Kronikë

  • Lorenc Dybeli, (ne foto) njëri nga tre akisionerët e kompanisë “Montelifre” ku rezultonte anëtar dhe shtetasi Italian Giorgo Salvade i përfshirë në skandalin e mashtrimit dhe falcifikimit të diplomave, pohon se ai nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën kriminale të këtij personi.
  • Familja braktis gruan që
    vrau burrin e të dashurin

    Braktiset në paraburgim 31-vjeçarja që vrau bashkëshortin dhe të dashurin në qytetin e Tropojës. Shtetasja Manjola Dollapaj është transferuar drejt paraburgimit në Tiranë, pesë ditë pas krimit të dyfishtë që ndodhi në qytetin verior të Tropojës.

  • Të shtënat në stadium, Sula qëlloi
    me pistoletë, Akuza: Ishte lodë

    Deputeti Dashnor Sula ka qëlluar me pistoletë lodër brenda banjës që ndodhet në dhomën e zhveshjes së albitrave dhe vëzhguesit të federatës. Ky është një presion dhe kërcënim i hapur me armë ndaj tyre, edhe pse pistoleta ka qënë lodër.

  • Ndalohet makina me  170 kg
    kanabis, ikën shoferi

    Sekuestrohen në Gjirokastër 170 kg mariuanë si dhe automjeti që transportonte lëndën narkotike, por postbllokut policor i shpëton drejtuesi i automjetit. Droga që transportohej nga një i ri nga Lazarati kishte destiancion Greqinë. (Në foto: droga e sekuestruar në Sofratikë)

  • Dhimbja për vdekjen e djalit
    58 vjeçari tenton të vetëdigjet

     VLORE/Për rreth 30 minuta e gjithë zona e Skelës në Vlorë ka mbajtur frymën. Një 58  vjecar i lyer me benzinë dhe thikë në dorë ka kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes.58 vjecari po kalonte një periudhë të rëndë depresioni për shkak të vdekjes së parakohshme të djalit të tij. (Në foto: 58 vjecari i ulur në lulishten e Skelës i lyer me  benzinë )

  • Tiranë, vrasja e palestinezit në
    sy të djalit të vogël, ja pistat

    Atentati ndaj shtetasit palestinez Anwar Rizik, numrit dy në Fabrikën e Çimentos në Fushë Krujë, dje në mëngjes, ka ndodhur në sytë e djalit të tij të vogël. Rizik, ishte djali i ish-shefit të Partisë Popullore Palestineze. Pas vrasjes së palestinezit, policia kërkon filmimet, bëhet ekspertizë tritolit
    (Në foto banesa ku ndodhi shpërthimi dhe Anwar Rizik)

    Palestinezi ishte djali i ish- kreut të Partisë Popullore Palestineze
    Fabrika e çimentos, Konflikti 12 vjeçar mes pronarëve dhe banorëve

  • Tiranë, përplasje mes policisë
    dhe të rinjve të FRESSH-it

    Debate të forta dhe përplasje mes të rinjve të FRESSH dhe efektivëve të policisë të komisariatit numër 2 në Tiranë. Kjo ka ndodhur ndërsa të rinjtë socialistë kanë parkuar furgonin e tyre dhe policia ka ndërhyrë duke bërë debat në lidhje me vendparkimin, dhe duke deklaruar se është jashtë rregullave.

  • Ambasada italiane: Bossi
    tentoi të legalizonte diplomën

    Renzo Bossi ka tentuar që të legalizojë në Itali diplomën e marrë në Universitetin Kristal në Shqipëri por ka tërhequr kërkesën në prill të këtij viti, pasi në vendin fqinj kishin nisur hetimet ndaj Lega Nord. Lajmi bëhet i ditur nga Corriere.it që citon një letër që Ambasada italiane në Tiranë i ka dërguar Prokurorisë së Milanos.
    Mediaset e Il Giornale i referohen Shqiptarja.com
    Diploma e Troftës, sekuestro në Itali

  • Fiton azil familja
    e shqiptarit qe deshmoi per FBI

    Familja e Edmond Demirajt, shqiptarit që kishte bërë një marrëveshje me FBI për qëndrimin në SHBA, nëse dëshmonte kundër një krimineli shqiptar, duket se ka fituar betejën për të siguruar azil politik në SHBA. Associated Press duke ju referuar avokatëve, shkruan se familja shqiptare e Edmond Demirajt ka fituar azilin politik, pasi administrata e presidentit Obama do të lejojë që ata të mbeten në Shtetet e Bashkuara.

  • Boom azilkërkuesish shqiptarë
    Suedia: Situata është serioze

    Ambasada e Suedisë në Tiranë është shprehur “shumë e shqetësuar” për shkak se “gjatë dy javëve të fundit numri i azil kërkuesve shqiptarë në Suedi është rritur ndjeshëm”. Për këtë arsye Ambasada ka sqaruar përmes një komunikate për shtyp se informacionet që qarkullojnë në lidhje me një ofertë për azil nga ana e Suedisë janë të pavërteta.

  • Talasemia, në vendin tonë
    rreth 300 mijë bartës të sëmundjes

    Rreth 8-9 % e popullsisë në Shqipëri është bartëse e sëmundjes së talesemisë në vendin tonë. Kjo është bërë e ditur sot në ditën botërore të talasemisë. Strukturat shëndetësore kanë bërë apel për më shumë vëmendje në informimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje.

  • Halimi: Forconi sigurinë
    në burgje, luftoni abuzuesit

    Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kërkoi sot gjatë analizës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të forcohet siguria e sistemit dhe të luftohen abuzuesit. “Raportet evidentojnë se kemi evoluim pozitiv në nivelin e menaxhimit në burgje. Kemi absolutisht një rritje te performancës në trajtimin e të dënuarve”, tha Halimi.

  • Mjekët: Pacientët na
    i japin lekët me dëshirë

    Kardiologjia 48-vjeçare Silvana Menaj dhe laborantja 46-vjeçare, Dhurata Trako janë arrestuar dje nga policia e Tiranës, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën merrnin ryshfete nga pacientët. Mësohet se ata merrnin 2-3 mijë lekë të reja për një EKG zemre, nuk i regjistronin pacientët në shtrim dhe shmangnin laboratorin e analizave në QSUT duke i referuar në privat.

  • Plazhi i Gjeneralit, Pronat, pafajësi 7 të pandehurve

    Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm 7-të të pandehurit e skandalit të “Plazhit të Gjeneralit”, ku mes të cilëve ishte dhe biznesmeni i ndërtimit Alban Xhillari dhe ish-kreu i AKKP-së Tunxh Vatnikaj.

  • Sekserët e diplomës kompani në Tiranë

    Italiani i arrestuar në dhjetor 2011, Giorgo Salvade dhe Arben e Lorenc Dybeli, prej dy vitesh kishin rregjistruar në QKR një kompani të quajtur “Montelifre” e cila operon në shumë fusha, nga diplomimi i studentëve te import-eksporti dhe madje edhe te shitja e lëndëve plasëse.

  • Eksploziv bunkerëve,
    marrin hekurin për skrap

    Shkatërrojnë me eksploziv bunkerët për të marrë hekurin për skrap, por përfundojnë në prangat e policisë. Kjo është njoftuar sot nga policia e Korcës e cila ka arrestuar shtetasit Emiljano Dapshi 18 vjec dhe Anesti Biba 18 vjec, të dy banues në Leskovik – Kolonjë.

  • Shkodër, vidhen 10 km kabëll
    banorët e komunës Bogë pa energji

    Qindra banorë në komunën Bogë të komunës së Shkrelit prej më shumë se një javë janë pa energji elektrike. Burime të policisë të Malësisë së Madhe bëjnë të ditur se përsona të paidentifikuar kanë vjedhur kabllin elektrik, të 21 shtyllave të energjisë elektrike që furnizon këtë zonë turistike

  • Sharrë, banorët përleshje me
    Policinë: S'duam romët

    Përleshje mes policisë dhe banorëve të zonës së Sharrës, të cilët kundërshtojnë strehimin e 8 familjeve rome në ish-repartin ushtarak në këtë zonë. Banorët e Sharrës bllokuan rrugën, duke mos lejuar kalimin e automjeteve të policisë. Kjo ka shkaktuar dhe përplasje të forta mes palëve. Banorët e Sharrës pretedojnë pronësinë mbi këtë zonë, ku ndodhet ish-reparti ushtarak dhe për këtë arsye kundërshtojnë strehimin e romëve aty. Pas rreth dy orë konflikti romët janë transportuar me furgon policie.

  • Vrau të moshuarin grek, pranga
    në kufi 30 vjeçari shqipta

    I kërkuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende, sapo ka kaluar doganën shqiptare është ndaluar në atë greke, në tentativë për tu futur në Greqi. Ai akuzohet se në 14.12. 2006 në një fermë në Kostur të Greqisë, në bashkëpunim me të vëllanë ka goditur me sende të forta në kokë një 67 vjeçar grek, duke i shkaktuar vdekjen.

  • Xhelozi në azil, i moshuari godet
    me thikë mikeshën 66 vjeçare

    Një krim pasioni ka ndodhur në azilin e të moshuarve në Kavajë. 66 vjeçarja Sulltane Muharremi është plagosur rëndë më thikë nga miku i saj 69 vjeçar, Maliq Tafaruçi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv