-
Berisha pritje për ministrat
Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, dhanë një pritje koktej për anëtarët e qeverisë, me rastin e mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së Vitit të Ri 2012. Ai deklaroi se viti që lamë pas ishte i sukseshëm dhe se reformat bënë që vendi t’i shpëtonte krizës.
“Me reforma përballuam krizën”
29 Dhjetor 2011, 14:07 -
Vazhdon kthimi i emigrantëve
Pikat kufitare dhe portet detare, ai i Vlorës dhe i Durrësit vazhdon të përballet me fluksin e shqiptarëve që kthehen në atdhe për festa. Brenda 24 orësh kanë hyrë mbi 13 mijë emigrantë me rreth 4000 makina. Vetë nënkryetari i parlamentit Vangjel Tavo ka qenë i pranishëm paraditen e sotme për të monitoruar situatën në pikën kufitare të Kakavijës.
Tavo inspekton Kakavijën
29 Dhjetor 2011, 13:45 -
Homazhet për Kallullin
Lamtumira e fundit për të nderuar kujtimin e kritikut të njohur Adriatik Kallulli do të jepet me 30 janar në Akademinë e Arteve nga ora 11:00 deri në 12:00. Familjarët njoftuan dje se trupi i pajetë do të mbërrijë sot nga Vjena, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 12:00 të të premtes, duke u nisur nga Akademia e Arteve.
të premten në Akademinë e Arteve
29 Dhjetor 2011, 10:25 -
Pr/buxheti 2012 për Tiranën
Buxheti i Tiranës është miratuar mbrëmë, pas një mbledhje maratonë që ka zgjatur plot 5 orë, vetëm me votat e mazhorancës. Këshilltarët e PS-së, duke e cilësuar një buxhet euforik, kanë deklaruar votën kundër, pasi sipas tyre është e pamundur që të mblidhen rreth 60 për qind më shumë të ardhura se një vit më parë. Buxheti i Tiranës së 2012 morri 29 vota pro dhe 25 vota kundër. Projekti i Ramës për parkingjet investimet në shkolla
Miratohet me 4 vota diferencë
29 Dhjetor 2011, 07:02 -
Oketa: Nëse Topi do
Deputeti i PD dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, në një intervistë të dhënë për Vizion Plus ka folur gjatë mbi maxhoracën dhe funksionimin e koalicionit, ai është shprehur mbi konfliktet e Presidentit Topi me Kryeministrin Berisha, por edhe mbi shumë zhvillime të vitit që po lëmë pas.
rikandidonte, do ta votoja
29 Dhjetor 2011, 00:05 -
Matthew McConaughey drejt martesës
Aktori Matthew McConaughey i ka propozuar për martesë partneres së tij braziliane Camila Alves, me të cilën ka pesë vite i lidhur dhe dy fëmijë. “Sapo i propozova Camila-s. Gëzuar Krishtlindjet!”, shkroi aktori nga Teksasi në profilin e tij në Twitter.
28 Dhjetor 2011, 22:42 -
Berisha: Unë lexoja ligjet
Kryeministri Berisha analizoi punën vjetore të qeverisë. Foli për 21 janarin: Askush nuk ma merr pushtetin me dhunë. I pyetur për presidentin, Berisha tha: "Unë lexoja ligjet mbi tavolinë dhe nuk përdorja karrigen për parti të mëdha apo të vogla".
Topi përdor karrigen për parti
28 Dhjetor 2011, 19:45 -
Kryeministri së shpejti me Twitter e F
Kryeministri Berisha mbetet tradicional në urimet për festat. “Më mban të lidhur sms i celularit, i cili më harxhon kohë, i cili në kohë është i komplikuar. E kam të pamundur të jap përgjigje të menjëhershme. Do doja ta përdorja Facebook dhe Twitter. Por, ndoshta kur interneti të përdoret tek të gjithë abonentët unë do t’i përdor të dyja”, tha Berisha.
28 Dhjetor 2011, 18:46 -
-
-
-
-
Vazhdon fluksi, në 24 orë
Vazhdon fluksi i kthimit të shqiptarëve për të festuar natën e ndërrimit të viteve pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Vihet re dhe një shtim i numrit të shtetasve që largohen nga Shqipëria për të festuar në Greqi. Situata më problematike vihet re në pikën kufitare të Kapshticës, ku pala greke punon me 2 sportele duke krijuar vonesa në procedurat e lëvizjes së emigrantëve.
mbërrijnë 16 mijë emigrantë
28 Dhjetor 2011, 10:14 -
-
-
Rama: Vepra e Man Ray
Pas debateve të shkaktuara nga vepra artistike e Man Ray, “Le violon d'Ingres”, e publikuar nga kreu i PS, Edi Rama si urim për fundvitin në faqen e tij zyrtare, edirama.al, kanë ardhur menjëherë reagimet nga vetë Rama. Zgjedhja e kësaj vepre artistike si urim u kritikua për shfaqje nudizmi nga shumë media, ndërkohë që duket vetëm shpina e zhveshur e modeles, Kiki.
fyerje? C'derra të knaqun!
27 Dhjetor 2011, 22:17 -
-
-
Dhuruesit e gjakut, Pipero:
Gjatë seancës dëgjimore bërë gjatë dhjetorit në komisionin e Shëndetësisë të Kuvendit të Shqipërisë është diskutuar për problemet që lidhen me sasinë dhe cilësinë e gjakut që gjendet në dispozicion të njërëzve në nevojë në Shqipëri. Sipas Pëllumb Piperos, Drejtor i përgjithshëm i Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në MSH, deri më sot është bërë shumë për të rrëzuar një mentalitet që i shihte njerëzit që jepnin gjak vetëm si dhurues me pagesë, por ka ende shumë për të bërë për të nxitur dhurimin e gjakut në Shqipëri.
Privilegje që të inkurajohen
27 Dhjetor 2011, 20:19 -
-
