Kronikë

  • Shqiptari 47 vjecar detyrohet dhe t’i kthejë Zyrës së Punës dhe Mirqenies shumën prej 497.385 korona (rreth 60 mije euro), shumë të cilën e ka marrë neto që nga shtatori i vitit 2007 duke përfituar nga pagesa për raporte mjekësore. ( ne foto pasaporta falso e shqiptarit)
  • Rrëfimi i Gushit: Grabitja vetëm
    3 min, kush vononte vritej

    I arrestuari i natës së të enjtes është i denjë për një film horror. Një vrasës që planifikonte gjithçka, dhe shumë preciz në atë që bënte. Një vrasës i ftohtë dhe pa mëshirë.

  • Nishani: E papërkulur
    ndërhyrja e policisë për drejtësi

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani, përgëzoi sot forcat e policisë për punën e kryer në dy arrestimet e djeshme në Tiranë dhe Vlorë falë së cilës u vunë në pranga dy shumë të kërkuar. “Ofruam të gjithë infrastrukturën hetimore për investigimin”, shpjegoi Nishani, duke e cilësuar atë si “profesional”.

  • Gruaja e argjendarit: Autori të vritet, siç vrau

    Burbuqe Sinanaj, bashkëshortja e Rrapo Sinanaj, argjendarit që u ekzekutua në muajin Tetor të 2011 në argjendarinë e tij thotë se një ditë autori do gjendet i vdekur për shkak se haku do i meret nga dy vllezërit e Rrapos, që ndodhen në Vlorë. Edhe në mos e vrasin këta, ai një ditë do gjendet i vdekuri.( ne foto argjendaria ku ndodhi vrasja)

  • Shqiptari i burgosur padrejtësisht
    kërkon para nga shteti italian

    Çfarë ndodh nëse dikush akuzohet gabimisht për një krim serioz në një vend të huaj dhe mbahet në burg në Britani ndërkohë që zhvillohen procedurat e ekstradimit. A marrin ata kompensimin në të njëjtën mënyrë si një person i dënuar? Një çështje gjyqësore e cila u hap në Itali këtë muaj, ndoshta do të japë përgjigjet.

  • Universiteti i Durrësit, studentët
    peticion ndaj rektorit: Bën presion

    Studentët e Universitetit të Durrësit kanë kërkuar përmes një peticioni demokratizimin e Universitetit dhe njëkohësisht që “t’i jepet fund presioneve dhe sulmeve të rektorit ndaj pedagogëve, studentëve dhe personelit administrative që kërkojnë të përmirësojnë cilësinë” e këtij universiteti, “por që nuk mendojnë si ai ose nuk e kanë votuar atë gjatë zgjedhjeve.

  • Durrës, 33 vjeçari gjendet
    i vdekur me plumb në krah

    Tridhetë e tre vjecari është gjetur i vdekur, paraditen e sotme, në një kanal pranë fshatit Sallmone, në Shijak. Policia po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Informatori çoi policinë
    te vrasësi i arkëtares

    Më në fund policia ka marë frymë lirisht. Ka qënë një nga informatorët e saj që ka lajmëruar mbi vendodhjen e 37 vjeçarit Viktor Gushi, çka ka bërë që forca të shuma policie të përqëndrohen në zonën ku ndodhet fabrika e këpucëve "Filanto".

  • Policia: Viktor Gushi kreu
    16 krime në 4 vjet 

    Viktor Gushi, autori i vrasjes së arkëtares Eleonora Kalocit, argjendarit Rrapo Sinanaj dhe plagosjes së policit Skënder Elmazi, është autor i 16 ngjarjeve kriminale nga 2008- 2012. Deklarata është bërë në një konferencë shtypi të sapopërfunduar të drejtorit të policisë së Tiranës, Bernand Çaushaj. Ishte frekuentues i kazinove dhe kryente i vetem krimet, Gjatë pasdites policia e ka rikthyer Viktor Gushin në vendin e krimit, ku ka rrëfyer të gjitha detajet e vrasjes.  (Në foto: Viktor Gushi)
    Informatori çoi policinë te vrasësi i arkëtares
    Monstra Gushi, i braktisur edhe virtualisht
    Nishani: E papërkulur ndërhyrja e policisë për drejtësi
    SONDAZH - E ndjeni veten të pasigurtë në Tiranë?

  • Tiranë, ekstradohet nga Italia
    vrau në 2010 në Rubik

    Një 27 vjecar i akuzuar për një vrasje të kryer dy vjet më parë është ekstraduar ditën e djeshme nga Italia. Djaloshi i lindur në Mirditë akuzohet se më 8 janar 2010, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të  Anduel Marku , duke i shkaktuar vdekjen.

  • Berisha përgëzon Policinë
    për aksionet në Tiranë e Vlorë

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, përgëzoi sot Policinë për dy aksionet në Tiranë dhe Vlorë që mundësuan arrestimin e Viktor Gushit dhe Altin Hoxhës. Kjo është përgjigjja ndaj krimit dhe autorëve të tij, theksoi kryeministri.

  • Sulmi te NBG Bank, kapet
    vrasësi Viktor Gushi

    Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos dhe ka arritur të arrestojë autorin e sulmit në filianin e bankës NBG në zonën e Xhamllikut, gjatë cilit humbi jetën arkëtarja Leonora Kaloçi dhe u plagos polici roje i bankës. Policia konfirmoi se Viktor Gushi (foto), 45 vjeç, është autor i disa grabitjeve në Fier e Tiranë dhe se po përgatiste një tjetër në zonën e 21 dhjetorit në kryeqytet.
    Vrasja në bankë në 38 sekonda
    Roja: Leonora iu lut të mos qëllonte
    SONDAZH - E ndjeni veten të pasigurtë në Tiranë?
    Një jetë sa një rrogë - Nga ANILA BASHA

  • Vlorë, policia italiane kap të
    arratisurin Altin Hoxha

    Policia italiane, në bashkëpunim me Interpolin italian dhe atë shqiptare, kanë arrestuar në Vlorë të kërkuarin Altin Hoxha, i cili ishte arratisur janarin e kaluar nga burgu i Regina Coeli, në Romë. Hoxha, i njohur për gjakftohtësinë e tij, quhej nga viktimat si “njeriu me sytë e akujt”. Ai dyshohet për grabitje dhe krime të tjera. Policëve që e prangosën: "Erdhët deri këtu, unë ju njoh!".

  • Plehrat, Berisha: Na damkosin
    dënim ndotësve të mjedisit

    Kryeministri Berisha në takimin me prefektët dhe drejtuesit e qarqeve, u bëri thirrje autoriteteve të qeverisjes vendore të përcaktojnë gropat për grumbullimin e plehrave në zonat e tyre, në mënyrë që të sigurohet pastrimi i të gjithë vendit nga plehrat e hedhura kuturu.

  • Topi: Më shumë vëmendje
    për personat me aftësi të kufizua

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti një përfaqësi të Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara, të përbërë nga përfaqësues të Shoqatës së të Verbërve dhe të Para dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë dhe të kryesuar nga zoti Sinan Tafaj.

  • Pensioni, posta jep
    grafikën e shpërndarjes

    Duke filluar që nga kjo e hënë që po vjen të moshuarit do të kenë mundësi që ta tërheqin pensionin, sipas një grafiku të përcaktuar. Posta Shqiptare ka publikuar të gjithë numrat e sigurimeve shoqërore që ka çdo pensionist, dhe jnë bazë të këtij numri ai duhet të paraqitet në sportelin e caktuar dhe në datën e caktuar për të marrë shpërblimin e pleqërisë.

  • Kërkoi 20 mijë USD, Joti rrezikon 3.6 vite burg

    Prokuroria kërkon dënimin me 3.6 vite burg për ish-kreun e Inspektoriatit Teknik Qëndror Virgjil Joti. ( ne foto) Ky i fundit akuzohet se i ka kërkuar 20 mijë dollarë biznesmenit Ilirjan Brokaj, në këmbim të kryerjes në kohë të analizave të gazit të lëngshëm.

  • Kokaina, policët e infiltruar
    futën në kurth biznesmenët

    Dy agjentë të policies me pseudonimin "Gerti" dhe "Tika" kanë future në kurth Aleksandër Budon dhe Selaudin Bajaramin, të cilët shpërndanin kokainën e cilësisë së parë në zona të ndryshme të Tiranës. Agjentët janë infiltruar si blerës të drogës, dhe më pas kanë bërë arrestimin e dy pronarëve të 1.5 kg kokainë.

  • Shqipëria dixhitale, Berisha:
    Internet falas në çdo fshat

    Kryeministri Berisha gjatë një takimi me prefektë dhe kryetareët e këshillave të qarqeve në vend ka deklaruar se brenda këtij viti në të gjitha fshatrat dhe komunat e Shqipërisë do të happen zyra me internet falas. Ky shërbim, sipas Berishës do të sigurohet nga Posta Shqiptare.

  • Nëna “peng” për drogën
    pranga 27 vjeçari “të irrituar”

    Një 27 vjecar mbante mbyllur nënën në shtëpi nga frika se kjo e fundit do ta denonconte në polici, për drogën që mbante në shtëpi. Ka mjaftuar një moment kur nëna ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar drejt zyrave të komunës për tu ankuar për të birin, që odisea e saj e mankthit të marrë fund. Policia ka arrestuar Thanas Prokon.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv