-
Ora politike e shqiptarëve (nuk mund të mbetet te Berisha dhe Meta)
Është për të qarë por, ndoshta, më shumë për të qeshur. Për të qarë, pasi vetë prania e tyre dhe “lëvizjet” e tyre të pavarura “sovraniste” na kujtojnë se sa pas na ka ngelur ne shqiptarëve ora politike. Shumë nga ne jetojnë ende në “kohën” e Berishës e të Metës, edhe pse koha “e tyre” ka shkuar e s’mund të kthehet më.
28 Gusht 2022 -
Mero Baze: Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e re për Kosovën por ka ndodhur një gjë e re për Albinin
Jam kundër atyre që janë të zemëruar me Albin Kurtin për atë që ka ndodhur dje mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me përdorimin e letërnjoftimit nga serbët dhe shqiptarët në kufi, pa pengesa, apo shtesa me letër të bardh, siç ka qenë deri më sot
28 Gusht 2022 -
Përveç Metës, si parashikohet shtatori për Sali Berishën?!
I vetmi nga “oborri politik” i Partisë Demokratike që ka tentuar të bëjë një horoskop për vjeshtën brenda opozitës ka qenë Ervin Saljanji.
28 Gusht 2022 -
I yni intelektual dekadent
E kanë me Shqipërinë apo me veten ata që ditë e natë nuk shohin asgjë të mirë në vendin tonë. E vërtetë, vështirësitë për të ecur përpara tek ne janë nga më të mëdhatë në Europë, por, për të ecur përpara dhe për t'u përmirësuar na duhen me të vërtetë në këto kohë dekadentë?
28 Gusht 2022 -
Kur dënohej ‘Bashkimi shqiptar’ në Berat
Rezistenca antikomuniste në vitet e para të pushtimit komunist ka qenë e fortë. Në të u përfshinë njerëz të shkolluar brenda dhe jashtë vendit. Duke e njohur shijen e lirisë, këta njerëz qenë të parët që e kuptuan mashtrimin e madh komunist të parrullës së “Shqipërisë demokratike”.
28 Gusht 2022 -
A është kauzë kombëtare kur Presidenti pushon dikë që ka 20 vjet në atë institucion?
Janë shqetësuar të gjithë se pas shumë vitesh Presidenti paska pushuar dikë nga stafi i tij! Po e kthejnë në kauzë kombëtare! Po kush e ka thënë se dikush duhet të jetë përjetësisht në punësim dhe një një institucion!
28 Gusht 2022 -
Opozita në luftë me të gjithë, përfshirë dhe votuesin potencial!
U desh një ceremoni pritje dhe nderimi ndaj atletes Luiza Gega që bëri historinë jo vetëm për Shqipërinë por ndoshta edhe për Ballkanin, që të shkaktonte një uragan kritikash e fyerjesh në drejtim të saj, madje duke e quajtur edhe fajtore se takoi kryeministrin e vendit të saj! E njëjta gjë u përsërit me më pak moderim në rastin e boksierit Florian Markut.
28 Gusht 2022 -
Mero Baze: Berisha do të mos kuptohet që nuk ka vota të heqë Alibeajn
Sali Berisha po përpiqet të bëjë një prove force në shtator, për të verifikuar efektin e Foltores brenda grupit parlamentar të PD.
27 Gusht 2022 -
Ilir Yzeiri: Drejtësia dhe protestat
Të gjithë ata që ëndërruan demokracinë perëndimore dhe mbështetën rënien e regjimit komunist në fund të viteve ’90, mes të tjerash, adhuronin edhe sistemin e drejtësisë perëndimore, i cili, në thelb, ndryshonte nga sistemi i drejtësisë komuniste në përmbajtje dhe formë.
27 Gusht 2022 -
Përrallë me popull të varfër dhe politikanë të pasur
Na ishte se ç’na ishte. Na ishte një popull që jetonte në Ballkan. Ky popull ishte shumë i lashtë. Në deje i rridhte një krenari e madhe për lashtësinë e tij. Edhe në shkollë kështu mësohej...
27 Gusht 2022 -
Për Lugatin që ndjell panik dhe Lubinë që i vjen nga pas
Doli sërish Lugati për të vënë kujën se drejt Vlorës janë nisur anijet që do na ndotin detin dhe shëndetin. Këtë ia kishte thënë eksperti anonim, emrin e të cilit Lugati e mbajti sekret, duke marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë.
27 Gusht 2022 -
Lutja e mrekullueshme e Nënë Terezës për Shqipërinë dhe historia e Nan’s së Këshillit të Mirë
Bashkë me poetin arbëresh Jul Variboba dhe të madhin At Gjergj Fishta, zëri i Nënë Terezës bashkohet me të atyre shqiptarëve që u lutën me shpirt për të ndihmuar shqiptarët dhe Shqipërinë. E bëjnë të gjithë?
27 Gusht 2022 -
Mero Baze: Pse avokatia e vonuar e Berishës, nuk e ngroh Ilir Metën?
Edhe pse Sali Berisha u përpoq të ishte dhe më i ashpër se Ilir Meta në sulmin ndaj Qeverisë, pas nisjes së hetimeve ndaj Ilir Metës, avokatia e tij nuk e ka bërë entuziast Ilir Metën. Ai nuk ka asnjë gjest falenderimi ndaj tij dhe as ndonjë shenjë se ndjehet i mbrojtur nga Sali Berisha. Dhe për këtë ka arsyet e veta
26 Gusht 2022 -
Ylli Pata: Shansi i humbur i Ilir Metës
Kërcënimet që dalin papushim, si një batare artilerie, e cila komandohet me një rregull për t’ju përgjigjur lajmeve që vijnë e rrjedhin nga SPAK, priteshin se do të jenë reagimi i Ilir Metës në një rast kur ai do të përballet me drejtësinë.
26 Gusht 2022 -
Christopher Hill i dha fund karrierës politike të Albin Kurtit!
Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar urgjentisht shtimin e numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë.
26 Gusht 2022 -
Fëmijët përballë tregut të anti-vlerave në ekran ose epidemia “Ujku i Cërrikut”
Vitet e fundit, media digjitale ka njohur rritje të gjerë e të shpejtë në të gjithë botën duke u shndërruar në një histori komplekse zhvillimi që mbart të mirat e të këqijat e asaj që po ndjek të tashmen dhe padiskutim, do të shoqërojë edhe të ardhmen tonë të përbashkët.
26 Gusht 2022 -
Për tollovitjen në xhungël dhe standardin normal të përballjes me drejtësinë
Kupa e pritshmërive të publikut shqiptar për të luftuar pandëshkueshmërinë në sferat e larta është mbushur e zbrazur disa herë gjatë tri dekadave të fundit. Nëpër një varg të pambaruar “premtimesh”, “përbetimesh”, “reformash” e “nismash ligjore” të reklamuara si të fjalës së fundit.
26 Gusht 2022 -
Ilir Meta nuk është viktimë!
E gjithë mbrojtja e Ilir Metës dhe enturazhit të tij politiko-mediatik, pas nisjes së hetimeve nga ana e SPAK, është përqendruar tek përpjekja për t’u paraqitur si viktimë e një sulmi politik, të dirigjuar nga Edi Rama.
26 Gusht 2022 -
Ben Andoni: E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë dhe tollovia meskine e Tiranës
Kanë mbetur dhe pak ditë nga 1 Shtatori i vitit 2022. Kosova është përballë një realiteti të vështirë nga situatat e krijuara në Komunat me shumicë serbe në Veri, sa i përket zbatimit të masave të reciprocitetit. Jo shumë larg, në Tiranë, opozita e re tashmë me Ilir Metën dhe Sali Berishën do e ndezin kryeqytetin, referuar fjalëve të tyre, kundër qeverisjes “armiqësore” të Edi Ramës.
26 Gusht 2022 -
Burg - burg - burg!
Çdokush e ka vënë re fjalorin e vrazhdë të Berishës dhe Metës, po edhe shpurave që u mbajnë iso-n politike, se sapo këta të na rikthehen në pushtet, kryeministri Rama do të përfundojë drejtpërdrejt në burg. E thonë me kaq siguri këtë “burgimin e Ramës”, saqë jo vetëm Apeli e ka vulosur vendimin e kësaj dysheje, por edhe e Larta, Kushtetuesja, bile edhe Strasburgu.
26 Gusht 2022