-
-
Njoftimi i Shqiptarja.com, debat
Njoftimi lidhur me një VKM që autorizon disa kompani private të grumbullojnë borxhe të këqia për llogari të shtetit, i cili është dhënë dje nga Shqiptarja.com, ka ngjallur reagime. Deputeti Braçe (PS) e ka përmendur në Kuvend, në prani të disa ministrave, që nuk janë prononcuar. Po kështu, lajmi është dhënë edhe në disa media private. Kompania CE2 ka deklaruar se nuk ka kontratë me shtetin.
në Kuvend mbi mbledhjen e borxheve
18 Maj 2012, 16:01 -
Azilantët shqiptarë në Suedi:
REPORTAZHI/ Në qytezën veriore të Suedisë, Boden duket se zyra e Emigracionit ka mbledhur të gjithe azilkerkuesit e ardhur nga Shqipëria kohët e fundit, të cilet janë rreth 80 persona në numër. Disa prej tyre pohojnë se kanë bërë deklarata të rreme se janë në gjakmarrje, pasi në Shqipëri varfëria kishte arritur kulmin.
Jetojmë si në ushtri
18 Maj 2012, 15:28 -
Tatimet kontroll noterëve
Administrata Tatimore ka zbuluar një seri shkeljesh ligjore të aplikuara nga noterët në respektimin e detyrimeve fiskale ndaj shtetit. Mungesë e kasës fiskale dhe deklarim xhirosh të reduktuara për të evituar TVSH-në janë vetëm disa nga rastet e evidentuara.
Ja shkeljet fiskale
18 Maj 2012, 15:14 -
-
-
Berisha: Anglishtja që në klasë
Kryeministri Berisha kërkon që Universitetet private t'u afrojnë studentëve mundësinë për mësimin e gjuhës angleze me cilësi të lartë dhe cmim të ulët. Kryeminstri theksoi se anglishtja duhet të futet si lëndë e detyrueshme për t'u mësuar që në klasën e 3-të dhe për këtë arsye do të duhet që çdo mësues që fillon me klasën e parë të jetë anglishtfolës.
të 3-të, universitetet kujdes tarifat
18 Maj 2012, 13:12 -
-
Holanda kërkon sqarime për
“Konflikti i hapur” mes ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Henk Van den Dool dhe Ekrem Spahisë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të komuniteti LGBT kalon kufijtë shqiptarë dhe shkon në Holandë. Deputetët e opozitës i kërkojnë ministrit të jashtëm sqarojë incidentin. Myslimanët marshim kundër LGBT: Stop perversitetit Dool: Me vlerat e BE ofendova Spahinë?! Sondazh: A jeni dakord dhe ju me ambasadorin holandez se është injorancë të jesh kundër paradës gay?
incidentin "Dool- Spahia"
18 Maj 2012, 11:11 -
Bukurie Zalla: U arrestuam
Bashkëshortja e Bashkim Zallës, i dënuar për sms-të e tij kërcënuese ndaj drejtuesve të fabrikës së cimentos në Fushë-Krujë, tregon në një intevistë për gazetën 'Shekulli' se si u arrestuan nga policia 'si të ishin terroristë' ditën qe u vra Rizik. Bukurie Zalla deklaron se familja e saj nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe as e njihte shtetasin palestinez, ndërsa shpjegon konfliktin 10 vjecar me pronarët e fabrikës.
si terroristë, nuk e njihnim Rizik
18 Maj 2012, 09:56 -
-
-
-
-
Gati ekstradimi i Kajollit
Ka mbëritur nga Italia kërkesa për ekstradimin e republikanit të arrestuar në Fier Fatmir Kajolli. Pritet që tashmë ky i fundit të dala para gjykatës së rrethit, ku do të përballet me kërkesën e prokurorisë, për ekstradimin e tij në drejtim të shtetit Italian.
Italia sjell letër-porosinë
18 Maj 2012, 07:19 -
-
-
-
Nga Ankaraja vijnë sinjale pozitive
Turqia dhe BE kanë hedhur hapat e parë drejt bashkëpunimit për anëtarësimin e Turqisë në bllokun europian. Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Stefan Fule, vizitoi të enjten Turqinë, në një përpjekje për t’i dhënë Ankarasë një stimul të ri për anëtarësimin në BE.
për dialog me BE
17 Maj 2012, 19:15 -
Kriza, Topi në OKB: Koha
Presidenti Topi ka theksuar ne fjalimin e tij ne OKB se Shqipëria është duke e ndjerë krizën ekonomike. Sipas Topit edhe një vend më pak i integruar në ekonominë rajonale dhe botërore siç është Shqipëria, tashmë vihet re ndikimi i krizës pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e rajonit.
e luftës kundër mashtrimeve
17 Maj 2012, 17:55 -