Politikë

  • Në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur në ambientet e Kuvendit, mes kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, ambasadores gjermane, Carola Muller Holtkemper dhe ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, lidhur me etikën dhe kodet parlamentare, personalitetet u ndalën edhe në çështjen e heqjes së imunitetit.
  • Rruga e Elbasanit, Berisha: Do
    prishim dhe murin e Brigadave

    Berisha paralajmëroi në mbledhjen e Grupit të PD prishjen e murit rrethues të Pallatit të Brigadave, si pjesë e projektit të Liqenit. (Foto: Rruga e Elbasanit në pjesën e kthesës së Pallatit të Brigadave)
    VIDEO - Si australianët do kishin trajtuar pemët e Parkut të Liqenit

  • Imuniteti, trojka takon Ramën:
    Ka kohë boll deri më 6 gusht

    Deri më 6 gusht ka kohë të mjaftueshme për diskutuar mbi heqjen e imunitetit. Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i është përgjigjur kështu shqetësimit të kryesocialistit Rama për të mos u nxituar mbi këtë temë me qëllim evitimin e arnimit të tepërt të Kushtetutës.
    Edhe ambasadorja gjermane pret miratimin në 6 gusht

  • Reforma Zgjedhore, Paskal Milo:
    Rama ra në grackën e Berishës

    Paska Milo dhe Petro Koçi, dy nga aleatët e majtë të PS-së kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me shmangien që i bëri komisioni i Reformës Zgjedhore korrektimit të sistemit zgjedhor. Në përfundim të reformës, e cila rezultoi në interes të PD dhe PS, aleatët do të shqyrtojnë pozicionin e tyre me PS-në

  • Reforma Zgjedhore, aleatët
    kërcënojnë Berishën me braktisje

    Aleatët e Kryeministrit Berisha në qeveri po kërcënojnë hapur shefin e ekzekutivit se mund braktisin koalicionin mazhoritar pas marrëveshjes mes socialistëve dhe demokratëve mbi Reformën Zgjedhore që nuk mori në konsideratë kërkesat e tyre.

  • Berisha shpërblen Ristanin:
    E çon te Gjykata e Lartë

    Kryeministri Sali Berisha po shpërblen kreun aktual të KQZ-së, për kontributin e tij në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, pas mbarimit të mandatit në tetor. Sipas ndryshimeve në projektligjin për Gjykatën e Lartë, Arben Ristani do të ketë mundësinë ligjore që të përmbushë kushtet për tu kandiduar nga maxhoranca.

  • PS: Berisha gënjeshtar, korrupsioni
    i tij po mban peng Shqipërinë

    “Gënjeshtar dhe i papërgjegjshëm”. Me këto fjalë e ka nisur reagimin e tij deputeti socialist Taulant Balla, në përgjigje të konferencës për shtyp që Kryeministri Berisha zhvilloi sot. Sipas tij shefi i qeverisë gënjen për ekonominë, për çështjen e imunitetit dhe hetimin parlamentar të kërkuar nga opozita. “Korrupsioni i tij po mban peng Shqipërinë”, tha Balla.

  • Berisha: Asnjë fishek i trafikuar
    PS nuk kërkoi komision hetimo

    “Ju garantoj se në mënyrë absolute nuk ekziston qoftë edhe një fishek i trafikuar nga ky vend” ndërsa deputetët e opozitën nuk kanë depozituar asnjë kërkesë për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje më këtë.

  • Imuniteti, Arvizu: Zhgënjim
    nëse nuk hiqet në 6 gusht

    Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e sotme me shoqërinë civile në qytetin e Gjirokastrës, tha se çështja e imunitetit është jetike dhe se duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e tij sepse “ka gjyqtarë të mirë, ka parlamentarë të mirë por ka edhe hajdutë mes tyre”.

  • Spahiu: Sherri Berisha-Topi
    cënoi sigurinë kombëtare

    Grindjet e vazhdueshme mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi, kanë cënuar sigurinë kombëtare. Akuza erdhi sot nga lideri i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, gjatë tryezës që kjo forcë politike mblodhi pikërisht për të trajtuar problemet lidhur me këtë temë.

  • Reforma Zgjedhore, LSI skeptike:
    Të shohim nëse do të rezistojë!

    LSI është shprehur skeptike në lidhje me marrëveshjen e arritur mes demokratëve dhe socialistëve mbi Reformën Zgjedhore. Nënkryetari Petrit Vasili deklaroi gjatë një konference për shtyp se vetëm koha do të tregojë, në zgjedhjet e ardhshme, nëse ky kompromis mes palëve do të rezistojë.

  • Rama në Selanik: Qeveria ka
    tradhtuar interesat kombëtare

    Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Selanik të Greqisë, është shprehur i vendosur se në vitin 2013 do të ndodhë rotacioni politik dhe opozita do të vijë në pushtet, sepse nuk mund të lejohet më një qeveri që ka tradhëtuar interesat kombëtare.

  • Malaj: Në Bruksel BE nuk
    foli për statusin e tetorit

    Deputeti i PS-së, Arben Malaj theksoi gjatë një interviste për A1 Report, se gjatë takimit në Bruksel Parlamenti Europian dhe Parlamenti Shqiptar nuk dolën me një dokument se çfarë shansi do të ketë Shqipëria në tetorin e 2012 për marrjen e statusit.

  • Rama me emigrantët: Qeveria ka
    tradhëtuar interesat kombëtare

    “PS do të bëjë transparencë të plotë dhe do të kthejë pas të gjitha aferat korruptive mbi pasuritë e vendit, pasi kjo qeveri ka tradhëtuar interesat kombëtare për interesat e klientëve të pushtetit”-Kështu deklaroi lideri i PS, Edi Rama në një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik të Greqisë, ndërsa theksoi se qeevria ka tradhtuar çdo shqiptar dhe se i duhet dhënë fund me votë kësaj qeverie.

  • Sequi: Edhe liria e medias
    vendimtare për integrimin

    I ftuar për herë të parë në studiot e TV A1Report, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i rikujtoi politikës shqiptare se për integrimin është thelbësore edhe liria e medias, përveç temave shpesh të debatuara si Reforma Zgjedhore, ajo parlamentare apo konsensusi politik. Për herë të parë, nga studiot e A1Report, Sequi rrëfeu planin e tij për të krijuar “Klubin e Integrimit në BE” ku ftoi të marrin pjesë të gjithë qytetarët shqiptarë që ndajnë të njëjtat vlera evropiane.

  • Nishani - Sequi: Të hiqet
    imuniteti për të marrë statusin

    Reforma zgjedhore dhe imuniteti ishte refreni i përbashkët mes presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani dhe ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi, në takimin mes këtyre të fundit.

  • Armët, Wollfarth: Opozita i
    ka instrumentat për të hetua

    Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, ftoi sot opozitën që të ushtrojë të gjitha funksionet e saj kontrolluese në lidhje me akuzat për një trafik të paligjshëm armësh ku dyshohet të jenë përfshirë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

  • Clinton uron Haxhinaston
    për detyrën e re te Ekonomia

    Shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton, i ka dërguar një letër ministrit të Ekonomisë Haxhinasto, përmes së cilës e uron atë për detyrën e re.

  • Tenderi me uniformat, Imami
    caktoi fituesit e 10 mln eurove

    Kriteret e tenderit prej 10 milionë euro të vendosura nga Ministria e Mbrojtjes diskriminojnë hapur kompanitë shqiptare. Kriteri për të fituar është prodhimi i miliona eurove uniforma për një vend antar të NATO-s. Asnjë kompani shqiptare nuk është kontraktuar nga vendet e NATO-s. Të favorizuara janë dy kompani italiane të cilat kanë lidhje me disa kompani shqiptare. (Në foto: majtas Fazlliç, djathtas ministri Imami)

  • Shuplaka e BE: Zhgënjim për
    presidentin, hetoni 21 janarin

    Pas takimit të 5 të komitetit të Stabilizim - Asociimit, në përbërje të të cilit është edhe një përfaqësi e zgjeruar deputetësh nga Kuvendi i Shqipërisë, Brukseli zyrtar tërheq vëmendjen mes të tjerash për hetimin e plotë të ngjarjeve të 21 janarit, zgjedhjen e presidentit të ri të vendit si edhe për kujdesin në hartimin e buxhetit për vitin 2013, vit zgjedhor ky për Shqipërisë.


Për lajme të tjera kërkoni në arkiv