Kronikë
-
Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se pasditen e kësaj të marte, në Elbasan është arrestuar një shofer i dehur në masën 2.18 mg/l, norma më e rëndë e regjistruar gjatë këtij viti në Shqipëri.
27 Nëntor 2018, 19:01 -
Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/ Ekspozohet harta e rrallë detare, Rama: Sjell veprën e gjallë të heroit tonë
27 Nëntor 2018, 18:50Harta e siguruar nga Biblioteka Qendrore e Romës, është sjellë në Shqipëri nga Alberto Cutillo, ambasadori i Italisë dhe do të ekspozohet për dy javë në Qendrën për hapje edhe Dialog në Tiranë. Harta e cila daton që më 1455 dhe që ishte e zhdukur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet më pas në një depo dhe në terriorin shqiptar ka përdorur toponimin “Scandrebeco”.
-
Denoncimi i Nikollaq Neranxit: Në Himarë po grabiten pronat e banorëve, projekti për Rikualifikimin Urban, i paligjshëm
27 Nëntor 2018, 18:29Biznesmeni dhe kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave të Himariotëve, Nikollaq Neranxi, ka denoncuar sot se fadromat kanë punën për projektin e Rikualifikimit Urban të Himarës, që sipas tij, prek pronat e banorëve të Himarës dhe po bën grabitjen e tyre.
-
Grushta dhe goditje në trup dhe fytyrë, rrihet kur po kthehej në zyrë punonjësi i OSHEE-së
27 Nëntor 2018, 17:53Përgjegjësi i grupit operativ të OSHEE, Prrenjas është sulmuar për shkak të detyrës. Reshit Karriqi është goditur me grushte dhe mjete të forta në fytyrë e trup, ndërsa agresori i identifikuar si Artan Kokonozi është shoqëruar në komisariat.
-
Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën, dhjetra makina dëmtohen nga kalimi në trafik-ndarëse
27 Nëntor 2018, 17:55Makinat kanë kaluar mbi trafik-ndarëse për të marrë kthesën pasi banorët kanë bllokuar rrugën tek Unaza e Re.
-
Kërkohet si dëshmitare për vrasjen në ish-Bllok, urdhër ndalimi për Elvana Gjatën
27 Nëntor 2018, 16:51Vendimi i Gjykatës lidhur me këngëtaren Elvana Gjata vjen pasi kjo e fundit nuk u paraqit vullnetarisht dhe as nuk u gjet në adresat e deklaruara nga vetë ajo, brenda afatit 30 ditor për të dhënë dëshminë e saj lidhur me ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok.
-
Banori i Astirit: E mendoja Veliajn si njeriun më të keq në Shqipni, por sot takova një zotni
27 Nëntor 2018, 16:29Një banor i zonës së Astirit, Ukë Idrizi Çelkolaj e vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për gatishmërinë e tij për t'u ulur për bisedime me banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës së Astirit që të ulen të bisedojnë me të e të mos sillen në mënyrë të dhunshme, pasi sipas tij, kjo nuk është zgjidhja e problemit.
-
Prodhonin gur gëlqeror në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, pesë persona nën hetim
27 Nëntor 2018, 15:38Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për prodhimin e gurit gëlqeror në zonën e mbrojtur.
-
Gara për kreun e KLSH-së/ Gjyqtarja Vitore Tusha para Komisionit të Ekonomisë
27 Nëntor 2018, 15:27Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, propozuar nga Meta për të marrë kreun e KLSH-së, ka raportuar sot para Komisionit të Ekonomisë. Tusha ka thënë se nën drejtimin e saj, KLSH do të jetë një institucion i pavarur.
-
Veliaj takon banorët e Unazës së Re: Mund të rritim bonusin e qirasë, PD e pafytyrë, se e bëri vetë projektin
27 Nëntor 2018, 14:32Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Veliaj u shpreh se zbatimi i projektit do ta kthejë këtë segment të Unazës në një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave.
-
Moti i keq përfshin vendin, pezullohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi
27 Nëntor 2018, 14:23Përkeqësimi i sotëm i motit ka bërë që trageti Vlorë-Brindisi të pezullojë lundrimin.
-
'Unaza e Re', del lista e 107 subjekteve që përjashtohen nga procesi i legalizimit (EMRAT)
27 Nëntor 2018, 14:06ALUIZNI ka publikuar listën me 107 pronarët që përjashtohen nga procesi i legalizimit të banesave të ndërtuara në zonën e "Astirit" të cilat preken nga projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhë".
-
'Unaza e Madhe'/ Veliaj: Elektroshtëpiake për familjet që po sistemohen në banesat sociale, një fillim i ri edhe për qytetin
27 Nëntor 2018, 13:3150 familje që po sistemohen në banesat e reja sociale, kanë përfituar sot pajisje elektro-shtëpiake nga një kompani e cila i është bashkuar së fundmi nismës së ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, për të kompletuar banesat ku do të strehohen ato që do të preken nga projekti i "Unazës së Madhe".
-
Plagosja e polices, Ministria e Brendshme: Do të ndërpritet importi i kapsollave, ja dëmet që mund të shkaktojnë (VIDEO)
27 Nëntor 2018, 13:40Në Shqipëri nuk do të tregtohen dhe as do të përdoren më kapsolla. Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë kapsollat dhe çdo person do të arrestohet nga Policia nëse i mban ato. Ndërkohë nëpërmjet eksperimenteve Ministria e Brendshme tregon me video se kapsolla është në gjendje të të pres gishtat nëse shpërthen në dorë.
-
Presidenti Meta dekoron ish-ambasadorin e SHBA-ve, Arvizu me titullin e lartë “Meritë të veçanta civile”
27 Nëntor 2018, 13:06Presidenti Ilir Meta dekoroi sot ish ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Ceremonia u mbajt në institucionin e Presidencës në prani të shumë personaliteteve shqiptare.
-
‘Nuk qëllova, por u futa poshtë tavolinës’/ Lirohet nga burgu miku i komandos që vrau në ish-Bllok
27 Nëntor 2018, 12:56Hoti deklaroi se nuk ka qëlluar gjatë kohës kur ishte në lokal pasi sapo kishte parë dy personat me armë ishte futur poshtë tavolinës nga frika. Në ngjarjen e 5 tetorit, Geldo Hoti ishte në tavolinë së bashku me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin.
-
Panë 'El Classico-n' me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda çojnë në gjyq tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit
27 Nëntor 2018, 12:27Gjyqtarët Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri akuzohen se në tetor të vitit 2014 kanë udhëtuar në Spanjë, për të parë ndeshjen Real Madrid – Barcelona, ndërsa paratë janë paguar nga një biznesmen i cili ishte në proces civil dhe po shqyrtohej pikërisht nga këta gjyqtarë.
-
Izolimi i kokave të krimit në burg, Gjonaj te ‘Ligjet’: Regjimi, jo më i gjatë se 1 vit (Detajet)
27 Nëntor 2018, 12:10Në ligj specifikohet se me kërkesë të të dënuarit ose të paraburgosurit, pas një periudhe njëvjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave ndaj të dënuarit ose të paraburgosurit.
-
Ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 persona në Kukës dhe Tropojë
27 Nëntor 2018, 11:40Janë arrestuar këtë të martë nga policia 3 persona të cilët ishin shpalluar në kërkim ndërkombëtar në Kukës dhe në Tropojë.Të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, “Kultivim i bimëve narkotike”,” plagosje” dhe “ vjedhje me dhunë”
-
Plagosja me armë mbrëmë në Tiranë, autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër (Detaje)
27 Nëntor 2018, 11:5655-vjeçari Urim Vata është pronar i një pike bastesh, ndërsa rezulton pa asnjë precedent penal, prandaj dyshohet se ka qenë një ngatërresë e autorëve. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës ku ndodhi ngjarja për të shkuar në gjurmët e autorëve.