Opinion
  • 60 punët e Edi Ramës, që Lulzim Basha nuk do t’i shohë!

    Nuk kam ndërmend që nëpërmjet këtyre 60 punëve që kam rreshtuar më poshtë, t’i jap kryeministrit Edi Rama më shumë merita seç i takojnë. Ai është vetëkritik dhe si i tillë mëse një herë ka shfaqur pakënaqësi për shumë sektorë që kanë problematika.

  • Eduard Halimi, një shishe bosh në ‘radhën e qumështit’

    Eduard Halimi njoftoi se do të kthehet si Koordinator Special për zgjedhjet në PD. Ky është një post i shpikur, njësoj si arsyet që shpiku kur iku tre vite më parë.  Emërimi i tij si Koordinator Special për Zgjedhjet, është një vendim që nuk mbështetet, as në statutin e PD, as në ndonjë vendim të veçantë të Kryesisë, apo Këshillit Kombëtar. Prandaj mos vrisni shumë mendjen se çfarë është posti i ri që mori Eduard Halimi. Është “një shishe bosh në radhën e qumështit”, që ai vë para çdo palë zgjedhjesh. 

  • Diferenca në debatin mes listës së PS dhe opozitës

    Afrimi i ditës së shpalljes së listave po tregon një diferencë të thellë mes listës së PD dhe LSI nga një anë, dhe listës së partive të vogla dhe Partisë Socialiste nga ana tjetër, sa i përket debatit për vendet e sigurta.

  • Këtë që Rama po bën sot me dr. Najadën e ing. Luljetën, PD e ka patur në dorë ta bëjë për 8 vjet në opozitë

    PD e kishte Gilman Bakallin por iu duk i tepërt, ndoshta edhe një idealist budalla. Ai nuk ishte i përtypshëm për të marrët, servilët, hipokritët makutët dhe histerikët.

  • Yxhym

    Yxhym mbi kë të mundni, kë tu zërë syri qorr, kë tu kapi veshi shurdh, kë tu thotë truri i kalbur. Mallkoni, shani, shpifni, intrigoni, inxhinierët, mjekët, shkrimtarët, diplomatët, ambasadorët.
     

  • PD-ja rinxjerr episodin e dytë 'Babale' për Najada Çomon e Luljeta Bozdon

    Tregimi- sarkazëm i Edmond Harizajt përveçse argëtues nuk është aspak fantazi. Harizaj, me publicstikë të hollë ironizoi një fenomen skandaloz që po zbatohet këto momente. Por ngjarja është realisht dramatike.

  • Ish mbikalimi i Zogut të Zi do dëshmojë!

    Po rrokulliset viti i 15-të nga 5 korriku i vitit 2006, kur u prish mbikalimi i Zogut të Zi. Edhe pse betejat ligjore i fitoi Bashkia Tiranë, strukturat e mbikalimit u rrafshuan. Makineritë e rënda, duke hungiritur si të ishin tiranosaurë, shfrynin e kafshonin strukturat betonarme të mbikalimit; një masakër kafshërore kjo për të keqen e të gjithëve

  • Lista

    Pragzgjedhjet shoqërohen me ankthin e listave, ato të cilat shqiptarët ju kujtojnë edhe listën e borxhlinjve apo dashamirësve për shkak të kushteve ekonomike jo të mira.

  • Zonja ambasadore, kur gjërat maten me vlerën e jetës, e humbasin peshën dhe rëndësinë

    Covid 19 e vuri botën përballë sfidës së jetës. Dhe kur gjërat krahasohen me vlerën e jetës, në rastin më të mirë relativizohen. Rivaliteti SHBA-Kinë nuk preket askund nga fakti nëse ne shqiptarët, ashtu si hungarezët, sllovakët, serbët, turqit apo nesër edhe gjermanët e italianët, i hapin derën vaksinave lindore. Ka vend dhe kohë plot, për ta treguar besnikërinë tonë ndaj Perëndimit. Të dalim një herë gjallë nga kjo e keqe e madhe që na ka mbyllur brenda.

  • Partia që ka ‘shpresë’ Saliun dhe mërzitet nga Luljeta Bozo

    Gjithë balta e opozitës sot është drejtuar ndaj dy grave, Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, të dyja personalitete të spikatura në fushën e tyre, që nuk janë marrë kurrë me politikë. Edi Rama i ka ftuar të jenë pjesë e Parlamentit të ri, pasi në dy fatkeqësitë e fundit kombëtare , tërmeti dhe pandemia, ato ishin dy zonja që u bënë simbol i shpresës për shqiptarët. Edi Rama nuk i ftoi të bëhen socialiste, por i ftoj të bëhen deputete të Kuvendit të Shqipërisë.

  • Minutat e fundit: Të hënën Berisha i jep Lulzimit listat e deputetëve, dhe ai me zarf të mbyllur i dorëzon në KQZ

    Nëse nga të larguarit janë krijuar 7 PD të reja dhe partia u nda në 7 pjesë, pas shpalljes listave nga vila e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit priten edhe disa parti të tjera. Demokratët po e kuptojnë se ajo parti e ka mbyllur misionin e saj politik dhe do tretet bashkë me venitjen biologjike të doktor Berishës.

  • Çomo-Bozo apo Berisha-Meta?

    Dy zonja ndër më të aftat në fushat respektive, pas propozimit të kryeministrit Rama, kanë parë të arsyeshme që të bëhen pjesë e ekipit të PS-së pasi kanë besuar të lidershipi dhe vizioni i kësaj partie. Dhe pikërisht për këtë arsye, në kampin opozitar ka shëprthyer një mllef që të lë pa fjalë, për dy zonja që s’ke ç’u thua një fjalë të keqe për atë që janë, kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë.

  • Të drejtosh Shqipërinë e pas-Prillit 2021… pa utopi

    Mjafton të dëgjosh retorikat dhe e kupton se partitë tona politike veç ndërrojnë vendet, duke rehatuar militantët në strukturën drejtuese, por aspak synimet e tyre për të dominuar. Fatkeqësisht, njerëzit mbeten gjithnjë të papërfaqësuar, sepse realisht e pazëshme është vota e tyre që tjetërsohet. Siç do të thoshte Ivan Krastev dikur për jelekverdhët, por që ka vend për të gjithë votuesit e thjeshtë: Këta njerëz nuk kanë frikë nga fundi i botës, por thjesht nga fundi i muajit. Dhe, ai të bën që ta shikon të vërtetën në sy, kurse partive që sot bërtasin se do sjellin ndryshimin e menjëhershëm, t’u kujtosh se janë pjesë e pandalshme e kësaj tollovie të vendit tonë.

  • Listë humbëse quhet ajo që kryetari e mbush me 'anonimë pa personalitet'

    Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Ajo është një profesoreshë në fushën e inxhinierisë, dhe një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ka botuar 33 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.

  • Xhelali apo Luljeta?

    Ndryshimi, idetë e reja, përfaqësohen pikërisht nga persona si Luljeta dhe Najada, mes tyre edhe shumë të tjerë në listat e PS. Ndërsa në PD, ndryshimi janë Xhelali, Nardi, Fatmiri, Genci. Po të njëjtët. Një Zot e di se çfarë kanë bërë për të merituar kandidimin afrofe në çdo zgjedhje. Një Zot e di se përse duhet të dalin në pension me 35 vjet në Parlament. Një Zot e di, se si mund të sjellin ata ndryshim!

  • Pse jeni vërsulur si qentë e egër mbi Luljetën dhe Najadën?!

    Ça faji ka Luljeta me Najaden? Po pse versuleni si qente e eger mbi Luljeten dhe Najaden?! Ato ishin ne pune te tyre, te nderuara e te respektuara, aq sa vlejne ne kete vend keto fjale. Dhane per vendin me gjithe forcen e kapacitetin e tyre. I ftuan si kandidate per deputete. Pranuan. Kush nuk do pranonte?! Dhe pse te mos pranonin?! Cfare te keqe ka ketu?!

  • 'Vriteni' Luljeta Bozon!

    E kishim para një jave në Top Channel dhe dha një super intervistë mbresëlënëse. E qetë, e zgjuar, plot racionalitet në çdo fjalë e shprehje. Modeste për kontributet e saj shkencore e madhore, të impononte ta dëgjoje siç bën gjithmonë dhe shpërndante eliksirin e profesionalizmit pa më të voglin skepticizëm. Na tregoi se banon në një shtëpi të vjetër pas rrugës së ambasadave.

  • Çfarë tregojnë sulmet e panelistëve ndaj figurave të reja që Rama i ftoi në PS dhe pse opozita u kap gafil?!

    Edhe pse Edi Rama i bëri tani lëvizjet e tij për të thirrur intelektualë të njohur nga shoqëria si pjesë e skuadrës së tij, ato realisht ishin përgatitur prej kohësh. Megjithatë, politika rivale e PS-së, pra PD e LSI, duket se është gjetur gafil nga ardhja e Najada Çomos dje dhe e Luljeta Bozos sot.

  • Luljeta Bozo dhe Najada Çomo dy vlera që bashkojnë, nuk ndajnë

    Kostoja për dy gratë nuk do të jetë e vogël. Linçimi është i gatshëm të serviret edhe për to, por pranimi i përbaltjes më të egër që prodhohet në një vend si yni, dëshirues i Demokracisë, është shërbimi më patriotik që njerëz të drejtë, të aftë, të vendosur për të përmisuar Shqipërinë, duket se janë të pakursyer ta përballojnë.

  • Mejhanet e Shijakut dhe tryeza e Ristanit

    “Kutitë janë të mbyllura, nuk mund të manipulohen, provoje a e fut dot dorën brenda?!” E kush nuk e kujton këtë pjesë dialogu mes ish-kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani dhe komisionerëve socialistë, teksa hapeshin kutitë e bashkisë Tiranë, në kërkim të votave që i mungonin Lulzim Bashës për të përmbysur në tavolinë fitoren e Edi Ramës në votimet lokale të vitit 2011?!

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv