Opinion
  • Rreziku i kakofonisë rreth hapjes së listave

    Ndaj është mirë që deri më 1 tetor, të bihet dakord për një version, që të tre palët të jenë dakord dhe që së paku ndryshimet të përmbushin arsyen përse nisi ky proces. Dhe mbi të gjitha, për të kuptuar se sa i do Basha apo Meta realisht listat e hapura, nëse ato hapen realisht.

  • Analiza/ Dëshmorët e gjallë dhe dëshmorët e vdekur

    Ndaj sot, mbase është rasti për të thënë edhe një herë më shumë. Lavdi Heronjve! Lavdi dëshmorëve gjaku i të cilëve të paktën shërbeu për të ndryshuar përgjithmonë këtë vend. E pa dyshim, lavdi dëshmorëve që përballen me COVID, që sot hyjnë në zyrën e Kryeministrit jo duke çarë rrethimin e Gardës, por ashtu siç ndodh në çdo vend demokratik të botës… me këmbët e tyre.

  • Është lufta jote, timonier!

    Për kë e ke këtë herësin e Damianit, o kryetimonier, sipas të cilit listat mbyllen 99.99 përqind, por teorikisht popullit nuk i hiqet e drejta të vendosë kryqin aty ku gjoja i do zemra. Edhe pse vota e tij nuk do të ketë asnjë vlerë për të zgjedhur deputetin që pëlqen.

  • Kadarenë desh e “vranë” në ….Tiranë

    “Nemo propheta in patria” thonin latinët për të cilësuar se askush nuk merr lavdi në vendin e tij e kjo shprehje nuk e ka ndryshuar profecinë e saj edhe sot e kësaj dite. Dhe Kadare e di mirë se çfarë mund të dalë nga kazanët e zilive dhe keqdashësive në provincën shqiptare, ndaj ka zgjedhur të mos i prekë, t’i lerë të qetë pavarësisht egërsisë së sulmeve, sikur të kishte parë e shkruar qindra vite më parë ai vetë historinë e nobelistit Daniel Mantovan...

  • Procesi 'Hajdari' ka nevojë të rigjykohet bazuar mbi motivin e vrasjes

    Ka një ngazëllim pa kuptim, lidhur me lajmin se Prokuroria ka vendosur të thërrasë si dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, Sali Berishën, për të dhënë versionin e tij për vrasjen e Azem Hajdarit.

  • Sulmet e paprincipta të Krastës (Berishës-Metës) ndaj ambasadores Yuri Kim dhe përgjigja 'lapidare' e saj

    Si me Mustafa Nanon, Adi Krasta ka tentuar të “peshkojë” ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, për të sulmuar kolegen e tij aktuale Yuri Kim.

  • Doktor, vetëm për 'mbështetje ndërkombëtare' mos fol

    Doktor, Edvin Kristaq Rama, është kryeministri më i suksesshëm i vendit, është mik i Kancelares Merkel, është gjithashtu mik i Erdoganit, Micotaqisit, apo dhe burrshtetasve të tjerë, me të cilët ka patur dhe ka marrëdhënie mjaft korrekte dhe të sinqerta.

  • Shembuj opozitarësh etikë që PD nuk i sheh, por që kanë sukses online

    Ka vajza dhe djem që shkruajnë e flasin ndryshe; ndryshe nga armata e analistëve, gazetarëve, politikanëve pro ish-qeveritarë, që s’ditën më shumë se të prodhonin “Babalen”, apo të sulmonin egër dhe me insistim Carlo Bolinon, apo Ben Blushin,  Mero Bazen duke treguar se më shumë se çdo gjë tjetër ia kanë frikë logjikën dhe seriozitetin e argumentit. 

  • Ndryshimet në Kod, duhet të respektojnë iniciatorët e ndryshimeve kushtetuese

    PS duhet të ruajë qëllimin për të cilën nisën këto ndryshime dhe duhet të respektojë ata që ishin iniciatorë të këtyre ndryshimeve, që ishin grupi i opozitës parlamentare. PS nuk ka pse pret në besë opozitën parlamentare, pasi kjo gjë rrit dyshimet dhe humbet besueshmërinë e gjithë këtij procesi. Mbi të gjitha, nuk ka pse pyet Bashën për këtë gjë, se kjo nuk është një marrëveshje me Bashën. Ndryshe do humbasë dhe kohë, dhe besueshmëri të procesit. Pikërisht atë që do Basha.

  • Pragu kombëtar është diskriminues, pa korrektim kombëtar

    Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Kjo nënkupton, që një parti të llogaritet si pjesë e subjekteve për të cilat duhet të ndahen mandatet, duhet të marrë 3 për qind të votave në gjithë Shqipërinë.

  • Vogëlushja me fustanin e bardhë dhe dhuna mes nesh

    Sa herë që ashpërsoni gjuhën dhe ngrini dorën, përpiquni të mos mendoni për egon tuaj të sëmurë, mendoni për fëmijët, mbesat e nipërit, vogëlushët e shkallës, lagjes, qytetit, fshatit; kurrë një fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë, shohë apo përjetojë dhunë.

  • Pse hoqi dorë Ilir Meta nga mosprekja e 5 qershorit?

    Dje ai ndërsa po dekoronte një shofer zëvendësministri dhe një shkrues nekrologjish, deklaroi se ishte për hapjen e listave 100 për qind. Madje imitoi dhe parullën e vjetër të Edi Ramës “Hap listat, ose largohu”.

  • Meta si kryetar opozite, Basha si president

    Ilir Meta duket shumë i shqetësuar me të drejtë nga drafti i Damian Gjiknurit për Kodin Zgjedhor, ndaj edhe po reagon përditë me ashpërsi.

  • Referendumi në Itali dhe një arbëresh si pioner i tyre!

    Pak shqiptarë dinë që në Qeverinë e parë të Garibaldit në vitin e largët 1860, nga 6 Ministra 3 prej tyre ishin arbëreshë.

  • Çfarë qëndron pas 'çmendjes' së djeshme të Ilir Metës

    Presidenti Ilir Meta dje ka qenë si mjaft herë i ashpër me mazhorancën.

  • Shqipëria ka nevojë për një presidente grua. Qoftë dhe si Jozefina Topalli

    Dhe shqiptarët qënkan një popull i jashtëzakonshëm. Ku ka shembuj të tjerë të ngjashëm në politikë në vendet e qytetëruara, që eksponentë kaq të rëndësishëm si këta në krye të Shtetit shqiptar, duke nisur nga Presidenti, deri te liderë partish kryesore, të bëjnë thirrje për grushte shteti, revolta, dhunë, e deri në kërcënime e përndjekje, e një popull të mos i ndjekë. Shqiptarët qënkan engjëj!

  • Tri rrëfime për dhëndrin e Milicës

    Tri rrëfimet e mësipërme janë për Milicën, po aq sa për Saliun

  • Pse Veliaj po e thërret Bashën në një duel në Tiranë?

    Duket se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, po jep një model i asaj që po zhvillohet në SHBA ndërmjet Donald Trump dhe Joe Biden, si filozofi kryesore. Pra ndërsa Trump do të fusë në debat përmbajtësor fushatën me kundërshtarët, në një betejë mbi sigurinë dhe ekonominë, pala tjetër ka shënjestruar gjithçka tek “e keqja” Trump.

  • Unë nuk dua të ulësh taksat z.Basha

    Kur zoti Basha të më ulë taksat, do të zgjedh një shkollë private edhe më të mirë për vajzën edhe sa herë të kem një dhimbje koke, do të marr avionin dhe do të shkoj në Austri për vizitë mjekësore.

  • Ta marrim Lulin si një Shvejk të vërtetë? Të jetë vërtet kaq budalla, kaq idiot?!

    Këto fjalë i ka thënë Jaroslav Hashek, në kohë lufte, dhe ia veshi personazhit të tij deputet me emrin Shvejk. Edhe mbrëmë në një televizion ish deputeti Lul Basha foli sikur nuk ka më këmbë njeriu të gjallë në këtë botë, veç tij dhe llojit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv