Ekonomi

  • Spanja “nuk ka një lek në arkë për të paguar shërbimet publike dhe nëse Banka Qendrore Europiane (BQE, red) nuk do të blinte bonot e Thesarit, vendi do të kishte falimentuar”. Pohimi vjen nga ministri spanjoll për Bilancin, Cristobal Montoro, në Parlamentin e Madrid-it, i cituar nga agjencia Bloomberg.
  • Probleme me kasat, Tatimorja
    pezullon 6 biznese në Tiranë

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka pezulluar disa aktivitete në zonën e ish bllokut, për gjashtë muaj për subjektet të cilat nuk janë të rregullta në përdorimin e kasave fiskale dhe në lëshimin e kuponave tatimore.

  • Tregu valutor, ulet vlera e dollarit
    ndaj lekut rritet sërish euro

    Kursi i djeshëm zyrtar i Bankës së Shqipërisë ka regjistruar një rritje të vlerës së euros kundrejt lekut, duke konfirmuar kështu shtimin e kërkesës për të në tregun e këmbimeve valutore.

  • Kriza prek sezonin turistik, bien
    të ardhurat për muajin korrik

    Ndryshe nga vitet e tjera, gjatë dy javëve të para të muajit korrik është vënë re një numër relativisht më i ulët pushuesish në zonat turistike kombëtare. Ndërkohë, edhe ata pushues janë karakterizuar nga shpenzime të ulta ditore, përdorim të çadrave personale, ushqim të marrë me vete, etj

  • Llotaria Kombëtare, kompania
    pretendente hetohet për korrupsion

    "Austrian Lottery" kompania pretendente për të marrë licencën e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri është tashmë nën hetim zyrtar për korrupsion.Bosi i saj Fridrich Shtikler, i cili mban njëkohësisht edhe postin e presidentit të Shoqatës Europiane të Lotarive Shtetërore është thirrur para Komisionit Antikorrupsion të parlamentit austriak, për të dëshmuar në lidhje me disa veprime të dyshimta të kompanisë në vitin 2006.

  • BSH: Bankat shtrëngojnë kredidhënien

    Sipas Bankës së Shqipërisë, aktiviteti kreditues për bizneset është shtrënguar gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012, kryesisht për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe për kredinë e dhënë për financimin e investimeve. Bankat kanë mbajtur pothuaj të pandryshuara standardet e kredisë për ndërmarrjet e mëdha dhe për kredinë e dhënë për financimin e kapitalit qarkullues.

  • Qeveria rrit në fshehtësi me
    4.5% pagesën për kontributet

    Nga 1 Korriku të punësuarit në sektorin privat dhe publik do të paguajnë mesatarisht 4.3% më shumë kontribute për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor dhe shoqëror. Kjo është vendosur nga qeveria në 27 qershor të këtij viti dhe nuk është bërë publike më parë.

  • Ekonomia e Eurozonës, FMN:
    Në 2013 do rritet me 3.5%

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar sot se ekonomia e Eurozonës në vitin 2013 do të pësojë një rritje jo më shumë se 3.5%.

  • Ndëshkimi: Tatimet
    shpallin 140 falimentime

    Administrata tatimore ka shpallur përfundimisht në faliment subjektin "Albatros Airways", që deri para pak vitesh ishte një ndër operatorët kryesorë të aviacionit civil në Shqipëri, por u godit nga qeverië Berisha dhe ish-ministri Basha për shkaqe politike, për presione ndaj ish-presidentit Alfred Moisiu.

  • Rishikimi i buxhetit, Berisha:
    Do të marrim përsëri borxhe

    Qeveria shqiptare do ta rishikojë në muajin shtator këtë vit buxhetin e shtetit, ndryshe nga vitet e tjera. Kryeministri Berisha ka paralajmëruar marrjen e borxheve të reja, jashtë e brenda vendit, duke u shprehur se nuk duhet të kemi frikë nga borxhet pasi jemi në gjendje t'i paguajmë ato.

  • Shoqata e Hidrokarbureve:
    Çmimi i naftës peng i Bodes

    Ndërkohë që në gjithë botën çmimi i naftës është në rënie, në vendin tonë sërish është shënuar dje rritja e rradhës, me afro 5 lekë për litër për të gjitha kategoritë e nënprodukteve të saj në treg. Shoqata e Hidrokarbureve thotë se një urdhëresë e ministrit të Financave bllokon ndryshimin e çmimit pasi hyn në Doganë.

  • Levan-Vlorë, Berisha e Basha
    miliona euro paradhënie Balliut

    Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me realizimin e projektit të rrugës Levan-Vlorë ka zbuluar shkelje ligjore në shpronësimet, financimin, ritmin e punimeve, respektimin e marrëveshjes me të huajt. Përgjegjës për këtë KLSH bën ish-ministrin Lulzim Basha.

  • Fullani kritikon bankat:
    Po na destabilizoni vendin

    Në një sulm të pashembullt, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka kritikuar ashpër politikën e frenimit të dhënies së kredive, të aplikuar kohët e fundit në vendin tonë nga bankat me kapital të huaj.

  • Qeveria shton fondet edhe për
    rrugën e dytë të Fahri Balliut

    Pas rritjes së fondeve për segmentin Levan-Vlorë me 18 milionë euro, edhe një segment tjetër rrugor, ku gjysmën po e ndërton e njejta firmë fituese, “Alpine”, pas së cilës fshihet sërish botuesi Fahri Balliu, i afërt me qeveritarët, ka përfituar shtesë fondesh. Bëhet fjalë për segmentin Fier-Tepelenë.

  • Euro, në nivelin më të
    ulët në 23 muaj ndaj lekut

    Në tregun valutor të Tiranës valuta e përbashkët evropiane ka shënuar nivelin më të ulët në këmbim me lekun, duke rënë nën kuotën e 137 lekëve për një euro.

  • Spanja rrit TVSH-në me 3%
    për të plotësuar kushtet e BE

    Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy deklaroi rritjen me 3% të TVSH-së, mes masave të tjera shtrënguese që do të kursejnë 65 miliardë euro nga buxheti publik. Kështu taksa për çdo shitje shkon në 21% të vlerës. 3.5 miliardë euro do të shkurtohen vetëm nga fondet e pushtetit lokal.

  • "Loja" me HEC-et në Mat e Bistricë
    që i interesojnë Austrisë e Francës

    Në mënyrë të papritur, METE ka shtyrë ditën e djeshme për dy muaj procesin e dorëzimit të ofertave për katër hidrocentrale të kapacitetit mesatar në Mat dhe Bistricë, të dalë në privatizim. Për procedurën është ruajtur heshtje nga qeveria, megjithëse është deklaruar shprehje interesi nga Austria dhe Franca.

  • Kriza, 30 miliardë euro
    ndihmë bankave spanjolle

    Ministrat e Financave të eurozonës ranë dakord për lëvrimin e një fondi shpëtimi prej 30 miliardë eurosh për bankat spanjolle në vështirësi. Vendimi duhet të miratohet edhe nga parlamentet e vendeve përkatëse dhe mendohet që fondi do të jetë gati për shpërndarje në fund të këtij muaji.

  • INSTAT: Ekonomia bie me 0.2%
    Industria dhe Ndërtimi në pikiatë

    Ekonomia shqiptare ka shënuar një rënie në masën 0.2 për qind në fund të marsit 2012, krahasuar me fundin e tremujorit të parë të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011, rënia ka qenë edhe më e shpejtë, duke u ulur me 1.2 përqind, njoftoi sot INSTAT-i.

  • Eurokriza, Qipro: Më mirë
    ndihma e Rusisë se ajo e BE

    Për herë të parë, një vend anëtar i Bashkimit Evropian deklaron se, për të kapërcyer situatën e krizës, po shqyrton mundësinë e marrjes së ndihmës nga jashtë BE-së.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv