Kronikë
-
“Jam i shokuar nga fakti që një zyrtar i lartë i qeverisë bën thirrje të dhunohen manifestues paqësorë të komunitetit LGBT”. Është ky reagimi i Boris Dittrich, drejtor për çështjet e komunitetit LGBT në organizatën ndërkombëtare që kujdeset për të drejtat e njeriut, Human Right Watch, në lidhje me deklaratat dhunëshme të zv/ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia. 26 Mars 2012, 19:36
-
Shkodër: Borxhet, vret
26 Mars 2012, 18:27
veten arkitekti Anol DedjaNjë arkitekt i njohur në qytetin e Shkodrës i ka dhënë sot fund jetës. Anol Dedja është vetëvrarë me një armë zjarri në banesën e tij ku ndodhej i vetëm, bënë të ditur burime policore. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme në lagjen “Parrucë” të qytetit Shkodrës. Borxhet e shumta mendohet të jenë shkaku kryesor që e kanë çuar arkitektin e njohur drejt vetëvrasjes.
-
Shoqatat gay padi penale
26 Mars 2012, 18:17
Spahisë për dhunën verbaleZv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, është paditur sot zyrtarisht për dhunën verbale të shprehur pak ditë më parë ndaj komunitetit homoseksual. “Aleanca LGBT” dhe “Pro LGBT” bënë sot një kallzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës” kundër liderit të Partisë Lëvizja e Legalitetit. "Presim hapa konkret nga Qeveria, dhe një reagim nga PS".
-
Punësimi në Itali, nis
26 Mars 2012, 16:51
rregjistrimi i kandidaturaveFillon bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë shqiptare të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrisë italiane të Punës dhe të Politikave Sociale, në fushën e imigracionit dhe të punës.
-
Tirane, kapen hajdutet e
26 Mars 2012, 13:14
basteve sportive, 24 vjedhjeNjë grup kriminal autor i vjedhjes së 24 lokalve dhe basteve sportive është shkatërruar nga policia e Tiranës. Vjedhjet janë kryer brenda 3 muajve te pare te 2012.
-
Bulqizë, 2 minatorë nxirren
26 Mars 2012, 10:39
të asfiksuar nga minieraMinatorët Destan Kola dhe Ymer Koleshi kanë zbritur rreth orës 07: 20 minuta në galerinë e minierës, dhe gjatë punimit për të pastruar frontin janë asfiksuar nga gazrat. Rreth orës 09: 30 minuta 2 minatorët janë nxjerrë nga miniera me ndihmën e shokëve dhe grupit të avari shpëtimit.
-
Berisha: Turizmi, leva jonë
26 Mars 2012, 10:25
kundër varfërisë në vendGjatë fjalës së tij në konferencën kombëtare “Qeverisje vendore e fortë dhe efektive”, kryeministri tha se pavarësishr ecurisë, turizmi ende nuk është aty ku duhet. “Në rast se nuk vërehet dinamikë në mbajtjen e turizmit do etiketohemi si vend që nuk ia vjen të vizitohet”, tha kryeministri.
-
Gratë mbi taracë, batanije për
26 Mars 2012, 23:00
të kaluar natën: Do flijohemiQë prej orës 08: 50 minuta, shtatë gra ndodhen mbi tarracën e një pallati në ndërtim e sipër dhe kërcënojnë se do të hidhen. Gratë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur këtë konflikt pronësie me ndërtuesin e pallatit i cili rrezikon ti lërë në mes të rrugës. "Të na ndihmojë Bujar Nishani: Të kena dhënë votën, vëre dorën në zemër." Ata kanë kryer kallzim penal ndaj ndërtuesit Namik Pelivanit dhe kanë refuzuar ofertën e tij.
-
Pelivan Malaj: Qeveria
26 Mars 2012, 08:34
avokatë kundër prokurorëveKreu i shoqatës së Prokurorëve, Pelivan Malaj e cilëson si tendencioz raportin e ministrisë së Drejtësisë dhe që stregon aspak realitetin e punës së prokurorisë
-
Ministria: Prokuroria të mos reagojë në publik
25 Mars 2012, 18:16Ministria e drejtesise ka reaguar pas Prokurorisë së Përgjithshme duke e kosnideruar reagimin e kësaj të fundit si të panevojshëm: "... reagimi në media për herë të dytë i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, nëpërmjet zëdhënësit të tij, duke përdorur si Shoqatën e Prokurorëve, ashtu edhe Këshillin e Prokurorisë bie ndesh jo vetëm me situatën e fakteve, por edhe me besimin publik tek organi i ndjekjes penale".
-
“Gërdeci”, peticion në Apel
26 Mars 2012, 11:35
"Pa drejtësi, të ikin gjyqtarët"Në deklaratën për median, përpara Gjykatës së Apelit familjarët i bëjnë thirrje Kontrollit të Lartë të Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi tejet të zgjatur. Zamira Durda: Nëse nuk japin drejtësi, gjyqtarët e Apelit duhet të dorëhiqen.
-
Raporti, Prokuroria: Ministria
25 Mars 2012, 15:40
e Drejtësisë shkeli KushtetutënTjetër reagim i ashpër vjen nga Prokuroria në lidhje me raportin që Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Parlamentit, mbi inspektimet e kryera pergjate periudhes 02.12.2010 – 31.01.2012. Këshilli i Prokurorisë akuzon ministrinë e drejtuar nga Eduard Halimi se ka shkelur Kushtetutën. Raporti nuk është profesional, janë manipuluar shifrat e statistikes së prokurorisë dhe perqindjet e prokurorive të kontrolluara dhe ka tendencë negative ndaj prokurorisë.. Ministria e Drejtësisë reagon duke u shqetësuar për reagimin në publik të prokurorisë.(Në foto godina e Prokurorisë së Pergjithshme)
PDF-Deklarata e Keshillit te prokurorise
Dy pyetje 2 përgjigje për Këshillin e Prokurorisë -
Tiranë, u riparuan 85% e rrugëve
25 Mars 2012, 13:32
të hënën nis puna me pusetatBashkia e Tiranës ka ndërhyrë në sistemimin e rrugëve kryesore e dytësore të cilat kishin nevojë për rehabilitim si dhe në mbylljen e pusetave, aty ku janë problematike, sidomos në akset kryesore.
-
21 Janari, prokuroria rekurs:
25 Mars 2012, 12:28
Kume e Kasa në burgArmand Kasa dhe shoferi i Ndrea Prendit, gardisti Margarit Kume do të përballen sërisht me prokurinë, për caktimin e masës së sigurisë. Këtë radhë beteja do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë,në sekretarinë e së cilës prokuroria ka dorëzuar kërkesat për ndryshimin e masave të sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest në burg.
-
Dështon bashkia, tabela
25 Mars 2012, 11:41
e çmimeve s’funksiononNë fund të dhjetorit, bashkia e Tiranës, gjatë kontrolleve që ushtroi mbi tregje për të mos lejuar rritje të çmimeve të produkteve me rastin e festive të fundvitit deklaroi edhe nismën më të re se të gjithë tregtarët, që nga janari do të ishin të detyruar tabelën e çmimeve ku do të ishte shënuar madje edhe origjina e mallit.
-
Tiranë, pensionistët shtypen
25 Mars 2012, 10:55
te sportelet e postësSportelet e pikave të postës shqiptare, ku shpërndahen pensionet edhe gjatë ditës së djeshme kanë qenë të mbushura plot e përplot. Të moshuarit kanë zënë radhë që herët në mëngjes për të marrë shpërblimin e pleqërisë që në fakt duhet ta kishin marrë dy javë më parë.
-
Tenton të mbrojë shtëpinë
24 Mars 2012, 21:58
nga zjarri, vdes i moshuariTentoi deri në fund të mbrojë banesën e tij nga flakët dhe kjo i ka kushtuar jetën sot një të moshuari në një fshat të Pukës. Qamil Maluku kishte vënë re flakët në pyllin pranë shtëpisë së tij dhe pahumbur kohë është përpjekur që ta shuajë atë.
-
Dibër: Armë e tritol në
24 Mars 2012, 19:33
shtëpi, pranga 29-vjeçaritNjë 29-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e qytetit të Dibrës pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një arsenal i vërtetë armësh. Burime policore pohuan se i riu i arrestuar është banues ne fshatin Qafë-Murrë të Dibrës.
-
Itali: Shmanget pengmarrja,
24 Mars 2012, 16:21
pranga tre shqiptarëvePolicia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të cilët po tentonin të merrnin peng vajzën e një biznesmeni italian. Fatmirësisht gjithçka ka mbetur në tentativë pasi Policia e Venezia-s arriti të bllokonte automjetin në të cilin udhëtonin tre shqiptarët me kapuç në kokë.
-
Bleu drogë nga Lazarati
24 Mars 2012, 10:14
kapet i riu me 4 kg hashashPolicia lokale njoftoi mëngjesin e sotëm se Erald Toro, 22 vjeç , lindur dhe banues në Gjirokastër është kapur nga policia pasi kishte blerë një sasi prej 4 kilogramë hashash. Policia është vënë në dijeni për blerjen e sasisë së drogë.