-
Bashkia e Tiranës masakron
Bashkia e Tiranës prej një jave, përmes një Task Force po ndërmerr vrasjen e qenve të rrugës. Dëshmitë e shumë qytetarëve që janë mbledhur nga animalistët, tregojnë për këtë masakër. Zyrtarisht Bashkia e Tiranës nuk e pranon këtë gjë. Një peticion i firmosur deri tani nga 2000 vetë i është dorëzuar Presidentit Topi, Kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha për të gjetur metoda civile për trajtimin e qenve. Keqtrajton kafshën, dënohet me burg
qentë, peticioni i animalistëve nga vrasësit e Bashkisë|
6 Dhjetor 2011, 18:11 -
-
BE, raporti i dhjetorit
Pas publikimit të progres raportit në nëntor, KE i kishte dhënë Shqipërisë një shans për një rivlerësim në dhjetor 2011, por edhe këtë herë Shqipëria ngelet sërish në klasë. Në raportin e ri që Këshilli i Bashkimit Europian ka hartuar mbi politikat e BE për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, thuhet se "Këshilli i Europës mirëpret hapat pozitivë në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe opozitës, por është bërë progres i kufizuar sa i takon kritereve politike dhe plotësimin e 12 prioriteteve për hapjen e negociatave të pranimit.
Shqipëria progres "i kufizuar"
6 Dhjetor 2011, 16:31 -
Berisha: PS nxit luftën e
Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha u ndal në propozimet e bëra nga PS për buxhetin 2012. “Ideja e tyre për të zëvendësuar taksën e sheshtë më atë progresive kërkon shkatërrimin e sistemit të reformave. Partia Socialiste kërkon rrënimin e vendit me sllogane komuniste: Luftë kundër të pasurve”, tha Berisha.
klasave, sulmon të pasurit
6 Dhjetor 2011, 16:14 -
-
Operacioni “Skafisti”,
Policia e Vlorës në operacionin e koduar “Skafisti” ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim. Policia e qytetit bregdetar tha se, Andrea Lulaj, 31 vjeç i njohur ndryshe si Roland Lulaj, lindur dhe banues në Vlorë ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzat e trafikut të drogës.
arrestohet trafikanti i drogës
6 Dhjetor 2011, 16:01 -
Lajme të mira për KESH
Pas shumë muajsh thatësirë, sot disa orë pas fillimit të reshjeve në pothuajse të gjithë Shqipërinë pritet që rriten disi nivelet e hidrocentraleve në vend. Reshjet e shiut pritet që të rrisin nivelin e ujit në liqenin e hidrocentralit të Fierzës.
Rritet niveli i Fierzës
6 Dhjetor 2011, 15:46 -
Milionat sekrete të Berishës
Qeveria e Shqipërisë mban të fshehtë 112 VKM të marra gjatë vitit 2010, duke vijuar mungesën e transperencës ndaj publikut për përdorimin e parave të taksapaguesve shqiptarë, por edhe duke thyer ligjin për botimin e vendimeve në Fletoren Zyrtare. PDF, faqja e pare e gazetes SHQIPTARJA.COM Financimet dhe armët, Berisha fshehu 1183 VKM në vitet 2006-2008
mbahen të fshehura 112 VKM
6 Dhjetor 2011, 15:03 -
Sekretet e Berishës, miliona
Shumica e VKM-ve të mbajtura sekret, mendohet se janë marrë për aktivitete lobimi në favor të qeverisë, janë vendime për trafikim apo shitje armësh dhe municionesh, blerjesh luksoze, por edhe miliona që harxhohen për koncerte dhe festime.
për lobimin dhe për koncerte
6 Dhjetor 2011, 14:34 -
-
Debati i TKOB, Premtimi dhe
Reagimii tenorit Rudin Sata mbi intervistën e drejtorit të TKOB Zhani Ciko."Ne banojmë në kulturën e gënjeshtrës, ashtu siç ngjala jeton në llumin e kënetës!(Kriedberg). Këtë impresion ndjeva kur lexova përmbajtjen e replikës që Zhani Ciko (drejtor i TKOB-së) i bëri akuzave të baritonit të njohur të skenës shqiptare, Ylber Gjinit. Zhani Ciko,e vërteta për Luk Kacajn dhe drejtorinë 'hije' që më sulmon, Baritoni Ylber Gjini: Metodat e errëta të Zhani Cikos në TOB
prerja në besë e Zhani Cikos
6 Dhjetor 2011, 13:56 -
Shqiperi- Kosovë, më
Jovan Kristiqi, këshilltari i ministrit të Arsimit shpjegon se risia që do të sjellë Abetarja e përbashkët do të jetë standardi i njëjtë gjuhësor dhe metoda unike gjuhësore që do të përdorin shtëpitë botësuese gjatë hartimit të tekstit.
3 prill abetarja unike
6 Dhjetor 2011, 11:50 -
Tirane, hoteli i parë për gay-t
Gay-t dhe lezbiket do të kenë tashmë një hotel të veçantë, ku mund të shkojnë me partnerët e tyre. Hoteli, i pari i këtij lloji në Tiranë, ka zgjuar që në fillim interesimin e personave që pëlqejnë partnerë të të njëjtit seks, ndërkohë që çmimet variojnë nga 15-30 euro nata.
15-30 euro një dhomë |
6 Dhjetor 2011, 11:38 -
-
-
Rajmonda Bulku lë gjyqin
Deputetja e Partisë Demokratike dhe aktorja e njohur e kinemasë shqiptare, ka njoftuar se nuk mund të merrte dot pjesë dje, pasi ishte në një seancë parlamentare shumë të rëndësishme për buxhetin e vitit 2012. Bulku ka paditur Myftarajn për shpifje dhe prishje të imazhit të saj.
për të ndjekur buxhetin
6 Dhjetor 2011, 08:56 -
Transparenca, Tirana
Qendra për Çështje të informimit publik (ÇIP), publikon sot raportin që ka objekt botimin e akteve të institucioneve qëndrore kushtetuese në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Në të është përfshirë edhe një vlerësim i detajuar i botueshmërisë së akteve gjatë periudhës 5-vjeçare, 2006-2010.
iu bashkua nismës së Obamës
6 Dhjetor 2011, 07:50 -
Komisioni i Venecias: KQZ
Komisioni i Venecias dhe ekspertë të OSBE ODHIR hartojnë projekt vlerësimin dhe rekomandimet për reformën zgjedhore. Rekomandohen persona jopolitikë dhe të paanshëm për komisionet zgjedhore dhe KQZ. Qartësoni si do veprohet me votat e hedhura në kutinë e gabuara.
e njëanshme, ndryshojeni
6 Dhjetor 2011, 07:30 -
Kryeministria, 100 milionë
Fondit të buxhetit për vitin 2011 për Kryeministrinë i është shtuar dhe një shumë prej 100 milionë lekësh të vjetra. Bëhet fjalë për vendosjen e ashensorit në godinën tre katëshe. Vendimi është botuar dje në fletoren zyrtare ndërsa bëhet e ditur se ky vendim nga ana e kryeministrit Sali Berisha është firmosur më 4 dhjetor.
për godinën 3 katëshe
5 Dhjetor 2011, 22:04 -
Arrestohet e dehur Miss Amerika
E mbani mend Fakih Rima? Në vitin 2010 ajo u bë e para Miss Michigan që nga 1993 dhe e para vajzë arabe e cila fitoi Miss Amerika. Por bukuroshja ka prishur imazhin e vajzës së mirë pasi u arrestua nga policia në gjendje të dehur teksa ishte duke ngarë makinën e saj.
5 Dhjetor 2011, 21:33 -
Rasmusen: Maqedonia
Maqedonia do të ftohet përsëri për t’iu bashkuar NATO-s, pasi të zgjidhë konfliktin për emrin me Greqinë. Ky ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Anders Fog Rasmusen, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, se Athina kishte gabuar që e kishte penguar pranimin e Maqedonisë në NATO, në vitin 2008.
në NATO pasi të ndryshoi emrin
5 Dhjetor 2011, 20:42