Ekonomi

  • Norma e interesit të letrave me vlerë të qeverisë ka shënuar një rekord të ri, me 9.6 për qind për obligacionet me afat 5-vjeçar maturimi, që janë shitur në Bankën e Shqipërisë për llogari të ministrisë së Financave. Kjo është një shifër rekord, që flet për rritje të ndjeshme të kostos së borxhit publik, si pasojë e rritjes së kërkesës së qeverisë për borxh të brendshëm dhe, nga ana tjetër, pakësimit të pjesëmarrjes së bankave të nivelit të dytë në ankandet e bonove dhe obligacioneve, si pasojë e politikës së tyre më të matur lidhur me blerjen e letrave me vlerë të qeverisë shqiptare.
  • Turqit shesin aksionet
    ALPET bëhet shqiptare

    Kompania turke Viloil. sh.a (e njohur me emrin tregtar ALPET) ka shitur aksionet që ajo zotëronte tek partneri shqiptar i saj Apostol Goci.

  • Evazioni fiskal, 234 ndërtues
    e transportues s’paguajnë taksat

    Nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave të regjistrave tatimorë, me rezultatet e kontrolleve, inspektorët tatimorë kanë zbuluar raste të shumta të evazionit fiskal, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

  • Turizmi, "yjet" i vendosin
    operatorët sipas dëshirës

    Vetëm 26 hotele në Shqipëri, nga 600 të tillë gjithësej, kanë "yjet" që meritojnë, ndërkaq shumë të tjera janë, madje, të paregjistruara.

  • BQE: Euro, nuk ndryshon
    norma bazë e interesit

    Banka Qendrore Europiane i ka lënë normat e interesit bazë të pandryshuara në 1%, ndërkohë që eurozona nuk arrin ta marrë veten nga efektet e masave të rrepta fiskale që janë ndërmarrë në 17 vende. Vendimi nga këshilli drejtues i BQE-së – që u takua në prani të forcave të mëdha të sigurisë në Barcelonë të Spanjës – ishte gjerësisht i pritshëm.

  • Obligacionet nesër ankandi
    për 5.5 miliardë lekë

    Ministria e Financave njoftoi se ditën e premte, më datë 4 maj, do të zhvillohen ankandet e letrave me vlerë të qeverisë me afat pesëvjeçar maturimi, të ndara në obligacione me kupon fiks dhe obligacione me kupon të ndryshueshëm, në Bankën e Shqipërisë.

  • Italianët interes për gazin
    e TAP që kalon nga Shqipëria

    Kompania e madhe italiane e energjisë ENEL është e interesuar për t’u bashkuar me projektin e gazsjellësit që duhet të kalojë nga Azerbajxhani drejt Italisë nëpërmjet Shqipërisë, si një përpjekje për të diversifikuar burimet e gazit në Evropë.

  • Berisha: Reduktuam tarifat
    celulare, lehtësuam shqiptarët

    Në Shqipëri gjatë 12 viteve të fundit, janë ulur ndjeshëm tarifat e telefonisë celulare. Kryeministri Berisha ka këmbëngulur se pas një debati mes qeverisë dhe kompanive telefonike në vend është bërë e mundur ulja e tarifës të telefonisë celulare në vend. 

  • Kërkesa për shtëpi, 20% më pak
    preferohet marrja me qira

    Bankat e nivelit të dytë raportojnë një ulje të ndjeshme të kreditimit për blerje banesash. Një gjë të tillë e kanë konstatuar edhe kompanitë e të patundshmeve, sipas të cilave, nga një vit më parë, shitblerja e apartamenteve dhe vilave ka një rënie në masën 20 për qind.

  • Më pak valutë nga emigrantët
    në Greqi, Italia në vend të parë

    Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, të ardhurat nga emigrantët vitin e kaluar shënuan rëni¬e, duke zbritur në 7.4% të PBB-së, nga 7.8% një vit më parë e duke arritur në nivelin e tyre më të ulët që prej vitit 2000, nga 14.2% e PBB-së në vitin më të mbarë, 2003. Por, nga vende të ndryshme, fluksi i valutës ka qenë i ndryshëm.

  • Pronat, ish-pronarët: Kaluam
    nga diktatura në hajdutë

    Shoqatat e ish pronarëve kundërshtojnë hapur draftin e qeverise për ndryshime në ligjin e pronave. Debate ne Komisionin e Ligjeve. Agim Toro: Çmimi i tokës jo kompetencë e qeverisë.  Shoqata Bregdeti: E papranueshme, kështu nuk mund të hyjmë në BE.

  • Tregtia me Serbinë, Ruli: Tani
    shkëmbime edhe për kafshët

    Shqipëria dhe Serbia firmosin marrëveshjen për mjekësinë veterinare. Sipas agjencisë së lajmeve, TANJU, ministri shqiptar i bujqësisë, Genc Ruli dhe homologu i tij serb, Dushan nënshkruan të premten një marrëveshje për bashkëpunim në mjekësinë veterinare.

  • Fullani: Më 2009 lajmërova krizën

    Kreu i bankës qendrore ka deklaruar dje se që na vitin 2009 ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për rreziqet e krizës. Sipas tij, Banka e Shqipërisë do të marrë masa për të përballuar rritjen shumë të shpejtë të kredive me probleme, duke kërkuar sekuestron me rigorozitet të pasurive të lëna peng

  • Bode, me duar bosh nga
    Washingtoni, BB s'dha kredi

    Për disa muaj rresht, qeveria negocioi për një kredi të butë nga 100 në 300 milionë dollarë me Bankën Botërore, por anëtarë të delegacionit kanë pranuar tashmë se ndërkombëtarët nuk kanë rënë dakord për disbursimin e kësaj shume. Pala shqiptare nuk uli deficitin.

  • Plani sekret Monti-Merkel
    për të dalë nga kriza

    Një Itali më gjermane përsa i përket rreptësisë së llogarive dhe një Gjermani më italiane mbi rritjen ekonomike. Është kjo metamorfozë e dyfishtë objektivi i një negociate të ashpër e sekrete në aksin Romë – Berlin.

  • Thellohet kriza në Eurozonë
    Largohet presidenti Juncke

    Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, vendosi sot të largohet nga posti i presidentit të Eurogrupit. Sipas agjencisë ekonomike të lajmeve Bloomberg, ai e ndjen veten të lodhur nga ndërhyrjet gjermane dhe franceze për mënyrën se si të përballohet kriza aktuale.

  • Letrat me vlerë, shiten
    88 milionë euro bono

    Ministria e Financave njoftoi se sot u zhvillua ankandi i bonove të Thesarit, 3-mujore dhe 12-mujore në Bankën e Shqipërisë. Bonot me afat tremujor maturimi do të emetohen më datë 3 maj, data e maturimit të tyre është 2 gushti dhe shuma e përgjithshme e shitur ka qenë 3.2 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë ka blerë 2.59 miliardë lekë.

  • Fullani: Rritja ekonomike në
    2011 ishte  3.1%, PS: Jo reale

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani paraqiti në komisionin e Ekonomisë raportin e institucionit që drejton për vitin 2011. Fullani deklaroi para anëtarëve të këtij komisioni se duke u mbështetur në të dhënat e INSTAT, rritja ekonomike vitin e kaluar ka qënë 3.1%.

  • Pronat, Alibeaj kritika draftit:
    I paqartë çmimi i tokës në treg

    Komisioni i Ligjeve përfshihet në debate për ligjin e kthimit dhe kompensimin e pronës sa i përket përcaktimit të çmimit të tokës në treg. Alibeaj: Ministria e Drejtësisë të rishqyrtojë draftin: “Pse i kaloni qeverisë vlerësimin e pronave dhe jo parlamentit, sic ka qenë? PS: Te degjohen shoqatat e ish pronarëve.

  • Euro forcohet kundrejt lekut
    këmbehet me 140.29 lekë

    Pas një zbritje të lehtë javën e kaluar, monedha e përbashkët europiane është forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke arritur të këmbehet me 140.29 lekë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv