Opinion
  • Shqipëria, vila që fiton

    PD dhe LSI bënë sikur nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje, por në fakt u vërtiten rreth katër obsesioneve ‘frojdiste’.

  • Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)

    Kur në vitin 2008 Edi Rama i rrihte shpatullat Sali Berishës në dalje nga spitali ku ndodheshin të plagosurit e shpërthimit të Gërdecit, Ilir Meta dhe partia e tij, që asokohe bëheshin gati të garonin më vete për zgjedhjet e një viti më pas, akuzuan me të drejtë kreun e opozitës se po i hidhte një komerdare shpëtimi kryeministrit, në momentin e tij më të keq.

  • Vilat që fitojnë

    Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur ditën e sotme një marrëveshje për vazhdimin e koalicionit paszgjedhor, pasi në zgjedhje kanë hyrë të ndarë në dy lista. Ajo që është tanimë e qartë është se PD dhe LSI nuk kanë hyrë në një listë të përbashkët pasi secila prej tyre do të dobësojë tjetrën që nëse fitojnë, t’i vënë njëra tjetrës kufinj. Thënë ndryshe, brenda kësaj marrëdhënie nuk ka asgjë morale, por vetëm pragmatizëm për të kapur sa më shumë pushtet, gjithmonë nëse arrijnë të marrin më shumë se 70 mandate.

  • Konglomerati opozitar, një bashkim për shkalafitjen e Shqipërisë!

    Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha po përpiqet që t’ia shesë opinionit publik se ka një opozitë të bashkuar rreth partisë së tij. Opozita do të ishte e bashkuar kur të kishte një listë unike kandidatësh dhe një program të vetin i cili të harmonizonte të gjitha rrymat që e përbëjnë opozitën e bashkuar. Deri tani kemi daljet në publik të Lulzim Bashës që paraqiste të ashtuquajturin “program ekonomik” si një ofertë që u jepej shqiptarëve.

  • Kalvari 30-vjeçar i Kavajës me lidhjen ‘shpirtërore’ me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën

    Zonat ku kandidojnë liderët politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kthehen në territore të rëndësishme, si pasojë e lidhjes dhe besimit politik ndaj politikanëve të klasit të parë. Duke qenë nën influencën politike të dorës së parë, këto zona ose përfitojnë investime të rëndësishme si pasojë e lobimit, ose nga aty dalin emra të rëndësishëm të politikës.

  • Pse Berisha po teston ‘poshtërimin’ e PD?

    Sali Berisha ka guximin të poshtërojë PD-në dhe të thotë do të njoftoj kryetarin formal se kur dhe ku do kandidoj. Frika që ai ndjen në horizont nga hetimet e SPAK për dhëndrin e tij, që përveçse një grabitës prone është dhe një gjobëvënës i fisit të tij në emër të pushtetit të Berishës, e bëjnë të domosdoshme për të, ruajtjen e autoritetit në PD dhe siguria që do ta ketë PD-në, një repart të gatshëm për ta mbrojtur politikisht.

  • Mësimet nga një vit pandemi

    Si mund ta përmbledhim këtë vit me COVID nga një perspektivë e gjerë historike? Shumë njerëz besojnë se pandemia e koronavirusit demonstron pafuqinë e njerëzimit përballë fuqisë së natyrës.

  • Nora moj Nora!

    Ish-deputetja e LSI-së dhe ish-zëvendësministre e Arsimit, zonja Nora Malaj, ka dhënë një intervistë ku ka treguar eksperiencën e saj në trajtimin e sëmundjes me Covid-19.

  • Një zile telefoni në zyrat e PD: Jemi nga Ambasada amerikane!

    Sapo kryetari i opozitës, Basha, dha lajmin ‘triumfal’ se në trenin politik opozitar kishte ngjitur 13 emra partish, në atë moment ra një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada amerikane!’

  • Beteja e humbur kundër sondazheve

    Së paku pesë kompani sondazhesh të angazhuara nga televizionet shqiptare, që në shumicë jane pro opozitës, po publikojnë rregullisht sondazhet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.

  • Dikush duhet t’i shpjegojë Bashës sistemin e ri elektoral

    Parlamenti, falë bojkotit të Lulzim Bashës, miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që bashkë me marrëveshjen e 5 qershorit, i heqin mundësinë partive të vogla të prodhojnë mandate për partitë e mëdha. Secila prodhon mandate për vete, ose hynë në një listë me partinë e madhe. Lulzim Bashës duhet t’ia sqarojë dkush këtë. Koalicioni i tij fiktiv me parti inekzistente dhe persona të inkriminuar, që u detyrua t’i heqë pasi u thirr në Ambasadën amerikane, nuk funksionon më.

  • Bollino: Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen

    Investigimi i Report TV tregon një sistem qeverisjeje të sëmurë, që Sali Berisha nisi të aplikojë që në 1992 dhe që tani, Lulzim Basha, që vazhdon të jetë nën kontrollin e tij, është i gatshëm të replikojë me të njëjtët njerëz. Ja kush janë.

  • Ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar Ilir Metën

    Ardian Dvorani është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një gjyqtar i shquar në betejën kundër korrupsionit, dhe ky fakt ka gëzuar shumë vetë. Disa të tjerë i ka kapur në befasi. Të tjerë i ka hidhëruar pa masë. Dhe të gjitha reagimet kanë lidhje me leximin që i është bërë gjestit të DASH-it.

  • Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli!

    "Nuk e shpjegoj dot, se çfarë janë ata shqiptarë që mund të votojnë akoma këtë qeveri dhe Edi Ramën”. Kështu sokëllinte Fatos Lubonja nga një studio, mbrëmjen e djeshme. Kjo në fakt, nuk është një tezë e re e opozitës.

  • Shuplaka e Bamir Topit!

    Lajmi që qarkulloi në media se partia “Fryma e Re Demokratike” po lidhte koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, habiti jo pak njerëz. Kjo për faktin se deri ditën kur përfundonte depozitimi në KQZ i koalicioneve, askund nuk kishte dalë në skenë emri i FRD-së. Edhe në takimet që lidershipi demokrat po bënte aktivisht me partitë e tjera gjatë javëve të fundit, kjo parti nuk diskutohej në planet e koalicionit.

  • Pse opozita nuk zbutet nga lavdërimi i ambasadores për Lulzim Bashën?

    Mënyra se si pjesa më e madhe e opozitës reagoi ndaj nderimit që SHBA i bëri gjyqtarit Dvorani, dhe akoma më shumë, mënyra se si e njëjta pjesë e opozitës reagon ndaj dashamirësisë që ambasadorja e SHBA tregon ndaj Lulzim  Bashës, tregon se baza e opozitës është më shumë e shqetësuar pse SHBA shënjestron Ilir Metën dhe Sali Berishën, se sa që respekton Lulzim Bashën.

  • Asnjë nuk humb politikisht më 25 Prill, kurse shqiptarët sodisin?

    Ligjërimi i Lulzim Bashës i ka dhënë fund përdorjes deri te elementët fetarë dhe tashmë ka shkuar ngadalë limanit ku prehen liderat e autokracisë. Po a është lideri i opozitës një autokrat?! Kjo është vështirë ta thuash hë për hë, kur ai nuk ka ende as pushtetin e duhur në formacionin e vet.

  • Ku dhe kush janë 'banditët' që kërkon Ilir Meta

    Sali Berisha është distancuar nga formimi i koalicionit të Partisë Demokratike duke ia faturuar Lulzim Bashës rezultatin e 25 Prill, cilido qoftë ai. Ndërsa Ilir Meta ‘qelbësirat’ i ka zëvendësuar me fjalën ‘banditë’. Deklarata e një dite më parë e Presidentit, se shqiptarët duhet ta fshijnë nga faqja e dheut partinë e të shoqes nëse kandidon banditë, nuk ka qenë ndonjë çudi. Është e qartë se nënkuptonte PS-në, që ende s’ka nxjerrë një emër kandidati përveçse ka konfirmuar shumicën e listës aktuale të pastruar me kohë nga dekriminalizimi.

  • A ka besueshmëri PD te ndërkombëtarët për antikorrupsionin?

    Së fundmi, kryetari PD Basha prezantoi edhe atë që e cilësoi si paketa antikorrupsion. Duket se strategjia e opozitës për të qenë në fokus të medias është me mënyra e copëzuar e asa çka është program elektoral, ose në vetvete gjithçka është një punë në nxitim e sipër e eksertëve për të pjellë një të tërë me trahtë program.

  • Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën

    Është e qartë që Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre, nderimin që SHBA i bëri gjyqtarit Adrian Dvorani. Reagimet zyrtare të Ilir Metës dhe zyrës së tij, tregojnë për humbje kontrolli, ndërsa reagimet e familjes Berisha janë dhe më banale.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv