Kronikë

  • Operacioni policor “Aplikantja” ka çuar në pranga 4 persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, vulave dhe stampave për prodhimin e pasaportave biometrike.  Policia e kryeqytetit bëri me dije se janë arrestuar: Luan Tetaj, 40 vjeç; Qëndrim beqaj 22 vjeç; Fatlinda Tetaj 18 vjeç dhe Pranvera Lika 62 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
  • Ish administratori: Berisha përfitoi nga fajdet

    Ish administratori Farudin Arapi e cilëson demagogji deklaratën e kryeministrit Berisha për piradimat. Sipas Arapit ka qenë Berisha, i cili pranoi për vite me rradhë që Partia Demokratike të financohej me paratë e shqiptarëve, të mbledhura nga piramidat.

  • Kaosi në zyrat e postës, rradhë
    të gjata për marrjen e pensionit
     

    Radhët e te moshuarve kanë nisur që herët në mëngjes dhe vetëm pas shumë orësh pritjeje, disa prej tyre kanë arritur të marrin në dorë pensionin e tyre. Të irrituar me procedurat e reja, pensionistet tregojnë se nuk mund të tolerojnë asnjë ditë vonesë për marrjen e pensionit, i nevojshëm për të jetuar. ( Në foto: Rradha në zyrat postare në Tiranë)

  • U largua nga burgu i Bënçës
    shqiptari arrestohet në Greqi

    Besnik Kreci, 2 vjet më parë kishte marrë leje në burgun ku vunate dënimin për vjedhje. Por, nuk u kthye më dhe u arratis drejt Greqisë ku edhe u arrestua pak kohë më parë.

  • Bisht-Palla, Çela: Serbët
    do ta bëjnë port jahtesh

    INTERVISTA E PLOTE/ Ish-admirali në karrierë Kudret Çela pohon se kompani të huaja, lakmojnë teritorin e bazës tashmë të mbyllur të Bishtit të Pallës. Ai tregon projektet e këtyre kompanive, projekte këto që janë miratuar dhe nga vetë Ministri I Mbrojtjes Arben Imami. Po ndiqen krahinizmat - tregon - gjithë Gjeneralët nga zona e jugut janë shkarkuar: ministri s'e bën dot pa marë "ok" nga eprori i tij.

  • Sarandë: kapet 300 kg hashash,
    largohen tre transportuesit

    Policia e qytetit të Sarandës ka sekustruar sot 300 kg hashash. Lënda narkotike po trasportohej me mushka nga tre persona, bëjnë të ditur burime nga forcat e rendit. Policia nuk ka mundur t’i arrestojë dhe tashmë tre transportuesit e drogës janë shpallur në kërkim.

  • Xhamia e re, nis përplasja
    Basha: Bëjeni te parku Rinia

    Bashkia e Tiranës i ka ofruar komunitetit Mysliman parkun "Rinia" për të ndërtuar xhaminë e madhe. Fillimisht komuniteti mysliman është treguar optimist për këtë propozim të ri, por në mbledhjen e tre ditëve më parë, myslimanët kanë këmbëngulur që xhamia e re të ngrihet te Namazgjaja, e cila aktualisht është lulishte.

  • Demiri më '95, debati me
    Qaton: Nano, jo në burg

    Më 21 korrik të vitit 1995, dy vjet pas arrestimit të bujshëm, në kryeqytet zhvillohej seanca në ngarkim të ish-kryetarit të PS-së Fatos Nano

  • Aksidenti, vdes fëmija 2 vjecar
    prindërit dërgohen në spital

    Aksidenti tragjik ka ndodhur në aksin Kalimash – Kukës. Policia bëri të ditur se vogëlushi Emiljano Dema nuk ka mundur dot t’i mbijetojë aksidentit fatal në makinën ku udhëtonte me prindërit e tij. Asllan dhe Hirushe Dema kanë mbetur të plagosur. (Foto: Arkiv)

  • Hazizaj: Orientimi seksual, e drejtë pozitive

    Në intervistën për gazetën MAPO, kreu i ambasadës PINK, Altin Hazizaj tregon planin e aktiviteteve që do të organizohen në kryeqytet për 17 Majin, Ditën kundër Homofobisë, midis të cilëve është edhe “parada e flamurit” të komunitetit LGBT, që do të valëvitet përkrah atij shqiptar jo vetëm në festime, pasi sipas Hazizajt, të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe institucionet shtetërore, si Kryeministria, Presidenca, ministritë, Bashkia e Tiranës etj.

  • "Dru gay-ve", Spahia s'ndërron
    mendje, LGTB: Në burg

    Zv.ministri i mbrojtjes Ekrem Spahia në një intervistë mediatike komentoi kërkesën për mbajtjen e paradës së parë të LGTB në Shqipëri. Spahia: Do t’i kap në hu ato. Reagon Avokati i Popullit: Kjo, mendësi e prapambetur.LGTB: Spahia diskriminon, po rrezikon burgun. I pyetur nga Shqiptarja.com nëse kishte ndërruar mendje, ai refuzoi të fliste duke i qëndruar kështu deklaratës fillestare.

  • Elbasan, vrau shokun pas grindjes
    arrestohet 20 vjecari Lleshanaku

    Arrestohet 20 vjecari, i cili dyshohet se 5 ditë më parë qëlloi për vdekje Donald Lamcën në Shirgjan të Elbasanit. Policia tha se autori i ngjarjes është Azmir (Riza - Spartak) Lleshanaku, 23 vjeç, banues ne fshatin Bujqes Komuna Shirgjan Elbasan.

  • Aksidentet, pesë të plagosur
    brenda 2 orësh në Fushë Krujë

    Tri aksidente kanë shkaktuar disa të plagosur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Të lënduarit janë shoqëruar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet. (Foto: Arkiv)

  • The Economist: Statusi? Ndoshta
     në fund të 2013-ës

    Raporti i Economist Intelligence Unit: Bamir Topi, kërcënim për Berishën. Vendimi për Metën vuri në diskutim pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

  • SHBA, raporti: Në Shqipëri
    demokracia pësoi regres

    Dy nga emrat më të njohur në botë, The Economist dhe Fondacioni Bertelsmann, deklarojnë se Shqipëria po shënon regres të konsiderueshëm. Duke përdorur një gjuhë të pazakontë, raportet e publikuara nga të dy agjencitë, theksojnë se vendi po noton në ujëra të rrezikshëm. Raporti publikohet nga Zëri i Amerikës.

  • Shqipëri, ministria: Mos prekni tubacionet

    Në ditën botërore të ujit, specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë, u kanë bërë apel qytetarëve të mos ndërhyrjë në tubacionet e ujit të pijshëm, pasi mund të bëhen shkak për ndotjne e tij.

  • Lezhë-Laç, 7 të plagosur
    në dy aksidente të ndryshme

    Shtatë persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në dy aksidente të ndryshme në rrugën Lezhë-Laç, mësohet nga burime policore.

  • “Gërdeci”, shoqëria civile:KLD
    kontroll gjyqtarëve të vendimit

    Shoqëria civile risjell në vëmendjen drejtësinë për tragjedinë e Gërdecit. Rreth 40 shoqata dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë firmosur peticionin, drejtuar organeve të drejtësisë, ku mes të tjerash kërkohet publikimi pa vonesa të mëtejshme i vendimit të Gjykatës së Tiranës për masat ndaj të akuzuarve të tragjedisë. Peticioni: KLD të kontrollojë dhe monitorojë gjyqtarët që shqyrtuan procesin.
    peticioni

  • Vdekja e Esmeralda Uruçit, gjykata liroi autorin

    Shtetasi Artan Kotarja, që aksidentoi në dhjetor 2011 ish-ministren e Kulturës Esmeralda Uruçi, u la I lirë vetëm 3 ditë pasi kishte goditur makinën e çiftit Uruçi, duke I plagosur ata. Në 21 dhjetor gjykata vendosi të linte të lirë shtetasin. ( ne foto makina e aksidentuar)

  • Gara online: Cilat site click-ohen
    më shumë nga shqiptarët?

    Shqiptarja.com kish dalë me një lajm online, ku ledhatonte vetveten. “Shqiptarja.com kalon dhe Panoramën online”, thosh titulli i gazetës më të re të Bollino-s, dhe me këtë rast Anila Basha ‘ka gjetur rast të krruhet’ dhe me Irfan Hysenbelliun, të cilit Bollino i ka shitur “mediat e vjetra” para afro një viti.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv