Kronikë
-
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet seanca kundër Dritan Dajtit, mësohet se ai është larguar nga salla e gjyqit duke kërkuar rrëzimin e vendimit për gjykimin e tij pa avokat. Por, gjykata nuk e pranoi kërkesën e tij.
Historiku i gjyqeve ndaj Dritan Dajtit 8 Prill 2013, 10:16
-
Tropojë, Liqeni i Fierzës 296.10 m
8 Prill 2013, 09:57
shkarkimet nga HEC do vazhdojnëNiveli i ujit në HEC e Fierzës në orët e mëngjesit është 296,10 metër nga 296 që është niveli maksimal. Kjo e ka bërë të dosomsdoshmë shkarkimin e ujrave, një proces që do të vazhdojë për një kohë ende të pacaktuar.
-
Shkodër, 6000 ha tokë nën ujë
8 Prill 2013, 09:27
Oboti në gjendje emergjenceMbi 6000 ha tokë janë nën ujë, 28 shtëpi të përmbytura dhe 700 banesa të izoluara, për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit. Shkarkimet nga hidrocentralet vazhdojnë. Në Obot të komunës Ana e Malit shpallet gjendja e emerngjencës. (Foto: Fshati Trush i përmbytur)
Situata u rëndua nga hapja e portave të HEC Fierzë
FOTO/Fshati Trush nën ujë
FRD: Fondet për favore personale -
Arrestohet Elson Murataj për
7 Prill 2013, 21:55
plagosjen që shkaktoi në dhjetoArrestohet nga sektori kundër Krimeve të Rënda, 22 vjeçari Elson Murataj si autor i plagosjes së shtetasit Anderson Haroku.
Ngjarja ka ndodhur në 21 dhjetor të vitit 2012. -
Policia arreston Halit Shahinin
7 Prill 2013, 20:24
për vrasjen tek "Siri Kodra"Policia ka arrestuar Halit Shahinin, një 51 vjeçar të shumëkërkuar prej saj për vrasjen e një shtetasi të quajtur Bujar Barçi. Vrasja ka ndodhur në 12 shkurt të këtij viti në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Arrestimi është kryer nga Sektori kundër Krimeve të Rënda dhe ai i operacioneve speciale.
-
Policia godet tifozët e "Tiranës"
8 Prill 2013, 11:13
për thirrjet kundër BerishësPas disa orësh shoqërim policia ka lënë të lirë tifozat e "Tiranës". Policia reagoi ashpër ndaj tifozëve, pasi disa prej tyre lëshonin thirrje kundër Berishës e Qeverisë. tv "A1 Report!" transmetoi pamjet ekskluzive të momenteve ku disa prej tifozëve shoqërohen nga forcat speciale, dhe mbi një duket qartë që ushtrohet dhunë.
Video eskluzive e tv "A1Report!" -
Arrestohet zetoristi pa patentë,
7 Prill 2013, 16:09
që shkaktoi vdekjen e 2 gravePolicia e Korçës ka arrestuar shoferin e zetorit me rimorkio, që shkaktoi vdekjen e dy grave gjatë transportit të tyre përmes lumit Devoll. Ai quhet Spiro Nizami Zyfi, 36 vjeç, banues në fshatin Dobranj-Devoll dhe nuk dispononte leje drejtimi.
Kalonin përmes Devollit me zetorin "urë", mbyten dy gra -
Rritja e pagave për prokurorë
8 Prill 2013, 07:07
e gjyqtarë të enjten në parlamentMinistri i Drejtësisë informoi dje në profilin e tij në facebook se Parlamenti do të shqyrtojë sot projektligjin për rritjen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Por zyra e shtypit e Parlamentit informoi sot në mëngjes se seanca do të mbahej të enjten.
-
Librazhd, makina bie në lumë
7 Prill 2013, 10:49
burrë e grua i shpëton policiaShënohet një tjetër aksident automobilistik në urën e Murrashit, pjesë e aksit Librazhd- Elbasan, në vendin ku katër ditë më parë humbi jetën një çift i ri të porasmartuarish. Çifti është shpëtuar nga një patrullë policie që kalonte aty pranë rastësisht.(Foto: Pamje nga vendi ku ndodhi sot aksidenti)
4 ditë më parë në Shkumbin u mbytën 2 persona -
Fierza hap portën, rëndohet
7 Prill 2013, 17:27
situata e përmbytjeve në ShkodëNë territorin e Shkodrës sipërfaqja nën ujë i kalon 4500 ha tokë. Fierza ka arritur pikën kritike të 296 m dhe hapet porta e tretë e shkarkimit. Në Trush rrezikohet të përmbytet ujësjellësi dhe transformatori 3500 kilovoltsh.
-
Kuliçaj, vrasësi i balerinës, i
8 Prill 2013, 07:32
afërm i zv.drejtorit të PolicisëPolicia deklaron se ka identifkuar autorin e vrasjes dhe bën publik vetëm inicialet A.K pa dhënë të plotë, identitetin e tij, por mësohet se emri i tij është Artur Kuliçaj dhe është i afërm i Zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj, me origjinë nga i njëjti fshat, Buçaj i Tropojës. Arrestohet shoku i tij Edon Bajraktari.
Vrasja e Soniles të shtunën/ VD -
Mblidhet grupi i emergjencës
7 Prill 2013, 02:00
për lumenjtë dhe kaskadatSituata hidroenergjetike është nën kontroll. Kjo është deklaruar dje, pas mbledhjes së grupit të punës për përballimin e situatave emergjente që mund të krijohen në sektorin elektroenergjitik dhe sektorët e tjerë të ekonomisë nga reshjet dhe prurjet e mëdha nga lumenjtë dhe kaskadat.
-
Kombinat-Kinostudio, Bashkia:
7 Prill 2013, 03:00
Do të vendosim urbanë të rinjBashkia e Tiranës menjëherë pas publikimit të shkrimit në gazetën “Shqiptarja.com”, në të cilin thuhej se punonjësit e parkut të udhëtarëve, përfshi këtu e linjën e transportit publik Kombinat-Kinostudio, se të hënë do të bllokojnë këtë linjë , për arsye se kanë 4 muaj pa marrrë pagat, ka përzgjedhur operatorin e ri.
-
Makina e mbeturinave përplas
6 Prill 2013, 22:51
motorin, vdesin burrë e gruaSHKODER / Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në lagjen Bahçallëk. Makina e mbledhjes së mbetjeve ka qenë duke ecur mbrapa duke përplasur motoçikletë në të cilën udhëtonin Zenel Bajrami, 55 vjeç nga Vukatana dhe Satbere Bajrami 47 vjeç.
-
Elbasan, 25-vjeçari goditet 11
6 Prill 2013, 22:42
herë me thikë, s’dihen motivetNjë person është plagosur me thikë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në zonën e Universitetit. Mësohet se viktima është shtetasi Dardan Krasniqi 25-vjeç.
-
Vrasja e balerinës, Dream City
6 Prill 2013, 17:42
disko ku shkojnë edhe gjykatësitTeksa “Dream City” njofton frekuentuesit e tij se për shkak të hetimeve që po kryhen në lidhje me vrasjen e balerinës, diskoteka do të qëndrojë e mbyllur për një javë, qytetarët shprehen se nuk është rasti i parë që në këtë klub nate shënohen incidente të tilla.
Gjyqtari me Porsche dha në 5 minuta, pafajësi për 21 Janarin -
Shqiptarët e arratisur nga Trikala
6 Prill 2013, 17:10
Në ndjekje, dhe antiterrori grekPolicia greke ka deklaruar ditën e shtunë se për të përbën çështje nderi kapja e tetë të arratisurve nga burgu i Trikalas dhe sidomos i dy kriminelëve, të cilët vranë me kallashnikov një 25-vjeçare greke përpara disa ditësh gjatë një përleshjeje me policinë në Istmia të Korinthit.
-
Ngacmoi minorenen, Gjykata e
6 Prill 2013, 16:09
Tiranës lë në burg 59-vjeçarinDy ditë pas arrestimit në fshatin Pinet të komunës Ndroq, Xhavit Biduli, ka dalë para togave të zeza në Gjykatën e Tiranës. 59-vjeçari është lënë në burg dhe pse avokati i tij ka kërkuar një masë lehtësuese për klientin e tij.
-
Projekti për Bulevardin, Bashkia e
6 Prill 2013, 02:50
Tiranës do paguajë 200 mln lekëNë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës që do të mblidhet në 9 prill pritet të miratohen disa projektvendime ndër të cilët është edhe ai i grantit nga shteti i Katarit për financimin e zbatimit të Projektit “Zgjatimi i Bulevardit verior dhe Rehabilitimin e Lumit të Tiranës".
-
Kalonin mes përmes Devollit
6 Prill 2013, 12:48
me zetorin "urë", mbyten 2 graTë kalosh mes përmes lumit Devoll me mjete transporti si zetor, apo eskavator ishte e vetmja mënyrë për të lëvizur që banorët e fshatit Braçaj, një fshat i thellë të Devollit, pasi mungonte një urë. Mirela e Elena Zyfi humbën jetën pasi rimorkio e zetorit në të cilën udhëtonin së bashku me rreth 20 persona të tjerë u përmbys. (Foto: Zetori i përmbysur)
FOTO/ Jeta e vështirë e banorëve të fshatit Braçaj