-
Te Sportet, "luftë" për t'u bërë
Në universitetin e Sporteve në Tiranë fushata zgjedhore nuk ka nisur ende. Kjo për shkak se senati i këtij universiteti ka përplasje me rektorin për shkak të rregullores. Në këtë përplasje është përfshirë edhe ministria e Arsimit, e cila ka kërcënuar se nëse s'ndryshon rregullorja e zgjedhjeve do t'i pezullojë ata.
rektor, pezullohet fushata
29 Janar 2012, 11:49 -
Asambleja e PS, si do
Gazeta "Shqiptarja.com" boton sot ekskluzivisht listën e anëtarëve të Asamblesë Socialiste. Kryetari socialist i ka dhënë fund në këtë mënyrë dhe riorganizimit të partisë nga maja e piramidës e deri në bazë dhe duke e përgatitur PS për sfidën elektorale të radhës, që është maksimumi në verë të vitit 2013. Pavarësisht përplasjeve dhe kundërshtive, tashmë është bërë e qartë se një ndarje e tillë dhe riformatim i delegimit të anëtarëve të forumeve të PS është një realitet.
ndahen sipas qarqeve
29 Janar 2012, 08:43 -
Minxhozi padit Kuvendin
Deputeti i Partisë Socialiste kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë shumën financiare që sipas tij rrjedh nga mosdhënia e tre rrogave mujore nga ky institucion. Padia mban nr.7708 dhe që është rregjistruar në 25 janar në sekretarinë e gjykatës.( ne foto Qemal Minxhozi)
në gjykatë: Dua 4 mln lekë
29 Janar 2012, 08:35 -
21 janari, Armando Kasaj në
Gazeta "shqiptarja.com" sjell sot foto të banesës së tij, ku duket qartë se asnjë polic nuk duket gjëkundi, ndërkohë që mos ruajtja nga efektiva policie, mund të ndikojë një një largim të Kasajt nga banesa, me qëllim shmangien përballjes me drejtësinë. Kasaj akuzohet se ka fshirë pamjet filmike të 21 janarit nga serveri i kryeministrisë.
“arrest shtëpiak” pa policë
29 Janar 2012, 07:25 -
-
Kapet shqiptari i bandës
Dorin Hodo ishte hallka e fundit e një organizate kriminale të përbërë nga shqiptarë e italianë, e cila merrej me trafik ndërkombëtar droge, e veçanërisht të kokainës. Mësohet se gjithçka ka nisur në vitin 2009 me prangosjen e një pjese të ekipit, ku fillimisht u prangosën dy bashkëshortë italianë të cilët u kapën me afro 1 kilogramë kokainë.
që vepronte në 4 shtete
28 Janar 2012, 09:34 -
Tiranë, Lulzim Basha shtyn
Gjatë takimit të zhvilluar dje në Tiranë me BusinessAlbania, kryebashkiaku Luzlim Basha deklaroi se deri në fund të këtij viti do të kenë përfunduar hipotekimet e çdo ndërtese. Gjatë fushatës zgjedhore për pushtetin vendor ai premtoi se do ta zgjidhte problemin brenda 2011-ës.
12 muaj hipotekimet
28 Janar 2012, 08:36 -
Bulevardi i ri i Tiranës
Kryebashkiaku gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit tha se 7 nga 20 arkitektë me njohur në botë do të paraqesin më 9 mars projektet per bulevardin e ri të Tiranës para një jurie ndërkombëtare. Bëhet fjalë për segmentin nga Stacioni i Trenit tek Lumi i Lanës. ( Në foto: Projekti i ri për bulevardin)
Basha: Projekti gati në mars
27 Janar 2012, 17:32 -
-
Skandali i Jugut, BB: Qeveria
EKSKLUZIVE/ Banka Botërore ka përgatitur një raport se si po procedohet në Shqipëri pesë vjet pas skandalit të Jalës, ku qeveria, në bazë të të dhënave satelitore të marra nga BB, prishi objekte të banorëve, duke i lënë ata të pastrehë. Nga nëntë gjyqe, vetëm njëri është fituar nga qytetari paditës, thuhet në këtë raport.(Në foto: Ndërtime të prishura në Jalë)
po fiton gjyqet e Jalës
27 Janar 2012, 15:40 -
Ina Rama, nevojë për
Kemi nevojë për njërëz të ndrojtur, që në televizion flasin me zë të ulët dhe të emocionuar, pasi ndiejnë përgjegjësinë e asaj që thonë para shqiptarëve. Kemi nevojë për njerëz seriozë, të cilët nuk mendojnë se të bëtasësh, të ofendosh, të gënjesh, të kërcënosh para mediave, është e vetmja mënyrë për të përbërë “lajm”e karrierë në Shqipëri.
njerëz të ndrojtur e seriozë
27 Janar 2012, 13:51 -
Eurovizioni, Rona Nishliu
Eurovizion, këtë vit do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit, ku Rona do të performojë e katërta në rradhë pas Malit të Zi, Islandës dhe Rumanisë. Fituesja nga Kosova do të garojë natën e parë sëbashku me shtetet si Rumani, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria.
do të këndojë në natën e parë
27 Janar 2012, 12:39 -
Shqipëria në BE, Sanino
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të Komisonit Europian Stefano Sanino do të vizitojë së shpejti Tiranën. Vizita e tij është paralajmëruar sot nga ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi në tryezën për rishikimin e planit të veprimit për integrimin e Shqipërisë në BE. Sequi: Plani i veprimit me rëndësi. Duhet të sigurohemi që për prioritetet të ndërmerren hapa konkretë. Bregu: Opozita pengoi integrimin.
së shpejti kthehet në Tiranë
27 Janar 2012, 11:59 -
KQZ miraton buxhetin për partitë
Partia Demokratike do të marrë nga buxheti i shtetit gati 79 milionë lekë të reja për vitin buxhetor 2012. Partia Socialiste do të marrë 75.2 milionë. Lëvizjes Socialiste për Integrim do i jepen 11 milionë lekë, PDIU 8.2 milionë lekë, PBDNJ së Vangjel Dules 7.4 milionë lekë ndërsa Partisë Republikane 7.6 milionë lekë ndërsa Partisë Socialdemokrate 332 mijë lekë.
PD merr 79 mln, PS 75.2 mln
27 Janar 2012, 11:24 -
Këshilli i mandateve: Të nisin
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit jep mbështetjen për ndjeken penale ndaj tre deputetëve socialistë lidhur me rolin e tyre në protestën e 21 janarit 2011. ku mbetën të vrarë 4 demonstrues. Të gjithë anëtarët e këshillit të mandateve ishin dakord në mënyrë unanime. Ruçi: Balla, Doshi e Baraj i thanë po heqjes së imunitetit. Ja çfarë thotë prokuroria për 3 deputetët
hetimet për 3 deputetët PS
27 Janar 2012, 10:32 -
Vlorë, tritol makinës së
Qyteti bregdetar është tronditur sot në mëngjes nga një tjetër shpërthim tritoli. Këtë herë lënda eksplozive është vendosur në makinën e ish- efektivit të policisë, Andi Begaj. Ngjarja është shënuar rreth orës 04. 30 minuta në lagjen “Pavarësia”. Policia ngre grup hetimor për të zbardhur ngjarjen. ( ne foto makina e shperthyer e gjyqtarit Skerdilajd Konomi)
ish- efektivit të policisë
27 Janar 2012, 09:41 -
Prokuroria apelon vendimin
Vendimi për apelimin e masave të sigurisë është marrë dje, kur përfaqësuesit e grupit që heton dosjen "21 janari", kanë përpiluar argumentat e tyre të mbështetura dhe në prova, duke ia referuar për shqyrtim gjykatës së Apelit Tiranë. (ne foto Ndrea Prendit në gjykatën e Tiranës për rivlerësim mase të sigurisë)
për Prendin, Kasaj e Kumen
27 Janar 2012, 07:58 -
Zbulohet flamuri
Më datë 26 janar, me rastin e 93 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, në hollin hyrës të Qendrës së Studimeve Albanologjike, u ekspozuan flamujt e përdorur në varrimin dhe rivarrimin e tij si dhe ai i përdorur në selinë e Qeverisë së Vlorës në vitin 1913. Flamuri i parë është ai që ka shoqëruar në banesën e fundit plakun e Vlorës në vitin 1919 dhe në rivarrimin e trupit të tij më 1932. Ky flamur, që iu dhurua Ismail Qemalit nga princi i Francës, Duka Montpensier.
i selisë së Qeverisë së Vlorës
26 Janar 2012, 19:47 -
Ndahen lekët për Partitë
Partia Demokratike do të marrë nga buxheti i shtetit gati 79 milionë lekë të reja për vitin buxhetor 2012, ndërsa Partia Socialiste do të marrë 75.2 milionë. Lëvizjes Socialiste për Integrim janë dhënë 11 milionë lekë, PDIU 8.2 milionë lekë, PBDNJ së Vangjel Dules 7.4 milionë lekë ndërsa Partisë Republikane 7.6 milionë lekë ndërsa Partisë Socialdemokrate 332 mijë lekë. Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që është parashikuar fondi prej 189 milionë lekësh sipas ligjit për Partitë Politike.
PD merr 79 mln, PS 75.2 mln
26 Janar 2012, 18:38 -
PD sulmon kryeprokuroren:
Deputetët e Partisë Demokratike sulmuan sërish sot kryeprokuroren Ina Rama duke e akuzuar se ka bashkëpunuar 1 vit me kreun e PS-së për zhvillimin e hetimeve dhe nuk po heton organizatorët e demonstratës por ata që më 21 janar kanë mbrojtur institucionet, e rendin kushtetues. ( ne foto, fotosekuenca te 4 vrasjeve para kryeministrise) Berisha: Për Prendin, Ina Rama kishte të drejtë Kreu i PS Ina Ramës: Më heto mua, po dhe Berishën{4:11247}
Ke punuar 1 vit me Edi Ramën
26 Janar 2012, 12:37 -
Spahiu letër Kuvendit: Dua të
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka dërguar sot një letër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ku i kërkon të mbajë fjalën e tij para deputetëve të cilët diskutojnë sot për ngritjen e komisionit hetimor mbi veprimtarinë e tij në KLD.PDF- Letra e Spahiut | Letra e Topallit
flas, Topalli: S'të lë rregullorja
26 Janar 2012, 12:05