-
Ermal Meta, shqiptari ynë po fiton me poezi, finesë, elegancë, zemrën e Italisë
Suksesi dhe karriera e Ermal Metës në Itali, ashtu si edhe i balerinëve dhe këngëtarëve tanë lirikë, është 100 fish më e vështirë, e 1000 fish më e merituar: Të bësh për vete vendin e Domenico Modugno-s, Carla Fracci-t, Luciano Pavarotti-t duhet të jesh i jashtëzakonshëm dhe Ermal Meta po tregon se është i tillë
4 Mars 2021 -
Në Kosovë si murgeshë, në Shqipëri si prostitutë
Të jesh lider i votuar në Kosovë si njeri që do luftosh korrupsionin dhe në Shqipëri të jesh aleat me Sali Berishën e Ilir Metën, është njësoj sikur ditën të punosh murgeshë, e natën në shtëpi publike. Por ai e bën këtë se i pëlqen roli i tutorit të prostitutave. Shpresoj që më 25 prill ai do të jetë në anën e atyre që do të humbasin në Shqipëri. Kjo do t’ia bëjë më të lehtë të ardhmen e tij brenda asaj opozite, pasi do bëhet edhe më shumë tutor, ndërsa ata edhe më shumë prostituta.
4 Mars 2021 -
Po vjen prapë nata e 'thikave të gjata'
Rregulloni frymëmarrjen çuna, se edhe 3-4 ditë duhen që të mbarojë ankthi juaj i dëshpëruar. 8 marsi është afati i fundit i listës së kryetarit dhe pikërisht atëherë do të luhet nata e “thikave të gjata”. Më saktë seria e dytë e këtij filmi. Sepse të parën e kemi parë katër vjet më parë.
4 Mars 2021 -
Precedenti rumun i modelit 'Meta': Ja çfarë ndodhi me kryetarin e Parlamentit që sulmoi SHBA
Ajo që ka ndodhur në Shqipëri me rastin e reformës në drejtësi në Shqipëri në një farë mënyre është praktikuar edhe në disa vende të Ballkanit. Madje edhe në atë vende që janë bërë anëtare të Bashkimit Europian. Por ndryshe nga Shqipëria, ku të gjithë gjyqtarët e prokurorët janë future në sitë me të famshmin vetting, në këto vende është ngritur e mbështetur nga SHBA dhe BE një homologe e SPAK, pra një prokurori e posaçme për të hetuar zyrtarët e lartë.
3 Mars 2021 -
Kujt i duhet Presidenti folklorik?!
Duke kërcënuar me dorëheqje “në rast 71 mandatesh me vota të pastra” për Ramën, ai praktikisht ka njoftuar se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit, nëse nuk fiton partia e tij dhe ajo e Berishës. Hajde gjeji votat e pastra në trurin e atij që sapo ka marrë vesh se ka humbur zgjedhjet.
3 Mars 2021 -
Rasti Sarkozi dhe Basesku, përballë aferës së Klubit 'Partizani'
Sali Berisha dhe familja e vajzës së tij, bashkojnë në një çështje të vetme, dy dënimet e fundit të dhëna, në dy vende të Bashkimit Evropian, dy ditët e fundit. Nëse SPAK e ka të vështirë të ngre akuzën, le të lexoj dosjen e Sarkozisë dhe atë të vajzës së peridentit rumun, për të kuptuar se si duhet të bëhemi një vend I Bashkimit Evropian
3 Mars 2021 -
Marrëveshja paszgjedhore PD-LSI, që ëndërron kthimin e ''tepsisë'' në një qeveri pa timon
Marrëveshja paszgjedhore PD-LSI, midis Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës, e nënshkruar pardje nën ritmin e himnit kombëtar, vë në pikëpyetje të gjithë fushatën elektorale të zhvilluar deri më sot nga Pd dhe LSI dhe dhjetëra premtime elektorale të bëra nga Lulzim Basha për votuesit.
3 Mars 2021 -
Bastet e Ramës
Duke nisur me opozitën. Lajmet elektorale që vijnë prej saj janë të vakta. Duke përdorur Google-n si “dëshmitar”, të paktën për muajin e fundit, aty gjen pakogjë. Dërgimin e Enkelejd Alibeajt si kreun e listës së PD-së në Fier dhe ndonjë takim të tij me fermerët e Divjakës. Më pak se dy muaj nga zgjedhjet, partia më e madhe e opozitës ende nuk ka një listë të të plotë për garën dhe gjithashtu mbart një ndeshje gjysëm të fshehtë edhe me aleaten e saj LSI për votat që do t’i duhet të ndajë me të
2 Mars 2021 -
Hipokrizia ka emër
Albin Kurti nuk është i pari që është kujtuar se 2 marsi, “Besëlidhja e Lezhës”, mund të përdoret për fushatë elektorale. Shqipëria nuk e ka festë zyrtare 2 marsin, por e ka datë të shënuar në kalenderin e saj historik, dhe i përkujton jubilejtë e saj. Para dy vitesh e festoi 575 vjetorin. Nuk di pse Albini u kujtua bash për 577 vjetorin e “Besëlidhjes së Lezhës”, siç kujtohet Ilir Meta këtë vit për 111 vjetorin, 119 vjetorin, 87 vjetorin e dikujt, për t’i dhënë nje dekoratë meqë ka familjen me LSI.
2 Mars 2021 -
Enigmat e koalicionit 'fantazëm' PD-LSI, një krahasim me paktet e 2009 dhe 2013
Aleanca ndërmjet Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit nuk është politike dhe as elektorale. Kjo pasi, të dy formacionet nuk kandidojnë si njësi zgjedhore: implantimi i sloganit politik në momentin e fundit i ngjan një zombi elektoral ku artificialisht “Shqipërisë që Fiton” i është shtuar një shtëpi, ashtu si Frankenshtajnit ju shtuan organet e një njeriu të vdekur.
2 Mars 2021 -
Një përgjigje atyre që më shajnë me libër shpie dhe 'ekspertëve' që japin mend
Sqarim! Duke marë shkas nga postimi në faqen Mjekët shqipëtar në luftën kundër coronavirusit të ri, Covid-19, po ju pergjigjem disa pyetjeve, ironive, akuzave apo sygjerimeve të disave prej tyre! Në një intervistë timen dje në mbrëmje referova të dhënat e deritanishme dhe njëfarë entuziazmi që këto shifra nuk ishin më në rritje, përkundrazi kishte një rënie të lehtë të tyre.
2 Mars 2021 -
Një si Ismail Kadare vjen njëherë në 500 vjet
Ne, shqiptarët bashkëkohorë, nuk duhet ta humbim këtë mundësi epokale, (institucione e individë bashkë), për të pasur një shqiptar me Nobel në letërsi. Ismail Kadare e ka nisur rrugën. Të gjithë duhet ta dëshirojmë, ta themi, të lutemi që ta marrë. 500 vjet të tjera për të prodhuar një tjetër Kadare, për një vend të vogël si i yni, janë vërtetë shumë.
2 Mars 2021 -
Albin Kurti ka në dorë vetëm të refuzojë njohjen nga Izraeli
Albin Kurti ka në dorë të refuzojë njohjen nga Izraeli, ose ta pranojë atë ashtu siç është bërë dhe të shkojë në ceremoninë e inagurimit, ashtu siç e ftoi kryeministri Netanjahu. Nuk i ka dhënë njeri mandat, as ta shqyrtojë, as t’i diktojë kushte Izraelit.
1 Mars 2021 -
Shqipëria, vila që fiton
PD dhe LSI bënë sikur nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje, por në fakt u vërtiten rreth katër obsesioneve ‘frojdiste’.
1 Mars 2021 -
Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)
Kur në vitin 2008 Edi Rama i rrihte shpatullat Sali Berishës në dalje nga spitali ku ndodheshin të plagosurit e shpërthimit të Gërdecit, Ilir Meta dhe partia e tij, që asokohe bëheshin gati të garonin më vete për zgjedhjet e një viti më pas, akuzuan me të drejtë kreun e opozitës se po i hidhte një komerdare shpëtimi kryeministrit, në momentin e tij më të keq.
1 Mars 2021 -
Vilat që fitojnë
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur ditën e sotme një marrëveshje për vazhdimin e koalicionit paszgjedhor, pasi në zgjedhje kanë hyrë të ndarë në dy lista. Ajo që është tanimë e qartë është se PD dhe LSI nuk kanë hyrë në një listë të përbashkët pasi secila prej tyre do të dobësojë tjetrën që nëse fitojnë, t’i vënë njëra tjetrës kufinj. Thënë ndryshe, brenda kësaj marrëdhënie nuk ka asgjë morale, por vetëm pragmatizëm për të kapur sa më shumë pushtet, gjithmonë nëse arrijnë të marrin më shumë se 70 mandate.
1 Mars 2021 -
Konglomerati opozitar, një bashkim për shkalafitjen e Shqipërisë!
Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha po përpiqet që t’ia shesë opinionit publik se ka një opozitë të bashkuar rreth partisë së tij. Opozita do të ishte e bashkuar kur të kishte një listë unike kandidatësh dhe një program të vetin i cili të harmonizonte të gjitha rrymat që e përbëjnë opozitën e bashkuar. Deri tani kemi daljet në publik të Lulzim Bashës që paraqiste të ashtuquajturin “program ekonomik” si një ofertë që u jepej shqiptarëve.
1 Mars 2021 -
Kalvari 30-vjeçar i Kavajës me lidhjen ‘shpirtërore’ me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën
Zonat ku kandidojnë liderët politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kthehen në territore të rëndësishme, si pasojë e lidhjes dhe besimit politik ndaj politikanëve të klasit të parë. Duke qenë nën influencën politike të dorës së parë, këto zona ose përfitojnë investime të rëndësishme si pasojë e lobimit, ose nga aty dalin emra të rëndësishëm të politikës.
1 Mars 2021 -
Pse Berisha po teston ‘poshtërimin’ e PD?
Sali Berisha ka guximin të poshtërojë PD-në dhe të thotë do të njoftoj kryetarin formal se kur dhe ku do kandidoj. Frika që ai ndjen në horizont nga hetimet e SPAK për dhëndrin e tij, që përveçse një grabitës prone është dhe një gjobëvënës i fisit të tij në emër të pushtetit të Berishës, e bëjnë të domosdoshme për të, ruajtjen e autoritetit në PD dhe siguria që do ta ketë PD-në, një repart të gatshëm për ta mbrojtur politikisht.
28 Shkurt 2021 -
Mësimet nga një vit pandemi
Si mund ta përmbledhim këtë vit me COVID nga një perspektivë e gjerë historike? Shumë njerëz besojnë se pandemia e koronavirusit demonstron pafuqinë e njerëzimit përballë fuqisë së natyrës.
27 Shkurt 2021
