Kronikë

  • Arrestohet shtetasi Denis Cengeli, i cili rreth një muaj më parë (11 gusht) aksidentoi për vdekje 2 motrat Hekurani, ndërsa mbeti e plagosur rëndë nëna e tyre. Autori u largua nga vendi i aksidentit. Policia vuri 5 mijë dollarë për informatorin. Motrat u aksidentuan teksa bënin shëtitjen e zakonshme të mbrëmjes në trotuar.
  • Avokati i Popullit: Të gjithë fëmijët
    kanë të drejtën të arsimohen

    Avokati i Popullit duke uruar një vit të mbarë për të gjithë fëmijët tërheq vëmendjen tek fëmijët e familjeve të ngujuara dhe tek ato që lypin për shkak të vështirësive ekonomike apo tek fëmijët me aftësi të kufizuar.

  • Gjakmarrja, Nëna: Më ndihmoni
    të çoj fëmijët në shkollë

    NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Zhurma në oborret e shkollave, buqeta me lule, urime, buzëqeshje dhe lot. Kjo është atmosfera e orëve të para të mëngjesit në ditën e parë të shkollës. E kundërta ndodh fatkeqësisht me 700 fëmijë të familjeve në ngujim që nuk shkuan dot në shkollë. Kamera e Tv A1Report, vizitoi sot njërën prej familjeve të ngujuara.
    Avokati i Popullit: Të gjithë fëmijët kanë të drejtën të arsimohen
    Fëmijët romë në Korçë pa tekste

  • "Prifti-Beqiraj", Gjykata e Lartë:
    Videopërgjimi s'është provë

    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, shpalli sot pavlefshmërinë si provë të videos së përgjimit, ku ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti, shfaqet duke ndarë 70 mije euro, së bashku me zëvendësin e tij Leonard Beqiraj. Më 12 shtator, prokuroria do deklarojë nëse do pushojë dosjen apo jo

  • Fëmijët romë në Korçë pa tekste
    shkollore, në Tiranë nisi sot shpërndarja

    Fëmijët e komunitetit romë dhe egjiptianë në qytetin e Korcës,ndryshe nga të gjithë bashkëmoshatarët e tyre e kanë nisur ditën e parë të shkollës pa libra. Basha: Në Tiranë u regjistruan 300 fëmijë të këtoij komuniteti.

  • Elbasan, dasma u kthye në mort
    vriten vëllai dhe kunati i dhëndrit

    Ajo që duhej të ishte ceremonia më e bukur e jetës për Jani Dushkun dhe nusen e tij të re u kthye në mort mbrëmjen e djeshme në fshatin Jagodinë të Elbasanit. Arrestohen pas mesnatës dy vëllezërit autorë, ishin fqinjë. Policia: Ishin në gjëndje të dehur. Vëllai i dytë i dhëndrit sillet urgjentisht në Spitalin Ushtarak.

  • Nuk ka ilaç, vdes pacientja me
    leucemi, nënë e 4 fëmijëve

    Një paciente me leucemi kronike, ka ndërruar jetë në fund të gushtit në QSUT, për shkak se mjekimi që ajo përdorte që prej dy vitesh nuk i jepte rezultatet. Shoqata e pacientëve akuzojnë se nëse në listën e re të barnave me rimbursim, që rrëzoi qeveria, do të ishte futur një medikament i ri 52-vjeçarja do ishte ende me fëmijët e saj.

  • Berisha: Shkollat me internet
    Rama: U rrit analfabetizmi

    NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 600 mijë nxënës në të gjithë vendin, nisin sot vitin e ri shkollor 2012-2013. Kryeministri në Lezhë inauguron një shkollë 9 vjeçare: Gjimnazisti në fund të maturës të jetë poliglot. Rama uron nga Twitter: Ne në qeveri do i rikthjemë autoritetin mësuesit. (Foto: Sot në mëngjes në shkollën Bajram Curri)
    Ngujimi, 700 fëmijë s'ulen në banka

  • Tiranë, shkëmbim zjarri mes 2
    grupe të rinjsh, banorët në panik

    Gjashtë të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Kongresi i Lushnjës”. Plumbat e pistoletave kanë goditur një makinë tip ford të parkuar pranë vendit të ngjarjes, e cila fatmirësisht nuk kishte njeri brenda.

  • Elbasan, dasma kthehet në mort
    një i vdekur, dy të plagosu

    Një dasmë është krhyer në mort në fshatin Jagodinë të Elbasanit. Gjithcka nisi me një debat mes dy dasmorëvë, të cilët ishin nën efektin e alkoolit, dhe përfundoi me një të vrarë me thikë dhe dy të plagosur.

  • Policia Bashkiake nuk ndalet
    vijon përndjekja e romëve

    Nuk ndalet përndjekja e policisë bashkiake të Tiranës ndaj komunitetit rom.  Një video e xhiruar me celular nga gazetarja e A1 Report, mbrëmjen e sotme në rrugën “Shyqyri Peza” në zonën e Alliasit, tregon se si dy punonjes te policisë bashkiake kane ndaluar pranë një të moshuari rom dhe i marrin të gjithë mbetjet që ai kishte mbledhur.

  • Ngujimi, rreth 700 fëmijë
    nuk mund të nisin shkollën

    Rreth 700 është numri i fëmijëve që për shkak të ngujimit nuk mund të nisin vitin e ri shkollor. Shifrat janë bërë publike nga komiteti i pajtimit mbarëkombëtar, pas ekspeditës disa ditore, përmes së cilës synohet lirimi i grave dhe fëmijëve nga ngujimi.

  • Kundër "Bankers Petroleum", aksi
    Roskovec-Fier bllokohet nga banorët 

    Banorët e fshatit Zharrëz në Fier kanë protestuar duke bllokuar rrugën nacionale Roskovec-Fier. Shkak për këtë protestë është bërë një shpërthim i fuqishëm i kryer nga kompania “Bankers Petroleum” që ka në pronësi zonën naftëmbajtëse të Marinzës.

  • Aksioni, bllokohen 35 thertore
    të jashtëligjshme në Durrës

    Task Forca ka bllokuar në orët e para të ditës së djelë në Qarkun e Durrësit rreth 35 thertore dhe subjekte që tregtojnë mish në mënyrë të paligjshme, në anë të rrugëve nacionale. Operacioni i bllokimit është drejtuar nga prefekti i Qarkut Genc Alizoti dhe Drejtori i AKU-t ne këtë Qark, Gëzim Ylli. Kasapët: "Kemi licensë, paguajmë taskat".

  • Elbasan, bllokohen 157 motorrë e
    113 automjete pa dokumenta

    Në kuadër të masave të marra për sigurinë e qarkullimit rrugor duke marrë shkas dhe nga ditët e fundit, nga ana e shërbimeve Komisariatit te Policisë Elbasan si dhe të Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Elbasan, është hartuar një Plan-Masash për identifikimin dhe bllokimin e tyre, por edhe te automjeteve të cilët nuk disponojnë dokumentacionin përkatës. (Në foto, motorrët e bllokuar)

  • Prrenjas, gjendet i vdekur turisti
    gjerman, policia nis hetimet

    Një pushues gjerman në Shqipëri ka humbur jetën në mënyrë krejt të dyshimtë në qytezën e Prrenjasit. I shoqëruar me 2 persona të tjerë, po gjerman, udhëtonin me një mjet tip furgon kampingu, ndërsa kishin vendosur të pushonin në Prrenjas. Fjeti jashtë, vdiq në mënyrë të dyshimtë. Policia nis hetimet për gjetjen e shkaqeve.

  • Nesër nis viti i ri shkollor
    Tafaj: Festime për 100 vjetorin

    Ditën e hënë në të gjithë vendin nis viti i ri shkollor 2012-2013. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit do të jenë mbi 35 mijë nxënësit që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës duke u regjistruar në klasën e parë.

  • Do merrnin nusen, makina e
    krushqve del nga rruga, 3 rëndë

    Një autoveturë tip Benz, në të cilën udhëtonin tre pjesëtarë të së njëjtës familje, ka dal nga rruga në aksin rrugor Kukës - Has. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Tregtan, të Bashkisë së Krumës. Ishin duke udhëtuar në një kolon makinash me krushq.

  • Studimi, vrasjet dhe vjedhet
    janë trefishuar nga viti 2008

    Vjedhjet, vrasja, plagosjet janë në rritje që prej vitit 2009. Studimi i organizatës IDM hedh dritë mbi rritjen e frikshme të krimit dhe treguesve se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim nëse reagimi i strukturave shtetërore do mbetet i njëjtë.

  • Vrasja e gjyqtarit në Vlorë, gruaja:
    Ende as hetime dhe as arrestime

    RREFIMI DRAMATIK I ENKELEDES / Bashkëshortja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ka hapur që dje dyert e shtëpisë, për të pritur ngushëllimet lidhur më 1 vjetorin e vrasjes së burrit të saj. Nëna e dy fëmijëve shprehet se ndihet e rrethuar nga miq dhe të afërm të Skerdit, por që pas një viti dhimbja e saj është e madhe, pasi nuk di asnjë gjë rreth autorëve që organizuan vrasjen e Skerdilajd Konomit. (Në foto Skerdilajd Konomi dhe bashkëshortja, Enkeleda)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv