Kronikë

  • Tragjedia e trefishte në Shëngjin duket se e ka zanafillen ne një konflikt të hershem për trashëgiminë e shtëpisë së lëne nga prindërit
  • Sekuestrohen 6 pistoleta
    në kufirin Shqipëri - Kosovë

    Sekuestrohen armë e municione në kufirin Kosovë-Shqipëri. 6 pistoleta të tipit Barretë si dhe 4 pako me fishekë I janë gjetur në automjet një 38 vjecari, që I mbante pa leje. Sipas policisë së Kukësit, bëhet e ditur se poseduesi I arnmëve është 38 vjecari Artur Gjini, lindur e banues në fshatin Stojan të Burrelit. Ai ka tentuar që të hyjë në territorin e Shqipërisë përmes Pikë Kalimit Kufitar të

  • Lezhë, palgoset me armë 38 vjeçari

    Gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 22:15 një plagosje me armë ka ndodhur në ambientet e spitalit të Lezhës. Anton Recaj është plagosur me armë nga dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi, por janë identifikuar nga policia, e cila është vënë në ndjekje për ti arrestuar. I plagosuri Recaj

  • Zjarri shkrumbon mobilerinë,
    dëmtohen edhe tre banesa

    Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një punishte druri në zonën e tregut të madh, në rrugen “5 maji” në Tiranë. Flakët e zjarrit rrezikuan edhe 3 banesa pranë kësaj punishteje. Per shruajen e tyre u perfshine zjarrfikeset e Tiranes, Durresit dhe Fushe-Krujes.

  • Reportazh/ Impianti i mbetjeve
    në Sharrë që la romët pa bukë

    Vendgrumbullimi i mbeturinave në Sharrë, duket se është kthyer në një biznes mjaft fitimprurës. Ndryshe nga disa muaj më parë, kur secili punonte për hesap të vet, firma e re që ka ardhur ka vendosur rregulla të forta dhe pagesa minimale. Ndërsa pak metra më tej është ngritur një pikë e madhe grumbullimi, që ka zhdukur të gjitha të tjerat që ishin në Sharrë.

  • Gjobat, Ministria e Brendshme
    kufizon policët e Bashkisë

    Udhëzimi i firmosur nga zv.ministri Avenir Peka imponon kritere strikte për procedurën e vënies së gjobave. Polici duhet të njoftojë qëndrën në kohë reale, duhet të plotësojë një formular të posaçëm për gjobën dhe duhet që Brenda 24 orësh të njoftojë pronarin e makinës.

  • Tiranë, Brraka pa energji prej
    orësh, banorët e shqetësua

    Banorët e Brrakës në Tiranë që që prej mbrëmjes së djeshme vujanë nga mungesa e energjisë elektrike.

  • Aksident tragjik në Kukës
    Dy të vdekur, 3 të plagosu

    Dy të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, në Kukës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 km larg qytetit të Kukësit, në aksin rrugor Morinë-Kukës.

  • Zjarr në mobileri, plagoset
    bashkëpronari, 30 milionë dëme

    Një mobileri në rrethin e Krujës është përshkuar nga zjarri në orët e para të mëngjesit, me pasojë plagosjen e njërit prej bashkëpronarëve të saj dhe me rreth 30 milionë dëme materiale.

  • Policia bllokon hyrjen në
    Lazarat, 12 të shoqërua

    Vazhdon aksioni i Policisë në parandalimin e kultivimit të kanabisit në Komunën e Lazaratit. Forcat e Policisë së Gjirokastrës, të mbështetura edhe nga FNSH dhe Delta Force kanë patrulluar në aksin rrugor Kordhocë deri në brendësi të fshatit Lazarat me qëllim bllokimin e çdo automjeti që transporton ujë, pleh organik apo baltë për në fshatin Lazarat me qëllim kultivimin e kanabisit, si dhe për bllokimin e fuqisë punëtore që tenton të hyjë në Lazarat për këtë motiv.

  • Shëngjin, polici masakron
    familjen e motrës, vetëvritet

    Rreth orës 6.30 të mëngjesit, 48 vjecari, Aleksandër Prendi, polic në burgun e Shën Kollit ka qëlluar për vdekje motrën, burrin e motrës me nënshtetësi italiane, ndërsa ka plagosur nipin e vogël. Efektivi i policisë i ka dhënë fund tragjedisë duke vrarë veten. (Në foto: Banesa ku ka ndodhur tragjedia)

  • Korçë, zjarri në Kapshticë
    rrezikon linjën e tensionit të lartë

    Rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme pranë pikës kufitare të Kapshticës në Korçë është lokalizuar një zjarr, i cili është përhapur në përmasa të konsiderueshme në pak minuta. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja

  • Gjirokastër: Arviziu përuron
    projektin amerikan në Gjirokastë

    Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një tur takimesh dhe vizitash në qytetin e Gjirokastrës të cilat kanë patur në qendër promovimin e trashëgimisë kulturore. Ai ka qenë i ftuar nga Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës, një OJQ lokale që merret me trashëgiminë kulturore. Arvizu mes të tjerash ka shprehur angazhimin e palës

  • Bulqizë, 500 kg eksploziv
    në automjet, pranga 36 vjecarit

    Arrestohet në flagrancë me 500 kilogram eksploziv. Policia e Bulqizës ka vënë në pranga shtetasin Sabah Tolja, 36 vjec. Arrestimi i tij është kryer në flagrancë, në dalje të qytetit të Bulqizës, ndërsa udhëtonte drejt vendit të njohur si Zona D, ku shfrytëzohet minerali i kromit.

  • Rreziku nga municionet e
    Luftës, në Berat ndërhyn Ushtria

    Rrezikshmëria e prezencës së shumë municioneve të mbetura që prej Luftës së Dytë Botërore në një fshat të rrethit të Beratit ka bërë që të ndërhyjnë sot Qendra e Asgjësimit të Municioneve.

  • Djeg ullishten për të hequr
    mbeturinat, vdes 67-vjeçari

    Një 67-vjeçar në fshatin Nivicë të Sarandës ka gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të ndezur nga ai vetë, për të djegur disa mbeturina në një plantacion me ullinj në këtë fshat.

  • Arvizu inauguron biletat
    elektronike në Butrint

    Parku i Butrintit, prej ditës së sotme, ka filluar së aplikuari sistemin e ri të biletave për të gjithë vizitorët që kërkojnë të sodisin pasuritë e këtij vendi arkeologjik.

  • Itali, kapet skafi me 250 kg
    marijuanë, pranga 2 durrsakëve

    Guardia di Finanza e Brindisi-t ka sekuestruar gjatë natës 250 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy skafistë shqiptarë, 32 dhe 25 vjeç, të dy nga Durrësi, që akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Autoritetet italiane kanë bllokuar gjithashtu edhe motoskafin e përdorur për trafikun e lëndëve narkotike.

  • Krimi i organizuar, optimizmi i
    ministrit Halimi në minorancë

    Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duket se ka qenë në minorancë sot gjatë tryezës së zhvilluar mbi gjendjen e krimit të organizuar në Shqipëri.

  • Çifti Qatipi: Autorët do të
    kenë ngatërruar adresën

    Çifti Qatipi, në banesën e të cilëve shpërtheu një sasi lënde eksplozivi që solli vetëm dëme materiale, mohon të ketë lidhje me ngjarjen kriminale. Sipas Shqipe Qatipit ajo e përjashton mundësinë se ngjarja të ketë ndodhur për arsyen e shikimit të filxhanit të kafesë, por shton se autorët e krimit mund të kenë ngatëruar adrresën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv