Arkiva
-
Droga është gjetur në mjetin tip Benz Kamionçinë, me targë AA 225 AS, gjatë një kontrolli të policisë kufitare të qytetit bregdetar. Policia ndaloi drejtuesin e automjetit G.O 29 vjeç nga Skrapari. 17 Shkurt 2012, 08:44
-
Matura shtetërore, del
17 Shkurt 2012, 08:29
formulari A1, si ta plotësoniPublikohet formulari A1, në të cilin maturantët shënojnë lëndët që ata do të zgjedhin për provimet finale. Ministria e Arsimit ka publikuar edhe 38 lëndët me zgjedhje, me kushtin e vetëm që të plotësojnë një numër minimal prej 8-12 kredite. Në varësi të krediteve të rinjtë mund të zgjedhin nga kjo listë dy ose më shumë të tilla.
-
Kosova, 4 vjet shtet, Jahjaga:
17 Shkurt 2012, 13:04
Do e bëjmë siç e duam ne“Të ardhmen e Kosovës e shohim në integrimin e plotë në BE, NATO dhe në miqësinë e përjetshme me SHBA-të”, tha presidentja duke shtuar se “FSK-ja i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale dhe është e gatshme që të kalojë në fazën tjetër që e kërkon vendi ynë".
Tirana emërton rrugën "Ibrahim Rugova"
Rama uron festën e pavarësisë me anë të një letre
Ilir Meta përshëndet Kosovarët në 4 vjetorin e pavarësisë
Topi telefonatë Jahjagës për 4 vjetorin e pavarësisë
Haxhinasto: Mbështesim integrimin e Kosovës
CNN, spoti për pavarësinë New Born bëhet New Porn -
Raporti: Taksat për makinat
17 Shkurt 2012, 08:00
ne nje vit 10-fishuan të vjetratSipas raportit të Drejtorisë së Transportit Rrugor ndryshimi, në mes të vitit të vitit të kaluar, i ligjit për taksimin e automjeteve ka sjellë një rritje shumë të vogël të të ardhurave në buxhet, por një rritje 10-fish të regjistrimit të makinave të përdorura si kalim pronësie.
-
Helikopterët nuk ulen
16 Shkurt 2012, 22:00
dot në veriËshtë ngritur sot në fluturim helikopteri i parë nga aeroporti i Kukësit. Mjeti fluturues, i mbushur me pako ushqimore, fillimishtë ka tentuar të ulet në fshatin Curraj i Epërm në Lekbibaj, por pa rezultat, për shkakë të kushteve të këqia të motit shoqëruar me erëra. Pilotët janë detyruar t’i japin urdhër ushtarëve që ti hedhin pakot ushqimore prej një lartësie prej 10 metrash në borë në këtë fshat. (Në foto: Ndihmat e hedhura në borë)
MPTT: Nis lëvizja në disa akse rrugore -
Hetim kreut të “Zyber Hallullit”
16 Shkurt 2012, 21:44
Përfitoi nga fondi për fëmijët jetimëNë policinë e Tiranës ka mbërritur kallëzimi penal nga kujdestarja Eliverta Allushi. Sipas saj, drejtoresha Drita Mandrea ka falsifikuar dokumentat dhe firmën e saj, duke përfituar një fond prej 2 milion e 800 mijë lekësh nga donacionet për fëmijët.
-
Vrasje në Milot, qëllohet për vdekje
16 Shkurt 2012, 20:38
35 vjeçari, plagoset binjakuDy vëllezër binakë janë qëlluar me armë ndërsa po shkonin për në shtëpi, pak metra larg varrezave të qytetit të Milotit. Alfred Gega ka vdekur në vend, ndërsa vëllaoi i tij, Altini ndodhet rëndë në spital.
-
Rama çon 60 ton ushqime
16 Shkurt 2012, 20:04
në komunat e BulqizësSipas zyrës së shtypit, 60 tonë ushqime janë shpërndarë sot për banorë të komunave Fushë Bulqizë, Gjoricë e Martanesh nga Partia Socialiste dhe strukturat e saj vendore. Në Bulqizë sot kanë qenë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe ai i Kavajës, ndërkohë që ndihmat janë shprehje e solidaritetit të qytetarëve jo vetëm të Durrësit dhe Kavajës, por edhe të Vlorës e Lushnjës.
-
Moti i keq, PS: Situata në vend
16 Shkurt 2012, 18:49
e pandryshuaDeputetja e PS, Olta Xhaçka në një panoramë të situatës ka theksuar se vazhdon bllokimi i shumë fshatrave në veri dhe veri-lindje të vendit, ndërsa ka shtuar se mungesa e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve shëndetësore po kthehet gjithnjë e më tepër në një problem shqetësues, për të cilin qeveria po bën veshin e shurdhër.
-
MPTT: Nis lëvizja në disa akse rrugore
16 Shkurt 2012, 19:13Ministria e transporteve gjatë orëve të pasdites ka bërë një përmbledhje të situatës së rrugëve në zonat e bllokuara nga dëbora. Sipas tabelës së publikuar nga kjo ministri akset më problematike vërehen në qarkun e Kukësit dhe Tropojës, ndërsa në Shkodër, Peshkopi apo Korçë rekomandohet përdorimi i zixhirëve.
-
CNN, spoti për pavarësinë
16 Shkurt 2012, 18:26
New Born bëhet New PornNë videon e reklamës së re të Kosovës të emetuar në CNN, simboli i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, duket si NEWPORN. Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tha se ky është “një gabim teknik”, për shkak të shpejtësisë me të cilën është punuar reklama. “Gabimi” shkakton reagime edhe në Tiranë
-
Prokuroria: Të ndryshojë Kodi
16 Shkurt 2012, 17:59
Penal, përdorimi i drogës i lartëGjatë analizës një vjeçare të prokurorive të Apelit në 6 rrethe ku konstatua se, megjithë numrin e madh të çështjeve për lëndët narkotike, shumica e të pandehurve rezultojnë përdorues dhe me doza të vogla. Mbi këtë bazë, u propozua si emergjente ndryshimi i Kodit Penal përsa i përket dispozitave që lidhen me mbajtjen, shpërndarjen dhe tregëtimin e lëndëve narkotike.
-
Berisha: Referendumi, skenar i rrezikshëm
16 Shkurt 2012, 15:18Berisha tha se ky akt i pavlerë dhe pa konsekuencë, për sa i përket integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, është vepër e strukturave paralele dhe qarqeve të Beogradit që i mbështetin ato.
-
Referendumi: 99% e serbëve i thonë “jo: Prishtinës
16 Shkurt 2012, 15:06B92 raporton se pjesëmarrja ka qenë në masën 75.28% ndërsa të dhënat e para thonë se 99.74% të atyre që pranuan të votojnë janë shprehur për kundërshtimin e institucioneve të Kosovës.
-
Topi: Bashkë hap pas hapi
16 Shkurt 2012, 14:59Presidenti i Republikës, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, uron Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ai ka siguruar homologen kosovare se rrugën e nisur 4 vjet më parë, Shqipëria e Kosova do ta kalojmë së bashku hap pas hapi.
-
Rinisin gomonet me drogë
16 Shkurt 2012, 14:41
1.5 ton kanabis në ItaliNjë gomone e re shqiptare, me dy motorrë nga 250 kuaj fuqi, u braktis në brigjet italiane, por trafikantët kanë shkarkuar 1.5 tonë marijuanë që vlente 8 milionë euro. Një tjetër u kap në Greqi me 1 ton drogë, duke zhvlerësuar moratoriumin “për mjetet lundruese” që vuri në zbatim qeveria “Berisha” prej vitit 2005. ( ne foto thaset e sekuestruara me kanabis ne Brindizi)
-
Kosovë, seancë solemne
16 Shkurt 2012, 14:48
për 4 vjetorin e PavarësisëPresidentja e vendit, Ahtifeta Jahjaga në fjalën e saj në Kuvend tha se 4 vjet pas vendimit, Kosovën e pavarur e kanë njohur 87 vende të botës. Urimi i Obamës: Kosova ka bërë përparime.
Referendumi: 99% e serbëve i thonë “jo: Prishtinës
Berisha: Referendumi, skenar i rrezikshëm -
Energjia, Qeveria djeg
16 Shkurt 2012, 14:28
75% të fondit kontingjencëKorporata Elektroenergjetike ka marrë fondin qeveritar të kontingjencës në masën 2 miliardë lekë për të blerë energji nga importi, tha dje për median drejtori i përgjithshëm i KESH-it Engjëll Zeqo
-
Ilir Gjoni: Shqipëria ka rrjedhje
16 Shkurt 2012, 14:23
të informacioneve sekreteNënkryetari i “Komisionit te Sigurisë” tregon shqetësimin e strukturave e specializuara të NATO për Shqipërinë. Deputeti socialist, akuza Berishës: Kërkoi vënien nën kontroll të SHISH, shkatërroi institucionet e pavarura. Vendin e la pa kufi detar, me ndryshimin e shtetësisë, lehtësira për kriminelët e terroristët
-
Shkarkimi i Spahiut, Shtyhet
16 Shkurt 2012, 14:17
2 javë puna e komisionit hetimoKuvendi miratoi sot shtyrjen me dy javë kohë të afatit për komisionin parlamentar hetimor për Kreshnik Spahiun. 72 deputetë votuan pro, 60 kundër dhe 1 abstenim. Kërkesa është bërë nga vetë komisioni pasi ka kërkuar kohë për të shqyrtuar dokumentacionin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, prej ku para ca ditësh, Kreshnik Spahiu tha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit.
