Politikë
-
Ambasadori amerikan Donald Lu i është bashkangjitur protestës së qytetarëve para kuvendit për kalimin e reformës në drejtësi, duke i dhënë një tjetër përmasë rolit të tij të rëndësishëm në këtë hap të Shqipërisë. Lu ka paralajmëruar drejtëpërdrejt dhe ashpër partitë politike shqiptare se zvarritja e kësaj reforme do të sjellë pasoja të rënda. Ndërkohë që Lu bëri lëvizjen e fundit që reforma të kalojë duke protestuar së bashku me qytetarët, ai ka marrë si surprizë një këngë polifonike që i kushtohej Shteteve të Bashkuara dhe reformës në drejtësi.
VIDEO 19 Korrik 2016, 18:40
-
"Drejtësia",Selami: Vota ime
19 Korrik 2016, 17:57
PRO edhe nëse PD është kundëDeputeti i Partisë Demokratike Eduart Selami ka deklaruar sot se do të votojë Reformën në Drejtësi edhe nëse Partia Demokratike do të jetë kundër saj.
-
PD: Mbështesim propozimin e Metës
19 Korrik 2016, 16:09
negociatat të zhvillohen të hapuraPartia Demokratike vlerëson propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe shpreh gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertet e huaj për të konkluduar pozitivisht me zgjidhje, për dy çështjet e mbetura, që u dakordësuan mbrëmë, e më pas papritur u zhbënë në orët e vona të natës.
-
Meta: Negociata të hapura
19 Korrik 2016, 14:20
me PD për dy pikat e ngërçit
PDF/ Rendi i ditës i seancës të enjtenReforma në drejtësi do të jetë pika e parë e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit, të enjten e 21 Korrikut. Kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, se Kuvendi ka miratuar sipas rregullores, rendin e ditës për seancën dhe paketa e ndryshimeve kushtetuese është pika e parë.
VIDEO -
Deklaratat e Bashës, Manjani: E
19 Korrik 2016, 14:15
saktë kronologjia e zhvillimeveNegociatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherazi Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani konfirmoi kronologjinë e zhvillimeve në tryezën e negociatave mëngjesin, të cilat nisën mbrëmjen e djeshme dhe u ndërprenë në orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte.
-
Basha: Rinisim negociatat pa humbur
19 Korrik 2016, 13:40
asnjë minutë, ekspertët e PD në tryezëKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për konsensus. Ai tha se ekspertët negociatorët demokratë do të jenë në tavolinën e ekspertëve, për diskutuara çështjet e lëna pezull në orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte.
VIDEO -
Rama i unifikuar me Metën:
19 Korrik 2016, 12:51
Aleanca do votojë në bllok “Pro”Pavarësisht tezave politike të artikuluara pas propozimit të Metës për një qeveri ekspertësh dhe zgjedhje të parakohshme, koalicioni qeverisës duket se nuk ka asnjë ndasi sa i takon votës për reformën në drejtësi për ditën e nesërme. "Aleanca për Shqipërinë Europiane" do të votojë në bllok për të mbrojtur dritën e të ardhmes së gjeneratës tjetër", u shpreh Rama.
VIDEO
Votoni në sondazhin e Shqiptarja.com/ Palët janë shprehur se janë drejt konsensusit të plotë.Mendoni se Reforma në Drejtësi do të votohet të enjten në Kuvend? -
Apeli i Braçes: Qytetarët të
19 Korrik 2016, 12:13
mos lejojnë dështimin e reformësDeputeti socialist, Erion Braçe i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos lejojnë dështimin e reformës në drejtësi. Braçe shkruan në rrjetin social Facebook se nga ambasadori amerikan Donald Lu ka mësuar për dështimin e negociatave mes palëve.
-
Mblidhet këshilli i Integrimit, Bumçi:
19 Korrik 2016, 12:22
Konsensus u arrit por u prish sërishNë kryesinë e Kuvendit ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit ku kryefjalë është reforma në Drejtësi dhe miratimi i saj të enjten ne Kuvend. Në mbledhje marin pjesë ambasadorët e BE, Gjermanisë e Hollandës.Me tone mjaft të ashpra deputeti Aldo Bumçi ka folur për diskutimet e ekspertëve mbrëmjen e djeshme, sa i takon zgjidhjes së çështjeve të reformës. Sipas Bumçit, marrëveshja u arrit mbrëmjen e djeshme, por u prish vetëm pak minuta më vonë.Nga ana tjetër ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se beson në miratimin e reformës dhe se 22 korriku të jetë dita e parë e një beteje të re.
-
Manjani: Jemi pranë konsensusit
19 Korrik 2016, 11:46
ka dakordësi për shumë gjëraNegociatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se bisedimet në tryezën e ekspert
-
Meta: Rama më konstruktivi
19 Korrik 2016, 11:52
të enjten miratojmë reformënKryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh pas takimit me Lulzim Bashën se ditën e enjte Kuvendi do të miratojë me konsensus reformën në drejtësi. "Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falënderoj Ramën e Bashën që kanë qenë konstruktiv, pavarësisht retorikës pas takimeve".
VIDEO -
PE diskuton Reformën, Hahn:
19 Korrik 2016, 10:03
Nëse s'kalon, duhet referendumKomiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) diskuton sot për Reformën në Drejtësi. Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.Në fjalën e tij të hapjes komisioneri Hahn ka theksuar qartësisht se Shqipëria është shumë afër konsensusit. Ai theksoi se nëse të enjten në Kuvend nuk ka një miratim të Reformës e një konsensus mes palëve atëherë duhet një Referendum pasi populli e do këtë Reformë.
VIDEO -
Takimi Rama-Idrizi kreu i PDIU:
19 Korrik 2016, 09:20
Të mos votohet pa konsensusPas deklaratës se Reforma në Drejtësi do 94 vota që të miratohet kryeminsitri Rama ka takuar mëngjesin e kësaj të marte dy deputetë të PDIU-së, partisë aleate e PS.Në takimin që u mbajt në hotel Rogner mori pjesë kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi dhe deputeti Aqif Rakipi. "Reforma do të votohet në 21 Korrik. Konsensusi kushtetues është me 2/3 e votave të Kuvendit, pra me 94 vota dhe jo unanimiteti",Pas takimit me kryeminsitrin Rama kreu i PDIU-së u shpreh se nëse nuk arrihet kompromisi, atëherë propozimi i PDIU është që populli të vendosë me referendum.
Basha: Zgjidhja sipas draftit "Nuland"
Vlahutin e Lu refuzojnë takimin
VIDEO -
Pas takimit me Metën Rama
19 Korrik 2016, 08:44
mbledh ministrat e kabinetitKryeministri Edi Rama ka mbledhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme disa ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Partisë Socialiste.
-
Basha: Rama ka 94 vota? Presion
18 Korrik 2016, 22:57
krminal ndaj reformës në drejtësiPas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se maxhoranca i ka 94 votat për të miratuar reformën në drejtësi ka ardhur reagimi i Kryetari të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas tij pretendimi i kryeministrit se ka 94 vota është presion kriminal.
-
Meta: Qeveri ekspertësh? Ide
18 Korrik 2016, 22:48
vetëm për të arritur konsensusinKreu i Kuvendit, Ilir Meta ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të forcës politike që ai drejton, LSI-së, se do ta votojë refomën në drejtësi edhe nëse nuk arrihet konsensusi. I ftuar në "Opinion", Meta sqaroi edhe deklaratën e një dite më parë, ku theksoi se qeveria e ekspertëve ishte thejshtë një ide e tij, për të arritur konsensusin, por realisht nuk do paraqesë asnjë mocioni mosbesimi as do kërkohet një rikompozim i qeverisë "Rama".
VIDEO -
Rama: Reforma miratohet me
18 Korrik 2016, 19:15
94 vota, ky është konsensusiKryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se reforma në drejtësi do të miratohet në 21 korrik. Ai tha se "pro" reformës ditën e enjte do të shkojnë 94 vota dhe ky është konsensusi në Kuvend. "Reforma do të votohet në 21 Korrik. Konsensusi kushtetues është me 2/3 e votave të Kuvendit, pra me 94 vota dhe jo unanimiteti", deklaroi Rama, ndërsa paralajmëroi edhe një "ndarje të re" dramatike, pas miratimit të reformës në drejtësi.
VIDEO -
Tërhiqet Basha: Zgjidhja për
18 Korrik 2016, 18:07
reformën sipas draftit të NulandKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se takimi ishte konstruktiv. Sipas tij, tre forcat politike do të punojnë me ekspertët e tyre për të finalizuar një draft të përbashkët politik.
VIDEO -
Kryeministri Rama konferencë
18 Korrik 2016, 17:51
për mediat në orën 19:00 -
PE: Shqipëria të miratojë paketën
18 Korrik 2016, 17:43
Kushtetuese të reformës në drejtësiParlamenti Europian, përmes një deklarate të shpërndarë mesditën e sotme, i bën thirrje klasës politike të miratojë reformën në drejtësi. Paralajmërimi është i qartë, çdo vonesë në miratimin e reformës në drejtësi, përkthehet në vonesë të rrugës europiane të vendit. Pa reformën në drejtësi, BE nuk do rekomandojë çeljen e negociatave të anëtarësimit.