Politikë

  • Në një reagim të menjëhershëm nëpërmjet rrjetit social Twitter Rama thotë se shpreh keqardhjen për reagimin e aleatëve por shton se s’ ka në dorë të përmirësojë pa konsensus sistemin.
  • Topi uron Pashkët: Ky vit i
    rëndësishëm për Shqipërinë

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Ipeshkvit të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, dhe njëkohësisht Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës, shpreh urimet më të mira për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve.

  • Aleatët PS kundër Ramës:
    Prishe marrëveshjen, reflekto

    Partitë e vogla aleate të Partisë Socialiste i bëjnë thirrje kryetarit të partisë më të madhe në opozitë të reflektojë për koalicionin ndryshe do të bëjnë koalicion jashtë PS-së.  Gjinushi, Milo, Ndoka dheKoçi akuzuan Edi Ramën se ka prishur marrëveshjen duke mos marrë parasysh kërkesën e partive të vogla për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor.

  • Toponomi "Çamëri", MPJ: U keqintepretua
    Haxhinasto tha qëndrimin grek

    Ministria e Jashtme e quan keqinterpretim të fjalës së ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto në lidhje me mos ekzistencën e toponimit Çamëri. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se ky qëndrim është i grekëve nuk ka të bëjë me qëndrimin e qeverisë shqiptare.

  • Beja: Kufiri me Greqinë
    pa ligj s'ka negociata

    Ish-komandanti i Flotës Detare dhe kreu i negociatorëve për ndarjen e kufirit detar me Italinë, Vladimir Beja flet për emërimet në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe pamundësinë e fillimit të negociatave për marrëveshjen me Greqinë, pa një ligj për kufirin.

  • Ruçi: Mocion për Topallin
    lojë numrash për presidentin

    Kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe grupit kuvendor socialist Garmoz Ruçi nuk ka përjashtuar mundësinë e një mocioni mosbesimi për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë intervistës në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza, Ruçi akuzoi Topallin se po mban peng mandatin e një deputeti socialist për shkak të mungesës së votave të mazhorancës për zgjedhjen e presidentit.

  • Blushi: Koha e aleancës me votuesit

    Deputeti socialist, njëherësh anëtar i kryesisë Ben Blushi deklarohet kundër bashkëpunimit të mëtejshëm të PS me aleatët e saj të deritanishëm.
    Gjatë një bashkëbisedimi me studentë, për librin e tij “Shqipëria”, Blushi mbështet një aleancë më të fortë, atë më votuesin.

  • Lëvizja çame: Të dorëhiqet ministri

    Marrë shkas nga deklarimet e sotme të Zëvëndës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto për mos ekzistencën e toponimit Çamëri, Lëvizja Çame kërkon distancimin e menjëhershëm të Qeverisë Shqiptare nga deklaratat e Ministrit të Jashtëm të saj.

  • Haxhinasto: OKB s’njeh çamët
    PDIU: S’njeh historinë,mos fol

    Deklarata për Çamërinë përplas kryediplomatin shqiptar me PDIU. Haxhinasto tha se OKB nuk e njeh si toponim, cka ka shkaktuar zemërimin e çamëve. PDIU: Kush nuk njeh historinë, bën mirë të mos flasë.

  • Ndre Legisi: Jemi për
    marrëveshje qeverisëse

    Ndre Legisi, koordinator i PS për marrëdhëniet me aleatët thotë se ka ende mundësi bashkëpunimi mes partive të koalicionit. Madje, PS ka shkuar në tryezën e bisedimeve me shumë variante për të zgjedhur më korrekten.

  • Petro Koçi: Spartak Ngjela
    i ka fajet për koalicionin

    Petro Koçi, kryetar i PSV91, deklaron se punët në tryezën e të majtëve i ngatërron Ngjela, sepse ai është shumë i djathtë. Ai thotë ndër të tjera se duhet të gjendet një zgjidhje nga PS për aleatët e saj.

  • Nard Ndoka: Edi Rama ishte arrogant

    Kryetari i PDK, në intervistën për Shqiptarja.com pranon në koalicionin e majtë ka probleme që ndoshta mund të çojnë në mosmbledhjen e tryezës së opozitës. Por, edhe pse lë të nënkuptohet çështjen e gjetjes së zgjidhjes për aleatët nga PS, nuk do ta pranojë hapur.

  • Aleatët e Ramës: Duam të
    jemi në listën e PS në Tiranë

    KRIZA/ Koalicioni i majtë po has në vështirësi serioze. Në tryezën e fundit të këtij koalicioni, disa prej kryetarëve të partive aleate, i kanë kërkuar kryetarit të PS Edi Rama, që emrat e tyre të jenë të sigurt në listën e PS, madje në kryeqytet, në mënyrë që votat e tyre t’i bashkëngjiten koalicionit. Një gjë e tillë ka qenë krejt e papranueshme për kreun socialist, I cili, duke dashur të shmangë një tjetër “Dushk” u ka kërkuar kryetarëve të partive aleate, të gjejnë zgjidhjen brenda një marrëveshjeje qeverisëse.
    Ndre Legisi: Jemi për marrëveshje qeverisëse

  • “Kastraveci i detit”, Ilir Gjoni
    ironi Ramës për kufirin grek

    Nënkryetari socialist i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti Ilir Gjoni, në një deklaratë të hedhur në rrjetin social në Facebook, ironizon kryesocialistin Rama. “Përveç kastravecit të detit, që është i rëndësishëm, siç e tha dhe lideri PS-së dje, besoj se dhe çështja e kufijve është akoma më e rëndësishme për t’u mbrojtur nga kastravecët e papërgjegjshëm”, shkruan Gjoni.

  • LSI i përgjigjet Ramës:
    Ka zgjedhur humbjen

    Edi Rama dhe PS janë të lirë të vazhdojnë drejt vetëshkatërrimit! Kjo është në thelb kundërpërgjigjja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) ndaj deklaratës së liderit socialist i cili në një intervistë tha se nuk do të ketë një koalicion mes Partisë Socialiste dhe asaj të Ilir Metës në zgjedhjet e vitit 2013.

  • Denoncimi, kërkuan 100 mijë
    euro në emër të Elvis Çefës

    Shtetasja Vilma Nesturi, përfaqësuese e një familjeje pronarësh në Vlorë në nëntor 2009 bëri kallëzim ndaj punonjëses së AKKP-së, Irena Mjeshtri, e cila sipas dëshmisë i kishte kërkuar 100 mijë euro në emër të drejtorit Elvis Cefa, që t’i njihej prona 50 hektarë në Palasë. Pas ballafaqimit, punonjësja u shkarkua nga detyra, ndërsa prokuroria e mbylli çështjen.  ( ne foto Elvis Çefa ne komisionin e ligjeve)
    Sondazh: Kë donit të votonit Vishën apo Çefen?- VOTO
    PS: Kandidati për KLD i akuzuar në Prokurori
    Kuvend, shtyhet votimi për vendin vakant në KLD
    Intervista/ Ardian Visha i PS: Dua dhe votat e PD-se

  • Konflikti, tërhiqet Imami
    Anulohet emërimi i Kreshpanit

    Konflikti mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi, dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, është zgjidhur me një tërheqje të këtij të fundit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi  se urdhri për emërimin e Ferdinand Kreshpanit si Komandant i Forcave Detare “është revokuar”.
    DOKUMENTI - Cfarë parashikon Kushetuta
    Gjunkshi mbron Imamin: Topi emëron gjeneralët

  • Topalli heq nga axhenda
    pr/ligjin për kufijtë shtetërorë

    Thellohet më shumë skandali për kufinjtë detarë. Mazhoranca qeverisëse mban peng amendimet e PS për ndryshimet në ligj. Më këtë Topalli i hap rrugë vjedhjeve të territorit nga Greqia. Kryeparlamentarja Topalli edhe pse e ka futur në kalendarin e punimeve këtë projektligj, nuk e ka përfshirë në tre seancat e radhës plenare për votim.

  • Topi dekreton ligjin per sekretet
    shtetërore e statusin e invalideve

    Presidenti Topi  miraton ligjin qe kalon Drejtorin e Informacionit të Klasifikuar (DSIK), nga Këshilli i Ministrave te Kryeministri. Dekreton dhe ndryshimet per statusin e paraplegjikeve dhe tetraplegjikeve.Invalidet i bene apel për të mos e dekretuar.

  • Rama: Sektori i energjisë dhe
    përpunimit të naftës në krizë

    Partia Socialiste mbledh tryezën e programit të Partisë Socialiste për burimet natyrore dhe sektorin energjetk. I pranishem ne tryeze kryetari i PS-se Edi Rama tha se vendi “kërcënohet nga kolapsi i furnizimit me energji dhe pasuria publike është devijuar për përfitim të shpejtë në oborrin e pushtetit dhe rrënim afatgjatë të vendit.” (foto ilustruese)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv