Politikë

  • Ministri i Punëve Publike ka inspektuar këto ditë punimet në stacionin e pompave në Kafaraj të Fierit, duke ftuar ta vizitojnë këtë investim të qeverisë edhe opozitarët. Drejtor i Ujësjellësit të Fierit është një nga militantët e njohur të PS, Salarjon Totaj.
  • Faqja "në ndërtim", Shqipëria
    prej një jave pa president online

    Që prej 24 Korrikut kur në krye të postit të Presidentit të vendit u vu Bujar Nishani faqja online e këtij institucioni është tërësisht jashtë funksionit. Presidenti i ri, sic duket nuk do ti bëjë rrokadë vetëm stafit që i la trashëgim Topi, por dhe sitit zyrtar të përdorur nga ai 5 vite rradhazi.

  • Gjoni: Serbi Tesic tregti armësh
    me Ministrinë e Mbrojtjes

    INTERVISTA E PLOTE/ Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, deputeti i PS, Gjoni ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se ka kontakte me trafikantin serb të armëve Tesiç dhe se ka bërë tregti gjatë këtyre viteve.

  • Zgjedhjet 2011, Prokuroria mbyll
    hetimet: Në Vllahinë u falsifikuan listat

    Kthehen sërish në vëmendje zgjedhjet e 8 majit të vitit të kaluar dhe akuzat për manipulime të tyre. Pikërisht sot Task-forca e prokurorisë së Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale ndaj përgjegjësi të zyrës së Gjendjes Civile të Komunës Vllahinë në Vlorë, shtetasin Ariton Shoraj.

  • Rama: Të hapur për koalicion me
    FRD-në e Topit e AK-në e Spahiut

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh sot i hapur ndaj një bashkëpunimi me FRD-në e ish-presidentit Bamir Topi dhe Aleancën KuqeZi të Kreshnik Spahiu. Ndonëse ato janë forca të djathta, “ne jemi të hapur”, tha Rama gjatë emisionit “Debat” të gazetarit Alfred Peza në Vizion+. Por kryesocialisti nënvizoi se programi i PS mbetet boshti i çdo bashkëpunimi elektoral me partitë e tjera opozitare.

  • Imuniteti, Rama: S'e ka fajin
    opozita për dështimet e Berishës

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka pasuar reagimin e deputetit socialist Majko, në lidhje me deklaratën e sotme të PD-së, duke thënë se Ps ka bërë gjithçka duhet për integrimin, por se “korrupsioni, krimi, lëmshi me pronat, rrënimi i administratës, janë dështimet e qeverisë”.

  • Helikopterët francezë, Qeveria:
    Do zbatojmë kontratën

    Qeveria shqiptare ka dhënë garancitë maksimale në lidhje me sigurinë që ofrojnë helikopterët francezë të cilët janë blerë sipas kontratës, pavarësisht aksidentit të dy ditëve më parë me njërin prej tyre, të cilit po i bëhej testi për sigurinë nga përfaqësuesit e kompanisë. Njëherësh saktësohet se marrëveshja do të repsektohet.

  • Imuniteti, Majko:Të luftojmë
    korrupsionin?Qeveria gënjen veten

    Deputeti socialist, Pandeli Majko, reagoi në profilin e tij në Facebook menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila i bëri thirrje Ramës, që të votojë heqjen e imunitetit me 6 gusht, duke ironizuar qeverinë. Qeveria i bën thirrje opozitës që të heqin “imunitetin” për të luftuar korrupsionin...Korrupsionin e kujt?", komenton Majko.

  • Imuniteti, PD: Rama të votojë
    në 6 gusht si e majta sllovake

    Partia Demokratike kërkoi sot që kreu i Partisë Socialiste, Rama, të votojë heqjen e imuniteteve në 6 gusht dhe të mos bllokojë procesin e integrimit të vendit, ndërsa i bëri thirrje që të lejojë deputetët e kësaj partie të votojnë në kohë “për të shembur murin e korrupsionit”.

  • Panariti mbyll vizitën në Kosovë
    Shqiptarët si tremben luftës

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti mbylli dje vizitën dy ditore në Kosovë, gjatë së cilës u theksua se bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët do të fitojë dimensione të reja pas përmbylljes zyrtare të pavarësisë së mbikëqyrur. Heqja e taksës mbi importimin e çimentos ishte një nga pengesat e cila u arrit pas bisedimeve mes dy ministrave të Jashtëm.

  • Londër 2012, Berisha merr pjesë në
    ceremoninë e hapjes së olimpiadës

    Kreu i qeverisë shqiptare mëngjesin e ditës së sotme udhëtoi drejt kryeqytetit britanik, Londër për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojrave olimpike.

  • Topi e pranon: Javën tjetër takoj
    Oketën për kalimin në FRD

    Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë prodhuar një disekulibirim të pushtetit në Shqipëri dhe uzurpimit të tij nga një krah i politikës. Pohimi ka ardhur nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një intervistë në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla në Top Channel.

  • Rama i përgjigjet Berishës:
    Transparenca s’është kërcënim

    Pak minuta pas akuzave të Kryeministrit Berisha, sipas të cilave po kërcënon e tremb investitorët e huaj në vend, lideri socialist Edi Rama i hodhi poshtë ato duke pohuar se transparenca që ai kërkon mbi marrëveshjet e koncesionet e firmosura nga Qeveria Berisha nuk është aspak një kërcënim.

  • Berisha: Rama si komunistët
    Kërcënon investitorët e huaj

    Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryesocialistin Edi Rama se vuan nga reminishencat komunista ndaj dhe kërcënon investitorët e huaj se nuk do të njohë marrëveshjet apo koncesionet që ata kanë me shtetin shqiptar, duke i trembur ata.

  • 21 Janari,Tahiri: Vendim absurd
    Do paguani të gjithë një më një

    Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, reagoi sot me nota të ashpra ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që shpalli të pafajshëm specialistin e IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj. Gjyqtari "është i lidhur nga koka te këmbët nga duart e pushtetit", tha Tahiri. "Çmimin e drejtësisë do e paguajnë të gjithë një më një".

  • Statusi i kandidatit,Sekui e thotë
    shqip: Jo pushim, por integrim

    Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, tha se politika shqiptare duhet të miratojë reformat në kohë si dhe të vijojë konsensusi mes palëve. Ambasadori vlerësoi zhvillimet e arritura deri më tani, ndërsa tha se integrimi duhet trajtuar si një objektiv kombëtar që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare. Mbylljen e konferencës Sekui e bëri me një frazë në shqip, “Drejt Evropës të përbashkuar, jo pushim, por integrim”.

  • Rrëzimi i helikopterit, gafa e Kuvendit:
    Deputetët sot pasdite ne Rinas

    Rrëzimi i helikopterit, bëri që Ministria e Mbrojtjes të anulonte ceremoninë. Një lajm i tillë si duket nuk ka mbërritur në dyert e Kuvendit, dhe sekretariati i Komisionit të Sigurisë nuk ka qenë në dijeni deri në orën 10:00 në momentin kur nëpërmjet një emaili u kërkonte të gjithë deputetëve të këtij komisioni të ishin të pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohej sot.

  • Biberaj: FRD nuk u ftua, Sali
    Berisha ndryshoi protokollin

    "Mungesa e ftesës ka të bëjë me statusin, por si forcë politike, si FRD, ne nuk kemi pasur ftesë zyrtare", është shprehur Biberaj. Por sipas tij, kjo ceremoni nuk do të lërë gjurmë.

  • Garda braktis ish-presidentin
    Topi, ushtarët hiqen natën

    SHKRIMI I PLOTE Ish-presidentit Bamir Topi i është hequr mbrojtja nga garda, vetëm tre orë pasi kishte lënë selinë e Presidencës, mbrëmjen e 24 korrikut, ndërsa nga nëntë roje në vilën e tij te “Kodra e Priftit”, mbeti vetëm një roje te dera kryesore e banesës.
    Nishani, dje dita e parë si President / VIDEO
    Topi pas ceremonise darkoi me FRD / VIDEO

  • Kuvend kalon dekretin e Topit
    e pr/ligjin për Konf. Gjyqësore

    Në seancën e fundit parlamentare mazhoranca vendosi të kalojë dekretin e presidentit Topi për emërimin e Artan Zenelit në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. U miratuan dhe pr/ligjet për Konferencën gjyqësore dhe atë të sigurisë së depozitave bankare. PD dorëzon në Kuvend ndryshimet Kushtetutese

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv