Politikë
-
Opozita ka paraqitur në mbledhjen e së martës disa amendime lidhur me propozimet e qeverisë për Gjykatën, e cila do të shqyrtojë mosmarrëveshjet mes biznesit. Një javë më parë PS e PD ranë dakord për ngritjen e Kolegjit Administrativ, strukturë kjo që do të funksionojë pranë Gjykatës së Lartë.
10 Prill 2012, 10:06 -
Urdhri i Berishës: Të gjithë
10 Prill 2012, 08:47
në rresht për të votuar CefënKryeministri porosit deputetët e PD-se për seancën parlamentare të ditës së enjte, ku do të hidhen në votim dy kandidaturat për anëtar të KLD, përkatësisht Elvis Cefa i propozuar nga PD e pritet dhe ajo e Ardian Vishës të propozuar nga PS. Kandidatura e Vishës do të dëgjohet në komisionin e ligjeve ditën e mërkurë.
-
Letra, Withers: DASH heshti
9 Prill 2012, 19:57
për keqqeverisjen në ShqipëriNë letrën e tij të dytë brenda pak kohësh, ish kryediplomati amerikan në Tiranë, shprehet dakord me pesë pikat e deklaratës se Departamentit të Shtetit, por shton se ajo deklaratë nuk preku thelbin e shqetësimeve të tij, gërryerjen e demokracisë dhe keqqeverisjen.
-
MPJ: Të dënohen autorët e aktit kriminal
9 Prill 2012, 18:50Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar shpërthimin në Mitrovicë. “Policia e Kosovës dhe EULEX-i do të sjellin para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale”, deklaron MPJ.
-
Rama takon Të Urtët
9 Prill 2012, 18:15
presidenti: Mbi palëtBurime brenda takimit bënë të ditur se në qendër ta takimit kanë qenë diskutimet mbi ecurinë e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, marrdhëniet e PS me aleatët e saj si dhe zgjedhja e Presidentit. Vetëm dy ditë më parë pati një përplasje mes PS dhe aleatëve të saj. Sa i takon presidentit është ndarë mendimi që ai të jetë mbi palët.
-
Rama: Berisha, mbreti lakuriq
9 Prill 2012, 15:44
mban peng mandatin e PSKryetari i PS, Edi Rama në një dalje të posacme për median ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha se po mban peng mandatin e deputetit të ri të socialistëve. Rama: Kryeministri ka dështuar me qeverisjen e vendit me integrimin europian dhe tani më edhe justifikimet i ranë të gjitha si rrobat e mbretit lakuriq.
PS: Po shkelet Kushtetuta
BLOG - Në kërkim të të Ndriçuarve - Nga ALBA MALLTEZI -
Topi: Gjyqësori larg ndikimit
9 Prill 2012, 15:07
politik dhe ekonomikTë konsolidohet sistemi gjyqësor, i cili duhet të jetë i pavarur, i paanshëm e profesional dhe i painfluencuar nga trysnitë politike apo ekonomike. Kjo është theksuar sot nga presidenti Bamir Topi gjatë takimit me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.
-
Berisha: Më shumë shqiptarë
9 Prill 2012, 14:03
në Turqi se në BallkanNë Turqi “ka më shumë shqiptarë se në Ballkan”. Kështu është shprehur sot Kryeministri Sali Berisha i cili gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike iu kthye vizitës së tij që zhvilloi para disa ditësh në Turqi. “Natyrisht shqiptarët ndihen krenarë me Skëndërbeun po nuk mund të injorojnë se Barbarossa ishte shqiptar dhe ishte mbret i detërave”, deklaroi Berisha.
-
Berisha: Rama mashtron, nuk
9 Prill 2012, 13:54
vjedhim mandatin e askujtKryeministri tha sot në mbledhjen e grupit PD se Rama e ka të qartë se mandate nuk mund të vidhet, por është taktikë e tij për të fituar kapital politik dhe për të larguar aleatët të cilët deri tani i ka mbajtur me mashtrime. E bën këtë se e serviri Seserin si star dhe më pas iku për një bursë. Rama që një e dy padit kryeministrin për interesa personale, duhej t’i drejtohej gjykatës
BLOG - Në kërkim të të Ndriçuarve - Nga ALBA MALLTEZI -
PS: Po shkelet Kushtetuta
9 Prill 2012, 12:17
PD: Mandatin s'ua vjedh njeriPartia Socialiste akuzon mazhorancën se po shkel Kushtetutën me bllokimin që po i bën mandatit të ish-deputetes Rudina Seseri. "Kur mandati i deputetit refuzohet, atëherë ai i kalon pasardhësit. Kur kjo zgjidhje refuzohet nga mazhoranca atëherë është shkelur Kushtetuta dhe demokracia e vendit”- ka theksuar sot deputeti socialist. Replikon Paloka: “ Mandatin nuk po ua vjedh njeri. PS t'i drejtohet gykatës për të zgjidhur ngërcin”.
-
Gj. Administrative, mungesa
9 Prill 2012, 09:45
e relatorit shtyn diskutiminSot pritej të përcaktoheshin kriteret për përzgjedhjen e gjyqtarëve për këtë gjykatë, për t’i dhënë sot “dorën e fundit” këtij projektligji, para se ti kalojë Kuvendit. Mungoi relatori, Armando Subashi.
-
Gratë në Parlament, Meta:
8 Prill 2012, 16:21
Për mua të jetë 50% me 50%Përfaqësimi i grave në Parlament të jetë 50% me 50%. Propozimi ka ardhur nga lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, i cili mori pjesë sot në Durrës në konventën zgjedhore të Lëvizjes së Gruas për Integrim.
-
Shëndetësia, Rama:
8 Prill 2012, 15:04
Qamet i zi për shqiptarëtDeklaratave euforike të Kryeministrit Berisha mbi gjendjen e sistemit shendetësor në Shqipëri u është përgjigjur direkt kryesocialisti Edi Rama. Berisha deklaroi sot se paramentra si vdekshmëria foshnjore e ulët rreshtojnë Shqipërinë në krah të vendeve të zhvilluara të botës por sipas Ramës Kryeministri e di mirë se ajo “ka qenë historikisht e ulët”.
-
Bazat detare, Kudret Çela: S’marr
8 Prill 2012, 14:09
këshilla nga “Gjenerali i Jugut”Ish-admirali i Flotës Detare Kudret Çela reagon ndaj akuzave të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, se pas kundërshtimit për të mbyllur baza detare, si ajo e Bisht-pallës, fshihen interesa të njerëzve si Çela që mendojnë si në kohën e Luftës së Ftohtë.
ANALIZE/ "Harrim" apo "bojkotim? - Nga ANILA BASHA -
Shëndetësia, Berisha: Shqipëria
8 Prill 2012, 13:10
në krah vendeve të zhvilluaraShqipëria renditet tashmë në grupin e vendeve të zhvilluara përsa i përket treguesve që përbëjnë shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor. Është ky mendimi i Kryeministrit Berisha i shprehur gjatë mbledhjes së task-force për reformën në shëndetësi, njoftoi sot Kryeministria.
-
Qarku Fier, Ndreka: PD bleu
8 Prill 2012, 12:17
këshilltarët për bukën e gojësKreu legjitim i Këshillit të Qarkut të Fierit, Vangjel Ndreka, në një intervistë për "Shqiptarja.com" deklaroi se së shpejti do të mbledhë këshillin, edhe pse PD-ja e ka bllokuar prej shtatorit 2011.
-
Maks Haxhia: Preferoj Nanon
8 Prill 2012, 10:39
President, Gërdeci jo aksidentEKSKLUZIVE/ PJESA E DYTE E INTERVISTES Ish-prokurori i Përgjithshëm, Maks Haxhia, flet për reformën në drejtësi, sistemin e avokatisë, për zgjedhjen e Presidentit, emërimet në institucionet e gjyqësorit dhe të Avokatit të Popullit si dhe tragjedinë e "Gërdecit". Ai tregon për marrëdhëniet mes avokatëve dhe drejtësisë.
-
PS, debate për kreun e ri
7 Prill 2012, 19:20
të komunës VllahinëKryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka ngritur si shqetësim në Asamblenë Kombëtare e PS-së, zgjedhjen e menjëhershme të kryetarit të PS në Komunën Vllahinë, të rrethit të Vlorës. Gjika i ka kërkuar llogari Ruçit, se pse ka ngelur si ngërç zgjedhja e kryetarit në këtë zonë.
-
Partia e re, ish socialisti Sherifi
7 Prill 2012, 18:58
sjell “Lidhja për Drejtësi dhe Progres”“Lidhja për Drejtësi dhe Progres”, është partia e Elmaz Sherifit, e treta “bijë” e PS pas Ilir Metës qe iku nga PS dhe krijoi “Lëvizjen Socialiste për Integrim” dhe Petro Koçit qe u vu ne krye te “Partisë Socialiste të Vërtetë ’91”.
-
Rama: Reagimi i Aleateve në tym
7 Prill 2012, 14:49
sistemin se përmirësoj pa konsensusNë një reagim të menjëhershëm nëpërmjet rrjetit social Twitter Rama thotë se shpreh keqardhjen për reagimin e aleatëve por shton se s’ ka në dorë të përmirësojë pa konsensus sistemin.