një risi në rajon. Jo pa arsye, por edhe sepse pandemia ndryshoi jetët tona. Të rinjtë u vunë përballë me dilema e vendime të cilat ngarkuan edhe më shumë gjendjen emocionale e shëndetin e tyre mendor. Ndaj edhe Të rinjtë e Shëndeti Mendor ishte një nga idetë më të mira që nisëm në rajon.
-
Mero Baze: Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën 'lehtë' sa Saimir Tahiri, meqë u duket 'pazar'
5 Shkurt 2022, 21:46Pra le ta quajmë se Saimir Tahirin e kanë dënuar pak, le ta quajmë se Edi Rama ka bërë pazar me drejtësinë, le ta quajmë që ambasadorja Yuri Kim e ka garantuar këtë pazar. Le të lutemi që ta mbajnë me hatër dhe Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun etj. Le t’i dënojnë sa Saimir Tahirin. E di që është një padrejtësi e madhe ndaj Tahirit, por le ta mendojmë veten të pafuqishëm për një moment dhe ta nisim me këtë dënim.
-
Lorenc Vangjeli: Saimir Tahiri, tentativa e parë për të prerë pyllin me bisturi
5 Shkurt 2022, 17:55Nga të rrallët politikanë që mund të ndante opinionin në dysh, mes “dashurisë dhe urrejtjes” për të, Tahiri kishte të firmosur në skedinën e tij personale, edhe fajësinë morale të kthimit të Cannabis-it në një banor autokton në të gjithë Shqipërinë dhe shndërrimin e “pesëfletëshit” në një faktor elektoral vende-vende nëpër Shqipëri.
-
Dënimi ndaj Tahirit: Përse u trishtua Sali Berisha?!
5 Shkurt 2022, 17:31Mbrëmë pas vendimit të gjykatës për Saimir Tahirin, u duk se në një farë mënyre të gjithë pjesët e politikës dolën të kënaqur.