Kronikë

  • Prezantohet paketa e penale. Kjo paketë e cila hyn tashmë në fuqi, është cilësuar si më e ashpra në 20 vjet. Dënime të ashpra për gjakmarrjen, dhunën në familje, armëmbajtjen pa leje. Halimi: Nga 1 tetori do funksionojë Gjykata Administrative.
  • MASH njeh 700 diploma për
    studentë që mbaruan jashtë

    Publikohet lista emërore e aplikantëve që kanë mbaruar jashtë dhe duan të njehsojnë diplomën e shkollës së lartë me atë të sistemit shqiptar. MASH: Të vijnë e t’i tërheqin.

  • MASH: Shkollat tona
    nuk kanë kushte

    Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar ka vëzhguar 21 shkolla në vendin tonë, ku ka rezultuar se jo vetëm mungojnë palestrat, dhomat e zhveshjes apo ngrohja, por në laboratorët e disa prej tyre, ka ende reagentë kimikë të skaduar, të mbetur që pas viteve 90-të, të cilat, IKAP rekomandon që duhen larguar.

  • Presidenti dekreton 6 prokurorët do
    jenë pjesë e stafit të Adriatik Llallës

    Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emrat e gjashtë prokurorëve që do të jenë pjesë e stafit të Adriatik Lllallës në Prokurorinë e Përgjithshme. Emrat janë propozuar pak ditë më parë nga vetë Llalla ndërkohë që ai do të zgjedhë mes dy emrave për kreun e Zyrës së Hetimit.

  • Fier, dështon numërimi elektronik
    instalohen pajisjet manual‏e

    Megjithëse nuk e ka pranuar akoma zyrtarisht, KQZ-ja ka dështuar në zbatimin e numërimit elektronik në Qarkun e Fierit. Në Vendin e Numërimit të Votave pranë KZAZ-së Nr.60 që i përket bashkisë Fier, janë instaluar pajisjet e numërimit manual.

  • Korçë, pranga 60 vjeçarit, kreu
    vepra të turpshme me të mitura

    Sipas uniformave blu ndaj 60 vjecarit, Hoxhaj ka bërë kallzim një komshi i tij, i cili e ka akuzuar se i ka ndjekur vajzën 16 vjecare me iniciale E.D, duke i thënë fjalë provokuese dhe banale.

  • Raporti i KE: Azilkërkuesit nga
    Shqipëria, këtë vit 74% më shumë

    Është rritur me 74 për qind numri i kërkuesve të azilit nga Shqipëria dhe nga Bosnja dhe Hercegovina me 51 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo shifër del në Raportin më të fundit për gjendjen e kufijve Shengen, që e publikoi sot Komisioni Europian.

  • Vlorë, eksplozivi në pallatin e
    Kollozit jo me telekomandë

    Pak metra nga vendi, ku ndodhi shpërthimi, në katin e 10-të të pallatit 12-katësh, ku banonte kreu i PD-së së Vlorës Ardian Kollozi është gjetur një pjesë fitili. (Foto: Kollozi psa shpërthimit)

  • Vlorë, konsullata italiane feston
    67-vjetorin e Republikës 

    Konsullata italiane ka përkujtuar 67-vjetorin e kalimit të Italisë nga Monarki në Republikë. Në kuadër të kësaj dite, konsullata e përgjithshme Italiane në Vlorë organizoi një pritje në portin e jahteve në Orikum , ku morën pjesë personalitete të njohura të vendit, si dhe përfaqësues të lartë të konsullatës italiane. 

  • Interpoli sjell në Shqipëri, një të
    kërkuar për  vrasje nga Cakrani

    Interpoli ka ekstraduar sot nga Londra për në Shqipëri, shtetasin shqiptar Ilirian Nuri Zeqaj, 41 vjeç, nga Cakrani i Fierit. Zeqaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjyakata e Fierit në vitin 2000 për vrasje me paramendim për hakmarrje.

  • Peqin, përplasen dy makina,
    2 të vdekur, njëri pedagog

    Në fshatin Paulesh të Peqinit ka ndodhur një aksident me pasojë dy të vdekur. Një automjet, i drejtuar nga Arben Poroçani është përplasur me një automjet të drejtuar nga Dashamir Leka për shkak të shpejtësisë. Kanë vdekur të dy personat në fjalë. Poroçani ishte pedagog në universitetin "Aleksandër Xhuvani".

  • Tiranë, arrestohet 26-vjeçari
    dhunoi fizikisht të atin

    Uniformat blu të komisariatit numër 2 në kryeqytet, arrestuan në flagrancë shtetasin Ivi Mata, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 26-vjeçari ka dhunuar fizikisht të atin, pasi ka shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi.

  • Bashkia: Te Liqeni kënd sportiv
    nuk do të priten pemët

    Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një kënd sportiv në Parkun kombëtar të Liqenit. Sipërfaqja është e rrethuar me rrjetë prej 3 ditësh, në vendin ku kryqëzohet rruga që shkon nga Diga te Kisha e Shën Prokopit me rrugën që zbret te Garda e Republikës.

  • Elbasan, vjedhin kamionin
    arrestohen 2 autorët, 1 në kërkim

    Dy shtetas nga qyteti i Durrësit kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur një kamion, ndërsa është shpallur në kërkim dhe një i tretë.

  • Tiranë, banorët e pastrehë
    përleshen sërish me policinë

    14 familjet e mbetur pa strehë të banesën trekatëshe në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet janë përleshur sërish me punonjësit e policisë private orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi disa punëtorë janë futur në objektin, ku një pjesë prej tyre banojnë, për të vazhduar prishjen.

  • Durrës, identifikohet i mbyturi
    Donte të shkonte në Greqi me not

    Identifikohet kufoma e gjetur në plazhin e Durrësit tek zona e njohur si “Apolonia”. Ai quhet Ilir Cuni, banues në Tiranë, 41 vjeç. Para dy ditësh, ai ka telefonuar familjarët e tij dhe iu ka bërë me dije se do kalonte me not kanalin e Korfuzit, për të shkuar në Greqi. Kjo pasi ishte deportuar nga Greqia kohë më parë.

  • Lushnje, aksident nga shpejtësia
    makina del nga rruga, 1 i vdeku

    Aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur në aksin Lushnje – Rrogozhinë sot pasdite. Një makinë ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe e prej së cilës ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Beqir Boci nga Elbasani.

  • Ish-kryeprokurorja Ina Rama do
    të hetohet për shpërdorim detyre

    E larguar pak kohë më parë nga drejtimi i organit të akuzës, Kryeprokurorja Ina Rama këtë herë pritet të hetohet nga ish vartësit e saj për “shpërdorim detyre”. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën penale të ish kreut të prokurorisë së kurbinit Bardhyl Shehu, për një hetim

  • Goditi me gur makinën e Berishës
    2 ditë në qeli, e nën mbikqyrje

    Petrit Hoxha, personi që qëlloi me gur makinën e Kryeministrit pas mitingut elektoral në Burrel, mori sot nga gjykata masën e sigurisë me "detyrim paraqitje". Vendimi pas qëndrimit 48 orë në komisariat.

  • Bashkia hap sallon bukurie për fëmijët
    INSTAT 54 mijë fëmijë në punë

    Bashkia e Tiranës ka akorduar një grant prej 2500 dollarësh për të hapur një sallon bukurie për fëmijët e kryeqytetit. Por ajo që është më e çuditshme në këtë rast është fakti se çfarë mund të bëjnë fëmijët në një sallon bukurie. Salloni “Baby – Vip”, ka hapur dyert dje në ditën e 1 Qeshorit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv