-
MPPT: Situata ne akset
Sipas Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve rritja e temperaturave në të gjithë vendin ka përmirësuar qarkullimin e mjeteve në zonat veriore dhe juglindore të vendit. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, përveç rrugës Qafë Mali - Qafë Shllak, që është e bllokuar dhe po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.
rrugore për ditën e sotme
20 Shkurt 2012, 14:03 -
Dy pamjet e rrugës së
Këto janë 2 pamjet e se njëjtës rruge, qe lidh Tiranen me Prishtinën, te cilat ndahen qartazi ne piken kufitare te Morinës. Madje te ndërtuara nga e njëjta firme ndërtimi, “Bectel Enka”. Vlera e tyre është krejt e ndryshme motivuar kryesisht nga terreni i thyer ne anën shqiptare, megjithëse edhe për këtë nuk kane munguar dyshimet për abuzime. ( ne foto rruga e Kombit, ne te majte Rreshen Morine ne te djathte Morine- Vermice)
Kombit, Shqipëri-Kosovë
18 Shkurt 2012, 09:01 -
Arben Imami inspekton
Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe këshilltari i kryeministrit, z. Ilir Kadia, janë ndalur gjatë ditës së sotme në qytetin e Tropojës dhe në komunën Margegaj për të njohur nga afër situatën e krijuar në këtë zonë nga reshjet e shumta të dëborës që kanë rënë prej ditësh.
edhe rrethin e Tropojës
17 Shkurt 2012, 22:02 -
Ekskluzive/Tropojë, i vdekuri
Mbajne te vdekurin ne shtepi sepse nuk e varrosin dot prej debores. Elez Dema ka humbur jetën për shkaqe natyrore ditën e hënë, por lartësia e borës prej 3 metrash e ka bërë të pamundur varrimin e tij nga ana e familjarëve. Kryetari i komunës Ram Kortoçi në një intervistë telefonike për Shqiptarja.com tha se as traktorët nuk mundin dot të hapin rrugën, çka ka bërë që i ndjeri të mos përcillet dot për në banesën e fundit. Për këtë arsye ai po mbahet në shtëpi. Ai pohon se po rritet rreziku i orteqeve. Vdes 85 vjecari gjatë transportit me helikopter Emergjenca, Topi: Larg politikës, bashkë për jetën Rama: Të ndërhyjë urgjent Kuvendi PD: Rama, lot krokodili për emergjencën
prej ditësh pa varr |
Pukë, Apeli i perseritur: Me ndihmoni te ushqej femijet
Avokati i Popullit, ndihma nga xhepi i vet |
14 Shkurt 2012, 15:38 -
-
Nga Afganistani në Evropë
Miliona euro në duart e trafikantëve, pasaporta false dhe viktima. Rrugën e gjatë, që kalon nëpër Iran, Turqi, Greqi, Shqipëri, Maqedoni e deri në pragun e Bashkimit Evropian – Hungari apo Itali, këta emigrantë e paguajnë me shumë para apo edhe me jetë. Gjatë këtij intinerari të tmerrshëm ato u dorëzohen trafikantëve të qenieve njerëzore.
Rruga e gjatë e imigrimit ilegal
13 Shkurt 2012, 15:18 -
-
Gent Mati: Ju rrëfej magjinë e skive
Të bësh ski është një fëmijëri e dytë, tregon Gent Mati skiator dhe njëkohësisht drejtuesi i agjencisë Outdor Aalbania. Dhe në të vërtetë, në kërkimet tona rezultoi se të gjithë ata që ushtrojnë skitë në thelb përjetojnë në mënyrë të përsëritur një aventurë fëminore krejt të vecantë teksa rrëshkasin të lirë në dëborë.
10 Shkurt 2012, 21:45 -
-
-
-
Helikopterë me ndihma
Reshjet e borës janë ndërprerë, dhe nuk ka stuhi ere. Për mijëra banorë të izoluar në Pukë, Tropojë, Kukës, Dibër e në Qarkun e Shkodrës, kjo është një shenje e mirë, e cila bashkë me rrezet e diellit që kanë dalë që në mëngjes, i japin pak shpresë se ndoshta do bëhet më mirë. Trashësia e borës në komuna të thella ka kaluar 1 metër e gjysëm, dhe banorët shpresojnë se me daljen e diellit, të paktën helikopterët të mund të fluturojnë për të shpërndarë ndihmat ushqimore, pasi dje stuhia e erës nuk i lejoi. Ndërkohë që rreth orës 09:00 nga rezervat ushqimore u nisën kamionë ushtarakë me ndihma ushqimore.( ne foto qyteti i Pukes)
ushqimore në Pukë e Dibë
9 Shkurt 2012, 10:11 -
-
-
Europa “ngrin”, 300 të vdekur për 10 ditë
Në krye të listës së situatës së rëndë është Ukrahina ku kanë gjetur vdekjen si pasojë e ngricës 131 persona deri më tani. Në Poloni numri i viktimave ka arritur në 53, nga të cilat 8 kanë vdekur nga hipotermia vetëm ditën e djeshme. Në këto vende termometri shënon minus 20 gradë, çka përbën rrezik, sidomos për një kategori të caktuar si të pastrehët apo emigrantët.
6 Shkurt 2012, 10:25 -
Stuhi dhe përmbytje në Vlorë
Moti i keq vazhdon të mbizotërojë në të gjithë vendin. Ndërsa në veri vazhdojnë reshjet e borës, në Durrës dhe Vlorë shtrëngatat kanë shkaktuar dhe përmbytje. Pezullohet lundrimi në porte. Tragetet e linjës Bari- Durrës, që kishin për tu nisur mbrëmë janë nisur, mëngjesin e sotëm, 7-8 orë me vonesë. Stuhia detare parashikohet të vazhdojë gjithe ditën. Shtrëngata shiu dhe në Tiranë, Fier, Gjirokastër. ( ne foto pamje nga permbytjet e Durresit) Ja rrugët e bllokuara në vend Balla: Ne Librazhd komunat eizoluara, qeveria të ndërhyjë CEZ: Kufizime të energjisë në disa zona të kryeqytetit
e Durrës, pezullohet lundrimi
|
4 Shkurt 2012, 16:53 -
-
Zbulohet e moshuara që
92 vjeçaria Hanke Topi, në vitin 1997 ka falsifikuar çertifikatën e saj, duke pretenduar se ka qënë gruaja e katërgjyshit të presidentit Bamir Topi, ku për pasojë në vitin 2004 i ka marë presidentit dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij një sipërfaqe toke prej 9100 m2 që ndodhet në fshatin Linxë. E moshuara Hanke Topi, është vërtetuar se s'ka asnjë lidhje farefisnie me familjen e presidentit.
i mori tokën Bamir Topit
3 Shkurt 2012, 14:08 -
-
Ngrica në Bulqizë, minatorët
Në qarkun e Dibrës temperaturat janë shumë të ulëta dhe ngrica e akulli ka shkaktuar probleme për banorët e zonës. Në Bulqizë, policia nuk ka lejuar transportimin e kromit, nga zona D drejt Durrësit për shkak të akullit dhe ngricave që kanë pushtuar akset e kësaj zone.
ndërpresin punën në zonën D
1 Shkurt 2012, 12:24 -
Energjia, Berisha: Tregu
Kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë një seminari të ERE-s, për sektorin e energjisë tha se duhet përqendrim në sektorin e energjisë dhe energjisë së rinovueshme si mundësinë e parë dhe më të madhe për garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm në vend.
do të liberalizohet tërësisht
1 Shkurt 2012, 11:13
