Opinion
  • Ilir Yzeiri: Kosova nën kryqëzimin e “Fuoco D’Amico”

    Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk mund të lejojë krijimin e një strukture një etnike me kompetenca ekzekutive. Tani në fund ajo ka vendosur edhe gjashtë kushte për ta njohur atë. 

  • Kiko merr në mbrojtje personazhet VIP

    Turpërimin publik që po i bëjnë personazheve VIP duke u bërë pyetje të vështira, Kiko e konsideron një gjëmë të madhe që po i ndodh vendit në veçnati dhe kombit në përgjithësi

  • Mero Baze: Alibia ligjore që Berisha po kërkon për të mos hyrë në zgjedhjet e 14 majit

    Sali Berisha po përgatitet të paraqesë mos hyrjen në zgjedhje. Për këtë nuk vlejnë vetëm deklarata e tij, por dhe mungesa e përgatitjeve për zgjedhje. Dhe pse kandidatët e tij janë zgjedhur përmes “primareve” qysh vitin e kaluar, askush prej tyre nuk është shfaqur në fushatë.

  • Asosacioni dhe pse SHBA bën presion mbi Kosovën

    Kohët e fundit SHBA-ja nëpërmjet të dërguarve të saj ka bërë presion pa dorashka për aplikimin e Asosacionit të komunave serbe në Kosovë. Është e pritshme nga BE-ja e cila nuk e harron kurrë ndjenjën e saj filoserbe, por presioni amerikan është diçka e re.

  • Frrok Çupi: Tre ballkanas sulmojnë Amerikën në një ditë, ndoshta në një orë

    Edhe në Beograd u shfaqen politikanë që thërrisnin ‘Tradhtar!, tradhtar!…’ dhe sulmonin me pasion nacionalist. S’e them dot orën e saktë kur Parlamentin e Serbisë e pushtuan kundërshtarët e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por ka qenë e enjte, 2 shkurt, paradite.

  • Ylli Pata: Berisha në ilegalitet si Partia Komuniste pas Luftës së Dytë Botërore

    Konteksti politik i Sali Berishës, ngjan shumë me atë të Enver Hoxhës, pas Luftës së Dytë Botërore, por që natyrisht ka shumë ndryshime garniture.

  • Mero Baze: Një fushatë hakmarrëse ndaj 'SHBA së korruptuar', nga 'non gratat' shqiptare

    Stuhia në gotë e krijuar nga nisja e një hetimi në SHBA ndaj një ish- zyrtari të lartë të FBI, po kthehet me gjakftohtësi nga liderë politikë të distancuar nga SHBA në Tiranë, në një fushatë hakmarrëse ndaj SHBA, për të krijuar perceptimin e një “Amerike të korruptuar”, që ka marrë më qafë liderët e “ndershëm” në Tiranë.

  • 'Idhulli SHBA' dhe pse demokracia jonë është problem?!

    Në një shkrim të paradokohshëm, titulluar: “A është demokracia problemi?”, studiuesi Thomas Carothers, shkruan se: Sistemi politik i SHBA është me të vërtetë i rrethuar nga një nivel i lartë polarizimi përkundrejt një ndjenje të ulët të një qëllimi të përbashkët.

  • Erdhi dita, që Saliu dhe Monika të kërkojnë hetimin e Amerikës

    Ndryshe nga Beogradi që në anxhendë kishte Kosovën, Tirana ashtu siç ka ndodhur 30 vjet kishte një axhendë për ta shkëputur vëmëndjen nga Kosova e cila sot ka në pikpytje dhe udhëkryq sovranitetin e saj, nëpërmjet një autonomie të 10 komunave asociuara serbe

  • Spiropali: Ja çfarë nuk donin të dëgjonin sot në Kuvend! ‘McGonigal’, thriller trillimesh e mashtrimesh, politikë për dy aspra e ligësi njerëzore

    Fjala e plotë që ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, kishte parashikuar të mbante në interpelancën e thirrur nga opozita sot për çështjen ‘McGonigal’.

  • Ylli Pata: Donin interpelancë apo ta shqyenin Edi Ramën?

    Por këtë inat mund ta shpërthenin, shpërfaqnin, edhe ndaj mazhorancës. Përse s’e bënë? Logjikisht ka dy arsye: Ose nuk kanë argumente të plota, ose e kanë lënë për fushatë. Por me logjikë ata nuk kanë pritur një interpelancë, por një pusi ku ta shqyenin Edi Ramën. Pasi ndryshe nuk se mund ta rrëzojnë…

  • McGonigal dhe Rama, frikë apo mospërfillje?

    Kërkesa e Ramës që të krijojë një dosje për PD është shumë e paprovueshme. Atëherë pse Rama nuk del në interpelancë? Ka disa arsye ku më kryesorja është që ta sfumojë nga ana mediatike me mospërfilljen e tij. Gjithashtu ai i jep vetes të drejtën e pritjes për të parë se çfarë kanë në dosje akuzat e prokurorëve dhe sa qëndrojnë ato.

  • Kur Berisha flet në emër të SHBA, ka hall të madh dhe s’ka rrugëdalje

    Kur Sali Berisha është shumë në hall dhe nuk ka asnjë rrugëzgjidhje, të gjithë ata që e njohin e dinë se çfarë është në gjendje të bëjë. Madje rikthen ‘përmbys’ të gjitha pritshmëritë. Ai menjëherë hidhet në sulm, sipas strategjisë popullore të mësuar dhe në manualet ushtarake të kohës së diktaturës së komunizmit, për të “përballuar sulmin me sulm”.

  • Mero Baze: Pse Berisha nuk duron dot të flasë drejtësia amerikane?

    Është për t’u çuditur se disa deputetë që kanë firmosur që çështja të hetohet nga SPAK, kanë firmosur po ashtu dhe për Komision hetimor parlamentar, ndoshta të kompleksuar nga Berisha, që ka gjetur rastin të shfryjë dufin kundër SHBA, duke bërë sikur e mbron nga një ish- zyrtar i korruptuar, i cili ende nuk është gjykuar.

  • Guerrilasit e opozitës

    Në çdo Parlament të çdo vendi të Europës, ajo ç’ka ndodhi të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, do të ishte e pakonceptueshme. Bilbilat, zhurmat, fyerjet, presionet, kërcënimet, kërkesat antirregullores së Kuvendit, dhe bllokimi i foltores, ishin skena që nuk i kanë munguar Parlamentit përsa kohë Sali Berisha gjendet në pozicionin e “udhëheqësit” dhe ish-liderit PD.

  • Politika banale dhe 'Luizi e Kiara, si llokum me arra'

    Shtëpia ime ndodhet në një nga rrugët kryesore e më të populluara të Tiranës. Pardje, rrugës për në shtëpi në mbrëmje, rastisa një ngjarje interesante. Disa njerëz, të rinj gazmorë, por edhe të moshuar, bënin foto para lokalit, një lokal i ri, i sapohapur, me menu greke.

  • Bejko: Thirrje SPAK, heto Ramën dhe Berishën për aferën McGonigal

    Ndërsa Lulit do t'ia dëgjoja këngën së shpejti, pasi, sipas tij, ishte i implikuar keqas me rusët. "Luli ka shumë vite që nuk shkon dot në Amerikë. Do shpallet non grata dhe do shkojë në burg se është financuar nga rusët...Dyshi i FBI -së do vijë këto ditë në Tiranë, dhe do bëjë takime të rëndësishme. (Nuk jam i bindur nëse më tha që do takojë vet "Doktorin") etj, etj".

  • Veriu i Kosovës do jetë përherë një pikë e nxehtë destabilizimi

    Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, mëndjelehtët sollën në sininë e mosmarrëveshja targat, reciprocitetin. Shpejt (siç u pa) u shndërrua në konflikt dhe Europa me përfaqësuesit e saj nxitoi të shkojë për të shuar zjarrin në pikën e nxehtë të Ballkanit.

  • Tjetër protestë në sfond! E lodhshme!

    Aq më shumë kur vetë opozitarët rrotull Doktorit, që nuk janë të panjohur me pushtet e që e kanë ushtruar atë për shumë vite, e kanë të qartë që marrëdhëniet midis shteteve, aq më tepër ato me partnerë strategjikë si SHBA, kalojnë nëpërmjet shumë kanaleve, në shumë filtra dhe me shumë informacion alternativ, prej të cilave qëndrimet e vendimet e Departamentit të Shtetit janë sintetizim i të gjithave dhe jo influencë nga një zyrtar i veçantë.

  • Amerika ka të drejtë dhe kur gabon

    Të mërziturit me Amerikën kanë kohë që nuk fshihen më në Shqipëri. Dhe mirë bëjnë, sepse kjo është një gjë që lejohet, ngaqë nuk shkelet ndonjë ligj. Ndaj nuk kam ndërmend të hyj fare në debat me argumentet, që përdorin, aq më tepër kur shumica e tyre i kapërcejnë me shumë guxim edhe teoritë më të ekzagjeruara konspirative.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv