Ekonomi

  • Samiti i Bashkimit Evropian i javës së kaluar nuk solli asnjë rezultat, ndërkohë që në Eurozonë janë duke u ndërmarrë iniciativa të shumta, por edhe duke u shqyrtuar shumë skenare për vendimet që do të merren dhe që do të japin një rrugëzgjidhje çështjes greke
  • Liderët e vegjël zvogëlojnë Europën

    Kur Xhorxh Soros përpara 14 viteve bëri parashikimin- profeci se fuqitë e tregut, po qe se lihen krejtësisht të lira, mund të nxisin rënien e sistemit kapitalist, askush nuk i dha rëndësi. Liderët europianë u vërtetuan se ishin jo në nivelin e pritshëm, të pazotët të përballonin kërcënimet dhe të ndërtonin shtëpinë europiane.

  • Olldashi jep titujt e parë
    ekzekutivë për pronarët në Durrës

    Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi ka ndarë dje 30 urdhrat e parë ekzekutivë në qytetin e Durrësit, për pronarë, shtëpitë e të cilëve ishin zënë prej dekadash nga qiraxhinj, që detyrohen të lirojnë këto banesa në përputhje me Aktin Normativ të miratuar pak kohë më parë nga qeveria e Kuvendi.

  • Forumi ekonomik Shqipëri-Maqedoni
    Berisha: Duhet treg i përbashkët

    Kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë zhvillimit të forumit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë e Maqedonisë se do të vazhdojë me investimet në vend edhe pse borxhi mbetet i njëjtë që prej vitit 2008, i cili shkon në 60 përqind. Berisha theksoi se “çdo qindarkë e borxhit të marrë ka shkuar vetëm për investime.”

  • Buxheti 2013, Berisha do t’i
    “blejë” me lekë të majtët

    Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm duket shumë qartë përdorimi i “koeficientëve“ në akordimin e fondeve për bashkitë kryesore të vendit, kryesisht në zona që kërkohet të joshen nga qeveria në fushatën e zgjedhjeve.
    Pyetje- përgjigje për fondet e pushtetit vendor

  • P/Buxheti “rrëzon” Parlamentin
    e ri, investimet 10 herë më pak

    Zonja Topalli edhe vitin e ardhshëm nuk do të ketë fatin të gëzojë një seli të re, të premtuar nga kryeministri Sali Berisha për 100-vjetorin e Pavarësisë. Jo vetëm këtë vit qeveria nuk ishtë në gjendje të siguronte fondet e duhura, por, madje, as vitin e ardhshëm nuk parashikohen fare fonde për një gjë të tillë.

  • Bode kundër Berishës: S'arrijmë
    dot rritjen e parashikuar!

    Për herë të parë, ministri i Financave pranoi hapur se objektivi për rritjen ekonomike gjatë vitit 2012 nuk do arrihet, duke marrë një pozicion të ndryshëm nga Kryeministri Berisha, që dy javë më parë ishte shprehur se rritja do të ishte shumë pranë parashikimeve të qeverisë.

  • Paketa fiskale, çfarë ndryshon te taksat

    Ka kaluar dje paketa fiskale në mbledhjen e qeverisë, ku përfshihen edhe projektligje që prekin sistemin e taksave. Aty pranohet dështimi me decentralizimin fiskal, ndërkohë që i lihet më shumë afat vetëdeklaruesve për të ardhurat

  • Mashtrimi: Buxheti 2013, më i madhi,

    Kryeministri Berisha dje ka pohuar një fakt të paqenë, duke thënë se buxheti i vitit të ardhshëm është më i madhi historikisht. Këtë frazë ai e përdor çdo vit kur kalon në qeveri apo në Kuvend ligji më i rëndësishëm i shtetit.

  • Pr/buxheti 2013 nesër në kom. e
    Ekonomisë, borxhi publik 62.6 %

    Konferenca e kryetarëve po diskuton pr/ligjin për buxhetin e vitit 2013. Sipas zv ministrit të Financave Nezir Haldeda parashikohet që rritja ekonomike të jetë 4 %. Ligji për menaxhimin e buxhetit parashikon një borxh publik jo më të lartë se 60%.

  • Gjoba 5-fish për mosdeklarimet e
    punonjësve,kafeja, dogana zero

    Synimi është rritja me pesëfish e masës së gjobave që aplikohet në raste të konstatimit të punonjëvse të pasiguruar. Akciza e kafesë së pjekur nga 140 lekë zbret në 60 lekë për kilogram.

  • Raporti i Bankës Botërore për
    taksat, Shqipëria e fundit në rajon

    Banka Botërore ka publikuar raportin e saj të përvitshëm “Të paguash taksat”. Shqipëria është e 160-a në renditjen totale, duke qenë larg shteteve të tjera të rajonit. Në vend të parë në renditjen totale janë Emiratet e Bashkuara Arabe.

  • Greqia e falimentuar, Athina
    kërkon zgjidhje nga Eurogrupi

    Gjakftohtësia ka pasuar nervozizmin, revoltën dhe shqetësimin e mëngjesit të ditës së mërkurë të qeverisë greke, pas përgënjeshtrimit të rezultateve që ajo priste për marrjen e një vendimi për administrimin e borxhit grek nga mbledhja e djeshme e Eurogrup.

  • Ish-ministri i financave, Angjeli:
    Projektbuxheti 2013, jorealist

    Ish-ministri i Financave, prof.dr. Anastas Angjeli, president i Universitetit Mesdhetar të Tiranës ka deklaruar dje se projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, i hartuar nga qeveria Berisha, nuk është realist.

  • Qeveria "fshesë" për 1 mijë
    punonjës, Nishanit rritje page

    Projekti i buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm parashikon të largojë nga puna rreth 1 mijë punonjës, ndërkohë që premton rritje pagash e pensionesh. Ndërkohë, paga e presidentit të Republikës për vitin e ardhshëm rritet me 2 mijë lekë në muaj.

  • ERE shtyn pas 16 dhjetorit
    vendimin për rilicensimin e CEZ

    Licensa për furnizimin publik me pakicë skadon më 25 janar 2013, ndërsa ajo e shpërndarjes është më afatgjatë dhe skadon më 25 janar 2038.

  • CEZ vendos të kërkojë
    garancinë 60 mln euro nga BB

    CEZ Group njoftoi se ka vendosur të martën të kërkojë dëmshpërblim nga shteti shqiptar, që mbulohet nga një garanci bankare e garantuar prej Bankës Botërore

  • Telemjekësia, Vodafone
    merr çmimin e Ekselencës

    Kompania Vodafone mori çmimin e Ekselencës për Përgjegjshmërinë Sociale në Shqipëri për vitin 2012 për projektin e Telemjekësisë përmes Celularit që është duke u zhvilluar në Shqipëri. Cmimi nga Forumi i katërt i Telekomunikacionit në Shqipëri “Infocom Albania”.

  • Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekom
    shpallet "Menaxheri i vitit"

    Forumi i katërt i Telekomunikacionit në Shqipëri “Infocom Albania” zhvilloi sot një aktivitet në ambientet e Hotel “Sheraton” në kryeqytet, gjatë zhvillimit të të cilit nderoi me çmime dy nga kompanitë e telekomunikacionit që operojnë në Shqipëri, Albetelekom dhe Eagle Mobiel.

  • Konflikti me CEZ, qeveria merr
    avokat "Patton Boggs"

    Negociatat mes kompanisë çeke energjetike CEZ- Shpërndarje. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka propozuar heqjen e licencës për kompaninë, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë ka pajtuar tashmë një studio ligjore të huaj për ndjekjen e procesit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv