Kronikë
-
Një nënë e re shqiptare, 19-vjeçare, ka vdekur gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes, pak orë pasi kreu një lindje natyrale në spitalin e Venezia-s. Marsida Vogli (foto), me banim në Noale kishte sjellë në jetë atë pasdite vajzën e saj dhe gjithçka dukej se kishte shkuar rregullisht. 20 Korrik 2012, 21:11
-
Itali: Aksidentoi për vdekje
20 Korrik 2012, 19:38
4 francezë, 21 vjet burg shqiptaritGjyqtarët italianë kanë dënuar me 21 vjet dhe 4 muaj burg shtetasin shqiptar Ilir Beti, 37 vjeç, i cili gushtin e vitit 2011 shkaktoi një aksident me fuoristradën e tij që po ngiste në gjendje të dehur ku humbën jetën 4 të rinj francezë dhe mbeti i plagosur një tjetër.
-
Kavajë: Faturonte kredi
20 Korrik 2012, 19:08
false, arrestohet 59-vjeçariOperacioni i policisë së Kavajës “Kredia fallco” ka vënë në pranga 59-vjeçarin Daut Beu, i cili akuzohet për 5 vepra penale.
-
Heroinë nga Shqipëria, pranga
20 Korrik 2012, 17:33
bosit shqiptar, sekuestrohet vilaPolicia italiane ka arrestuar një grup trafikantësh, të cilët merreshin kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe grabitje me dhunë.
-
Kukësi pa ujë, qytetarët
20 Korrik 2012, 13:55
dhe opozita në protestëQindra banorë të qytetit të Kukësit, por edhe fshatrave rreth tij, kanë protestuar sot përpara institucioneve shtetëore si Bashkia, Prefektura dhe Këshilli i Qarkut për mungesën e ujit të pijshëm.
-
Masakra në Pukë, familjarët e
20 Korrik 2012, 17:09
viktimave: Si na injoroi PoliciaKur t’ju qëllojnë na merrni me telefon. Kjo është ndihma që Policia e Shtetit i ka ofruar familjes Markaj pasi përfaqësues të kësaj të fundit kanë kërkuar ndihmë pranë autoriteteve pasi ndjeheshin të kërcënuar nga familja Përmarkaj pas një sherri mes tyre. Dëshmia e pabesueshme vjen nga Bardhok Markaj në një intervistë për TV A1Report.
-
Ballauri: Ndaj romëve bashkia
20 Korrik 2012, 13:51
po ushtron diskriminim të hapuElsa Ballauri, Kryetarja e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut reagon ndaj videos së publikuar nga A1 Report duke e quajtur veprim diskriminimi të hapur ndaj komunitetit rom nga ana e bashkisë së Tiranës.
-
Bllokohen në Bari 21 ton mbetje
20 Korrik 2012, 13:13
Do vinin pa leje në ShqipëriRreth 21 ton mbeturina jo të rrezikshme që ishin drejtuar drejt Shqipërisë, janë ndaluar dhe sekuestruar në portin e Barit, ndërkohë që ishin vendosur në 56 thasë në një kamion të destinuar nga bari drejt Durrësit.
-
Pronarja e vilës: Kërkoj zgjidhje
20 Korrik 2012, 12:49
Bylykbashi më kërcënon me jetëAltina Caco, nëna 36 vjeçare, tregon për A1Report tentativat e studios përmbarimore të vëllait të deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Bylykbashi, tentativat e saj për tu hedhur nga kati i tretë i vilës, si edhe kërcënimet e djemve të ish pronares së truallit, ndaj së cilës i ka shlyer detyrimet financiare, pasi e ka blerë tokën.
-
Fillon muaji i Ramazanit
20 Korrik 2012, 12:02
Topi uron myslimanëtSot, myslimanët në të gjithë botën nisin muajin e Ramazanit-muajin e agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira. Autoritetet fetare dhe ato politike në Shqipëri e Kosovë u urojnë të gjithë besimtarëve myslimanë në vend një agjërim të lehtë, ndërsa kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit dhe respekti në shoqëri.
-
Avokati i Popullit: Fshehu konfliktin në
20 Korrik 2012, 10:47
Pukë, të ndiqet penalisht shefi i KomisariatitInstitucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar Prokurorisë së Pukës që të ndjekë penalisht shefin e Komisariatit të këtij qyteti si dhe pezullimin e tij nga detyra për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 29 qershor në fshatin Qelës ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën katër të tjerë.
-
Vazhdon "Gjuetia" e romëve, ja
20 Korrik 2012, 08:57
video e 2-të e policisë bashkiakeNjë tjetër video vërteton aksionet speciale të policisë bashkiake të drejtuar nga drejtori Florenc Hoxha për të sekuestruar dhe bllokuar ngarkesat metalike dhe me kanaç që mbledhin romët për t’i shitur për skrap për të siguruar mbijetesën.
Nje tjetër operacion u ndërmor të mërkurën
VIDEO- Florenc Hoxha pengon gazetarin e Shqiptarja.com
Debate dhe në Këshillin Bashkiak të së enjtes -
Rruga e Elbasanit, s'ka leje
20 Korrik 2012, 08:20
mjedisore,zbardhet gjoba 10mlnAgjencia Rajonale e Mjedisit ka ndëshkuar me gjobë në vlerën 1 milionë lekë të reja, drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Vendimi është marrë, pasi nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se kjo drejtori ka nisur punimet për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit pa marrë më parë leje mjedisore.
-
Vlorë, pranga 3 mjekëve
19 Korrik 2012, 17:46
Falsifikonin tenderat e ilaçeveTre mjekë janë arrestuar sot nga policia e Vlorës për falsifikim dokumentash të tenderave të medikamenteve për një kohë më shumë se dy vjeçare, duke përfituar kështu shuma të mëdha financiare në mënyrë të jashtëligjshme.
-
Gjirokastër, i vihet flaka
19 Korrik 2012, 14:02
mbeturinave, shpërthejnë fishekëtPolicia dhe forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke bërë të mundur evakuimin e 10 familjeve që ndodheshin pranë zonës së rrezikut ndërkohë që ka nisur puna për shuarjen e flakëve.
-
Avaria e 3-të në rrjetin furnizues
19 Korrik 2012, 12:58
Durrësi pa ujë që nga mëngjesiTubacioni kryesor me diametër 700 mm, që furnizon qytetin e Durrësit me ujë nga ujësjellësi i Fushë Kuqes, është çarë në orët e para të mëngjesit.
-
Punimet te Rruga e Elbasanit
19 Korrik 2012, 10:58
Bashkia nuk ka dhënë lejenEdhe pasi kanë prerë pemët parkut e kombëtar të Tiranës, është sheshuar muri rrethues i varrezave të Dëshmorëve dhe së shpejti edhe ai i Pallatit të Brigadave, bashkia e Tiranës është e paqartë se kush duhet ta jepte lejen për nisjen e punimeve: Ajo vetë apo KRRTRSH-ja.
-
Babai merr hakun e djalit 9 vjeç
19 Korrik 2012, 08:01
vret në Tiranë të atin e autorëveVrasja sot në mëngjes te "Hoxha Tahsim". Policia është vënë në ndjekje të një automjeti me të cilin dyshohet se është larguar autori i krimit, i identifikuar si Jetmir Llani, i cili është i ati i vogëlushit. Viktima është qëlluar me dy plumba.(foto nga vendi i ngjarjes)
Një ditë pas vrasjes u arrestua njëri prej autorëve
Më 4 korrik u arrestua djali i dytë i viktimës -
Kërcënimet e Florenc Hoxhës
18 Korrik 2012, 22:14
Debat në Këshillin BashkiakKonflikti mes Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit egjiptian ka ndezur debatet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Këshilltari socialist Aldrin Dalipi dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kanë replikuar ashpër në lidhje me këtë çështje, duke u ndalur konkretisht në kërcënimin e kreut të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, ndaj këshilltarit socialist Florjan Pullazi, i cili doli në mbrojtje të këtij komuniteti.
-
Policia Bashkiake "gjueti"
19 Korrik 2012, 10:42
ndaj romëve edhe gjatë natësPolicia Bashkiake e Tiranës ka nisur aksione speciale përgjatë gjithë natës për të sekuestruar dhe bllokuar ngarkesat metalike që mblidhen nga romët. Në një video ekskluzive gazeta Shqiptarja.com dhe TV A1 Report kanë mundur të filmojnë mëngjesin e së mërkurës rreth orës 01:30 vetë kreun e Policisë Bashkiake Florenc Hoxha që drejtonte ekipin për bllokimin e romëve.