-
Zyhdi Dajti: Si vdiq Ziveri
Në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, ish shefi i policisë bashkiake më 21 janar 2011 thyen heshtjen, dhe flet për tragjedinë që i mori jetën 4 personave. “Kur pashë se u rrëzua një person (ishte Ziver Veizi), unë kujtova se u rrëzua ndoshta ngaqë kishte thyer këmbën apo ishte penguar. Mendova të shkoj ta ndihmoj në vend. Por ai dha shpirt për 1 minutë e 30 sekonda”, rrëfen Dajti. (Në foto: Zyhdi Dajti)
në duart e mia më 21 jana
20 Janar 2012, 15:09 -
-
PS homazh 4 viktimave,nesër
Do të mobilizohen 800 efektivë të policisë, gardës dhe forcave Renea. Burimet policore thanë për Shqiptarja.com se është hartuar plani i masave të sigurisë për protestën – homazh që opozita do të organizojë nesër, në njëvjetorin e 21 janarit 2011. PS publikon axhendën: fjalime pas vendosjes së luleve. (Nr foto pamje nga 21 janari i një viti më parë) 21 janar, Berisha braktis Tiranën për Lushnjen Opozita homazh për 21 janar: Prokuroria të zbardhë vrasjet 21 janari, Arvizu: Të hetohet kush dha urdhër që të qëllohej Berisha: Vrasjet, ndoshta nga Garda
“blindohet” kryeministria
20 Janar 2012, 11:17 -
-
21 janari, Arvizu: Të hetohet
Në intervistën dhënë gazetarit Sokol Balla në Top Story, ambasadori amerikan u shpreh: “Nga perspektiva amerikane janë kurioz për vlefshmërinë e provave nga ekspertiza e huaj. Do doja të dija pse nuk pranua kjo ekspertizë nga gjykata. Jam kurioz për shkak të implikimeve edhe të 21 janarit. Besoj se nuk do të jetë një precedent i gjërë që të mos pranohen provat e huaja”.Avrizu deklaroi se një prej pikave kryesore të hetimit duhet të jetë njeriu që dha urdhër që të qëllohej mbi turmën.
kush dha urdhër që të qëllohej
19 Janar 2012, 21:50 -
Freedom House: Shqipëria
Në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës, zëvendës presidenti për strategjinë dhe analizën në "Freedom House", Christopher Walker, thotë se disa nga arësyet për rënien ishin dhuna në protestat e janarit 2011 që shkaktoi vdekjen e disa personave dhe vështirësitë në luftën kundër korrupsionit.
mes 21 janarit e korrupsionit
19 Janar 2012, 19:26 -
21 janari…. Një histori e papërfundua
21 janari u shndërrua në një ngjarje unikale në historinë e tranzicionit shqiptar. Gjatë 20 vjetëve të tranzicionit kishin ndodhur ngjarje dramatike, madje edhe tragjike, siç ishinvrasjet e 2 prillit dhe trazirat e 1997. Ndërkohë kujtimi i 97 rrinte mbi shqiptarët si shpata e Demokleut. Por, 1997 u prodhua nga një seri faktorësh dhe në një situatë të mbarsur me një krizë të shumëfishtë; 21 janari duke ardhur si një shpërthim popullor, në një klimë të mbarsur nga manipulimi i zgjedhjeve, shkaktoi një episod gati të harruar në vendet demokratike: vrasjen e demonstruesve. Kujtim vijnë në një libër nga Fatmir Xhafaj.
19 Janar 2012, 18:46 -
Berisha: Do iki nga politika,
Deklarata është bërë në intervistën e kryeministrit në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza. Intervista është zhvilluar në një prej sallave më luksoze në kryeministri, e cila është mobiluar nga ish kryeministri Nano.(Në foto: Kryeministri Berisha gjatë intervistës me gazetarin Alfred Peza)
nëse humb në zgjedhjet
19 Janar 2012, 16:54 -
-
Xhafaj: 21 janari, i mjegulluar
Sekretari i çështjeve ligjore në PS, Fatmir Xhafaj nxjerr në treg librin "21 janari.. Një histori e papërfunduar”. Gazeta "shqiptarja.com" publikon pjesë të librit. "21 janari u karakterizua nga përpjekje të hapura të strukturave shtetërore për të penguar zhvillimin e demonstratës. (Ne foto: Kopertina e librit )
ja ligjet që shkeli Garda
19 Janar 2012, 14:35 -
Viti 2011, Naco: Do privatizohen
Naco njoftoi se METE po mbyll procedurat për garën konkurruese për HEC-et në kaskadën e Vjosa dhe Osum me fuqi të instaluar 450 MW, ndërsa ka gati për të futur në privatizim 100% të aksioneve për 4 HEC-et e mesme të Ulzës dhe Bistricës. (Ne foto: Nasip Naco)
HEC-et e Ulzës dhe Bistricës
19 Janar 2012, 14:02 -
Anri Sala zgjidhet të prezantojë
Ministri francez i Kulturës ka përzgjedhur Anri Salën për të prezantuar Francën në Bienalen e Venecias në 2013. Bertrand Lavier, Tatiana Trouve (fituese e cmimit Duchamp në 2007) dhe Adel Abdessemed janë përzgjedhur gjithashtu në garë për të prezantuar Francën në festival. (Ne foto: Anri Sala)
Francën në Bienalen e Venecias
19 Janar 2012, 13:31 -
Itali, 7 të arrestuar për korrupsion
Policia e Peskarës nën drejtimin e Prokurorisë së Akuilas bëri të mundur arrestimin e 7 personave, të cilët hetohen për korrupsion, falsifikime të dokumenteve zyrtare dhe okultim të akteve publike. Ndër të hetuarit përmendet edhe zëvendës presidenti i rajonit të Abrucos, Alfredo Castiglione, i cili ka tentuar të fitojë aprovimin e një projekti në Shqipëri.
tentuan afera dhe me Tiranën
19 Janar 2012, 13:25 -
SHBA:S'u ndëshkua
Raporti i Freedom House “Liria në botë 2012” publikohet 3 ditë pasi Gjykata e Lartë dha shpalli të pafajshëm ish- zv kryeministrin Ilir Meta për akuzën e korrupsionit aktiv dhe abuzim me detyrën, pas publikimit të videos nga ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti. (ne foto Meta duke dale nga Gjykata e Larte) Fiks Fare: Meta sille videon që kePDF- Raporti i Freedom house
qeveritari i korruptuar
Niediek: Meta deklarata turpi
Meta puth gazetarin e TCH
19 Janar 2012, 11:26 -
SHBA: Shqiperia hapa prapa
Freedom House publikon raportin për indeksin e lirisë në Botë për 2011 , dhe Shqipëria përfshihet në vendet që janë pjesërisht e lirë. Organizata joqeveritare me qendër në Washington raporton se rënia është pësuar pas vrasjeve të 4 protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nika para kryeministrisë në demonstratën e 21 janarit 2011. Withers: Prishja me Berishën, pas Gërdecit Rama: Trojka foli qartë për drejtësinë e munguar BLOG-Withers, edhe këtë herë drita na vjen nga SHBA - Alba Malltezi PDF- Raporti i Freedom house
pas vrasjeve të 21 janarit
19 Janar 2012, 10:21 -
Sarandë, arrestohen të fundit e
Banda përbëhej nga 8 djem të rinj, dhe adoleshentë, më i madhi 24 vjeç dhe më i vogli 15 vjeç. Nga hetimet e kryera rezulton se ky grup kriminal, për një periudhe 2 vjecare, ka kryer 16 vjedhje dhe grabitje banesash, lokalesh, makinash, motorësh por dhe shkatërrim me eksploziv ne qytetet Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.
bandës së grabitjes e shpërthimeve
FOTO- Ja shpërthimet me eksploziv
19 Janar 2012, 09:08 -
Zgjedhjet 2013, skenarët
Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë përqëndruar punën e tyre te koalicionet. Kryeministri ofron një post ministri për 15 mijë vota që sjell çdo parti në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa Edi Rama, bazohet më shumë te lista e deputetëve. Sulmi ndaj Spahiut, pas dështimit të negociatave që Aleanca Kuq e Zi të bashkohej me të djathtën.
PD-PS, poli i tretë Topi-Spahiu
19 Janar 2012, 08:41 -
21 janari,FBI dorëzon të dhëna
Ekspertët e FBI-së kanë arritur të rikuperojnë serverin e kryeministrisë, e cili ishte fshirë mesnatën e 21 janarit 2011, duke i kthyer Prokurorisë së Përgjithshme provat që tregojnë ata që kanë qëlluar atë ditë mbi turmën. Dje në mëngjes, dy agjentë të FBI-së kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me materialin e ekspertuar, shkruan sot gazeta "Shqiptarja.com" 21 janari, ambasadorët: Politika të mos prekë hetimin
të fshira nga serveri i Qeverisë
19 Janar 2012, 07:47 -
BB: Ekonomia Shqiptare
Banka Botërore ka publikuar sot raportin e saj mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë globale. Parashikimet nuk janë inkurajuese, sidomos për vendet në zhvillim siç është edhe Shqipëria. BB paralajmëron ekonomitë në zhvillim të përgatiten për një rënie të ekonomisë, e influencuar nga problemet e zonës së euros.
e ekspozuar ndaj krizës
18 Janar 2012, 22:15 -
-
21 janari, ambasadorët:
Në një deklaratë të përbashkët tre diplomatët, Arvziu, Sequi dhe Wollfarth deklarojnë se mbështetin Prokurorinë e Përgjithshme si institucionin, i cili përtej çdo ndikim partiak është institucioni I duhur për të hedhur dritë mbi ngjarjen e një viti më parë. Gjatë ditës ata u takuan në zyrën e ambasadorit të Komisionit Europian. (Në foto: Automjetet e ambasadorëve gjatë takimit të tyre sot në mesditë në selinë e Komisionit Europian në Tiranë)
Politika të mos prekë hetimin
18 Janar 2012, 15:13