Opinion
Opinionet e publikuara në këtë rubrikë nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht linjën tonë editoriale.
  • Ylli Pata: Të pathënat e skuadrës së re të Lulzim Bashës

    Skuadra drejtuese e Lulzim Bashës, e cila formalisht vendoset sot, ishte normale që nuk do të sillte risi, pasi kjo ndodhi që në Kuvendin e korrikut. E kështu që mungesa e një fytyre të re në ekipin “qeverisës” së opozitës, nuk mund të sjellë të reja, në grupin drejtues të kupolës së selisë blu.

  • PD duhet të bjerë dakord, të mos jetë dakord

    Në pak orët e fundit që na ndajnë me mbledhjen e strukturës së madhe të PD-së, një gjë është e qartë për shumë nga njerëzit që po i drejtohen sistematikisht këtij formacioni politik: Partia e Demokratëve shqiptarëve e ka të vështirë shumë reformimin e saj.

  • Një opozitë pa Lulzim Bashën

    Në Shqipëri ka më shumë njerëz që duan ndryshimin, nga sa ka mbështetës të Qeverisë. Nëse këtë fakt e shohim në një ekuacion pa PD, apo me një PD pa Lulzim Bashën, për mua nuk ka shumë rëndësi. Ajo që duhet të ndodhë me urgjencë është bashkimi i së djathtës jashtë parlamentare dhe krijimi i nje fronti të ri dhe të besueshëm qytetar përtej dyshes Rama-Basha!

  • Mero Baze: 'Afganët e Sorosit' dhe 'shqiptarët e Trumpit'

    Për t’i gënjyer ata që mund të gënjehen, berishët po përpiqen që të përdorin Sorosin si “armik në dispozicion”, jo vetëm për rastet kur i ndëshkon SHBA, por dhe për rastet kur ata kanë qejf të ndëshkojnë SHBA, por nuk ua mban ta bëjnë direkt. Për këtë arsye maskohen si “shqiptarë të Trumpit” që duan të luftojnë me “afganët e Sorosit”, por që në fakt janë thjesht Salibanët e Shqipërisë.

  • Propagandë shqiptare me ‘aromë’ talebanësh

    Dezinformimi dhe propaganda, shpifja dhe mashtrimi me qëllim ose, të nxitura nga interesa të caktuara, nuk është se janë ndonjë gjë e re sot në botë dhe një problem vetëm në Shqipëri. Me rrjetet sociale dhe me shpejtësinë e qarkullimit të lajmit, bota e zhvilluar po përballet sot me një problem gjithnjë e në rritje dizinformimi, aq saqë SHBA u detyrua të bllokojë edhe Donald Trump.

  • Lorenc Vangjeli: Mark Marku, një bubullimë në shkretëtirë dhe kush e ndjek në ikje

    Deri më sot politika shqiptare i ngjan asaj amvisës tipike që nuk vendos kurrë të shkundë dollapet nga vjetërsirat e pavlefshme, me idenë se mund t’i hyjnë ndonjëherë më punë. Por “amvisa” më të reja, po japin sinjalet se po ndryshon ky detaj. Të tjera largime po vijnë rrotull nëpër ajër. Largimet nga qeveria e kanë rradhën të parët.

  • Arben Ristani: PD e Bashës, një dyqan që i duhet vënë dryni

    Tashmë, të shumtë janë ata që janë bindur se PD nuk funksionon si një parti përfaqësuese e shqiptarëve që besojnë, respektojnë dhe mbrojnë, parime dhe vlera të përbashkëta. Çdo ditë që kalon, e bën të qartë se PD ka degjeneruar në një mekanizëm që funksionon vetëm në interes të lidershipit të saj, pa asgjë të përbashkët me interesat e anëtareve, aq më pak të shqiptarëve.

  • Nuk mund të zhduket një energji si ajo e PD. Eshtë vetëm fillimi i transformimit…

    Gabimi më i pafalshëm i lidershipit të vjetër të Partisë Demokratike, veç korrupsionit, krimeve shtetërore (që shpresojmë që një ditë të hetohen, gjykohen siç i takon një vendi vërtetë të lirë dhe demokratik), është infektimi I ndjekësve të tyre me më të pafalshmen sëmundje: Mungesa e tolerancës ndaj mendimit ndryshe, njerëzve ndryshe.

  • Fatbardh Kadilli: Për Bushatin dhe të tjerë – PD nuk e ka përfunduar

    Mjaftoi dorëheqja e Markut për të rikthyer edhe një herë debatin për PD, për problematikën e lidershipit, gjendjen e partisë, për të mbërritur deri tek thelbi i ekzistencës së saj, tek Misioni i PD-së.

  • Kryebashkiaku Elton Arbana: Këto janë sfidat për qytetin tim, Shijakun

    Të gjithë duam që shtëpia jonë të jetë perfekte. Të njëjtën gjë duhet të dëshirojmë dhe për Shijakun, shtëpinë tonë të përbashkët. Është nder dhe privilegj që mu besua përfaqësimi i qytetit tim.

  • Berisha e Basha falimentojnë PD-në, 'rebelimi' i Markut, apel për parti të re

    PD po shkon drejt falimentimit politik dhe zhdukjes nga skena si “markë” politike. Fillimi i fundit të PD tashmë ka nisur dhe rruga pa kthim drejt përfundimit të misionit politik të saj tashmë është më tepër se kurrë një fakt i kryer.

  • Mero Baze: Përse vlejnë sulmet ndaj Mark Markut?

    Mark Marku nuk ka bërë ndonjë gjë që nuk e kanë bërë kritikët e mëparshëm të PD. Të gjithë të larguarit nga PD, kanë thënë pothuajse të njëjtat gjëra. Të larguarit pas 2013, kanë thënë pothuajse ekzaktësishtë të njëjtat gjëra.

  • Ylli Pata: Çfarë përfaqëson racizmi i orientuar antiafgan dhe si ngjan me “kauzën” e armëve kimike siriane

    Reagimet në rrjet ndaj afganëve që do të vinin dhe që erdhën në Shqipëri, diku me “humor”, diku me meme, diku me cinizëm, e më pas me fake news-e, ra në sy menjëherë se nuk ishin sentimente spontane që vijnë nga njerëz që kanë mendimet e tyre.

  • Mark Marku dhe Najada Çomo, shkaqet e dy largimeve në prag të stinës së re politike

    Nuk diskutohet që largimi i Mark Markut është më i fortë, më i bujshëm, më i zhurmshëm e ndoshta me pasoja më të mëdha.Por gjithsesi edhe ikja e Najada Çomos, e cila sapo ka hyrë në politikën shqiptare, janë të dy gjithsesi sinjale  jo pozitive për opinionin publik .

  • Mero Baze: Mark Marku ka refuzuar Sali Berishën, jo PD

    Mark Markun e ka çuar tek dorëzimi i mandatit, kriza reale e Partisë Demokratike, e cila nuk lidhet as me organizimin e partisë, as me manovrat banale të Lulit për të pasur çelsat e kasafortës dhe “kuadrot” e partisë, por fakti që partia është peng i fatit të Sali Berishës. Ky ka qenë në fakt për 30 vjet shkaku i betejave brenda PD

  • Është e thjeshtë, krijoni një alternativë të së Djathtës?!

    Me gjasa, Mark Marku kurrë nuk ka njohur kaq ‘miq’ sa në këto momente kur bëri të njohur tërheqjen e tij nga mandati i deputetit dhe strukturat e PD-së. Do të jetë bash e vështirë për të sepse investoi kohë, energji dhe shpresë në një projekt, që megjithë angazhimin e tij total dhe të pakompromis, rezulton një i pashpresë

  • Thirrja e Mark Markut e ngjashme me atë të Dritëro Agollit, si një ndryshim i madh mes PS-së e PD-së

    “Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës”. Para se të dorëzonte mandatin e deputetit, pa shkuar as një ditë në Kuvend, e pranoi sot Mark Marku, që Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, e ka humbur plotësisht misionin e saj. Ajo aktualisht është kthyer në një “pronë private” të një njeriu të vetëm, Sali  Berishës

  • Skënder Minxhozi: Ikja e Mark Markut nga opozita me dyer të mbyllura

    Dorëheqja publike e Mark Markut nga mandati i deputetit ka krijuar në orët e fundit një klimë krejt të re brenda Partisë Demokratike. Ka krijuar klimën e pezullisë dhe paqartësisë që nuk e kishte sjellë as fushata formale për kreun e partisë, një garë të cilës i dihej rezultati ende pa nisur.

  • Brother Jack

    Sipas Jack Goldfarb, shqiptarët dhe hebrejtë janë gjeografikisht larg, por në pikëpamje të hapsirës që zënë, sa janë numerikisht, fatit historik, dhe në disa këndvështrime të tjera, me njëritjetrin - ngjajnë.

  • Bota arbërore e Siçilisë/ Katedralja Martorana ose ndryshe kisha Santa Maria dell'Ammiraglio

    Katedralja Martorana, ose ndryshe kisha Santa Maria dell'Ammiraglio,  ndodhet në Palermo dhe është selia e famullisë së San Nicolò dei Greci (Klisha e Shën Kollit, siç e quajnë arbëreshët), e cila qëndron përbri  me kishën e San Cataldo, në sheshin “Piazza Bellini”, dhe përballet me kishën e Santa Caterina d'Alessandria.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv