Kronikë

  • Burimet zyrtare thanë se gjatë operacionit të koduar “Liqeni”, janë arrestuar Dëfrim Selko, 41 vjeç dhe Ardian Dhami, 41 vjeç të dy nga Pogradeci, doganier pranë doganës së Tushemishtit, si dhe Arshim Malçellari, 43 vjeç, tregtar. Ata kalonin mallra kontrabandë kundrejt rryshfetit.
  • Media greke: Vidhen në Athinë
    mallrat përfundojnë në Shqipëri

    Gazeta greke "Kathimerini" shkruante dje se mallrat e vjedhura në dyqane të cilat u shkatërruan gjatë protestave që shpërthyen në Athinë, në mes të shkurtit, kanë përfunduar në Shqipëri. ( ne foto pamje nga grabitjet e dyqaneve gjate protestave ne Athine, shkurt 2012)

  • Elbasan, aksidentohet polici
    u përplas nga një makinë

    Një efektiv policie është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Sipas forcave blu, Besim Baha, 43 vjeç, efektiv policie në burgun e Peqinit teksa po udhëtonte me motor është përplasur nga një automjet në rrugën Elbasan- Hajdarëm.

  • Reportazh në Tiranë/ lokalet
    pushtojnë trotuaret e rrugët

    Lokalet kanë pushtuar thuajse të gjitha hapësirat publike në kryeqytet. Jo vetëm hapësirat e gjelbra, por pronarët e tyre nuk ngurrojnë t'i nxjerrin tavolinat dhe karriget në rrugë apo trotuare, duke e bërë të pamundur ecjen normal të kalimtarëve në rrugën e tyre. Ndërkohë që në muajin shtator, bashkia e Tiranës, nisi një aksion për lirimin e hapësirave publike dhe deklaroi se do të vendoste gjoba deri në 100 mijë lekë të reja për të pabindurit. ( Në foto: Lokalet në zonën e ish-bllokut, Tirane)

  • Administrimi urban i Tiranës
    Basha ua beson kinezëve

    Kryebashkiaku Basha priti sot anëtarin e Partisë Koministë të Kinës dhe përfaqësuesin e bashkisë së Pekinit. Basha theksoi se ekspertët më të mirë të urbanistikës shqiptare janë drejt përfundimit të planit urbanistik, ndërsa ka ftuar kinezët të jenë pjesë e administrimit të këtij plani.

  • Vlorë, arrestohet doganieri
    Kaloi mallrat kontrabandë

    Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Dogana” janë arrestuar Eduard Veizaj 41 vjeç, me profesion inspektor dogane, Klevis Brahimaj 19 vjeç, Artan Brahimaj 23 vjeç, me profesion shofer kamioni dhe Florjan Brahimaj 24 vjeç, të katërt banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin ditën e djeshme kanë sjellë dhe kanë kaluar kontrabandë një sasi të konsiderueshme mallrash për të cilat paguhet akcizë.

  • Vlorë, pranga dy të rinjve
    u kapën me 191 kg hashash

    Policia e Vlorës ka sekuestruar sekuestruar 191 kilogramë lëndë narkotike hashash në fshatin Gjormë. Prangosen në banesën e tyre, Demir Xhezmi Selamaj, 22 vjeç dhe Ritvan Xhezmi Çobaj, 19 vjeç.

  • Berisha: Kumbulla e kuqe
    monumenti i vetëm i Ramës

    Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ndërhyrje në Pallatit të Kulturës , një ndërtesë e ngritur në vitin 1966. I shoqëruar nga kryebashkiaku Basha, ministri i kulturës Bumçi dhe këshilltari Neritan Ceka, kryeministri Berisha është njohur me modelet e paraqitura nga skulpturë shqiptarë dhe të huaj për 100 vjetorin e Pavarësisë. Akuza Ramës: “11 vite,pa një vlerë artistike europiane të derdhur diku, përveç kumbullave të kuqe, që nuk bënë kumbulla kurrë.

  • Elbasan, vritet 20 vjeçari
    policia nis hetimet

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur Donald Lamcja se është qëlluar në afërsi të shkollës së fshatit. Polica thotë se ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për vrasjen e 20 vjeçarit.

  • Berisha vizitë nëntetar Pecit
    "Krenarë për djemtë tanë"

    Familja e nëntetar Aleksandër Pecit është sot nga kryeministrit Berisha. Ai ka mbërritur rreth orës 10.30 i shoqëruar nga disa prej këshilltarëve të tij dhe është pritur nga Peci dhe disa prej familjarëve." Jemi krenarë djemtë tanë në Afganistan dhe në të gjitha misionet paqeruajtëse", tha kryeministri.

  • Itali, ekzekutohen 2 shqiptarë
    u qëlluan më kallashnikov

    Mediat italiane nuk japin identitetin e tyre, por bëjnë të ditur se ata janë qëlluar me kallashnikov në Pavia. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë rajonin në kërkim të një automjeti ngjyrë gri, me të cilin mendohet se vrasësi ka lëvizur pas ekzekutimit të dy shqiptarëve. (Në foto: Një prej viktimave në autoambulancë)

  • Vlorë: Ekzekutim me 3 plumba
    vdes në spital 30-vjeçari

    Një 30-vjeçar është qëlluar për vdekje sot në Vlorë, njoftoi policia e qytetit bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen “Pavarësia”. Viktima, Fajton Bani, është qëlluar me 3 plumba nga një shok pas një grindje të çastit, ndërsa ndodhej në automjetin e tij. Mjekët nuk kanë arritur t'i shpëtojnë jetën dhe ka vdekur në spital.

  • Genci Terpo: Shqipëria s' mund
    të zhbëjë adoptimin nga çifti gay

    Komiteti Shqiptar i Birësimeve deklaroi dje se autoritetet shqiptare nuk mund të ndërhyjnë në birësimin e dy fëmijëve me origjinë nga Shqipëria, të cilët prej 11 nëntorit 2011 janë birësuar nga një çift homoseksual në SHBA. Sipas këshilltarit ligjor të Komitetit të Birësimeve, Genci Terpo, birësimi i fëmiëjve në 2003 është realizuar padiskutim në përputhje me ligjin dhe tashmë fëmijët janë të detyruar t'i nënshtrohen legjislacionit amerikan.

  • Skema si bankieri u mori
    308 mijë euro klientëve

    Zbardhet skema se si menxheri i bankës Alpha, Julian Lipe arriti të vjedhë shumën prej 308 mijë euro. Nëpë- rmjet falcifikimeve, kartave të debitit dhe veprimeve të tij ai ka mundur të mashtrojë punonjësit e tjerë të bankës, me qëllim vjedhjen e shumave financiare, vetëm për të luajtur në bastet sportive dhe kazino.

  • Tiranë, myslimanët, sherr
    për imamin e Medresesë

    Kësaj here shkak është bërë një vendim i papritur, i datës 27 shkurt 2012, ku, pa marrë mendimin e askujt, imamit të xhamisë së Medresesë, Lulzim Plloçi, i është komunikuar lirimi nga detyra dhe në vend të tij është emëruar një pedagog i shkollës së medresesë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te besimtarët, por edhe vetë imami i shkarkuar.

  • Shkolla e të verbërve, drejtori
    nxënësve: Jeni kriminelë

    Mësuesit e shkollës "Ramazan Kabashi" kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale mbi nxënësit e verbër që frekuentojnë këtë institucion. Sipas një raporti të "Avokatit të popullit", dhuna e përdorur, megjithëse episodike dhe ka pasur si qëllim disiplinimin e fëmijëve, është e pajustifikueshme, ndaj ai rekomandon trajnimin e stafit se si duhet të sillen me fëmijët.  ( ne foto:Shkolla e te verberve)

  • Tiranë, fitoi lirinë nga Apeli
    i vënë tritol në shtëpi

    Tritol banesës së 32 vjeçarit Lorenc Teranaj. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në rrugën "Siri Kodra" në kryeqytet, ku s'ka pasur asnjë të dëmtuar por vetëm dëme materaile. Policia dyshon se motiv i kësaj ngjarje janë pazaret e drogës, pasi Teranaj në 2011 është arrestuar me 1.2 kg heroine. ( Foto ilustruese)

  • Përplasen motoçikletat
    në Divjakë, një i vdeku

    Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Divjakë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Lajmi është konfirmuar nga policia lokale. Sipas të njëjtit burim, viktima quhet Artan Prifti dhe është 46 vjeç ndërsa personi që mbeti i plagosur quhet Gentjan Xheka.

  • Divjakë: Përplasen motoçikletat
    një i vdekur e një i plagosu

    Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Divjakë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Lajmi është konfirmuar nga policia lokale. Sipas të njëjtit burim, viktima quhet Artan Prifti dhe është 46 vjeç ndërsa personi që mbeti i plagosur quhet Gentjan Xheka.

  • Tiranë, 4 automjete
    përfshihen në aksident

    Katër automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Nga aksidenti mësohet se nuk ka viktima. I vetmi problem shëndetësor raportohet të jetë paraqitur nga një grua shtatzënë e cila udhëtonte në një prej automjeteve të përplasura: ajo ka pësuar një tronditje dhe për këtë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv