-
Rama: Berisha, një brutal ndaj Ina Ramës
Nëpërmjet rrjetit social Tëitter, Rama ka komentuar qëndrimin e kreut të qeverisë ndaj prokurores së përgjithshme.“Deklaratat e sotme të Saliut për Prokuroren brutalisht skandaloze! Ndarja e pushteteve një emergjencë e nënvizuar në programin e ri të PS”, shkruan Rama.
26 Janar 2012, 14:43 -
PD sulmon kryeprokuroren:
Deputetët e Partisë Demokratike sulmuan sërish sot kryeprokuroren Ina Rama duke e akuzuar se ka bashkëpunuar 1 vit me kreun e PS-së për zhvillimin e hetimeve dhe nuk po heton organizatorët e demonstratës por ata që më 21 janar kanë mbrojtur institucionet, e rendin kushtetues. ( ne foto, fotosekuenca te 4 vrasjeve para kryeministrise) Berisha: Për Prendin, Ina Rama kishte të drejtë Kreu i PS Ina Ramës: Më heto mua, po dhe Berishën{4:11247}
Ke punuar 1 vit me Edi Ramën
26 Janar 2012, 12:37 -
Berisha: Për Ndrea Prendin
Kryeministri deklaron për emisionin "Fakt" se kryeprokurorja kishte të drejtë për komandantin e Gardës, por mënyra e hetimit s'ishtë ligjore. Berisha: Prokurorja mund të kishte të drejtë për komandantin e Gardës dhe mund të kishte të drejtë për çdo gjë, por gjithçka duhet ta bazonte evident, mbi provat, në të cilat duhej të bazohej urdhër arresti. Ai nuk heq dorë nga deklarimi për grusht shteti dhe shton: Topi kërkoi zgjedhje të parakohëshme.
Ina Rama kishte të drejtë
Kreu i PS letër Ina Rames
Llupo i dyshuar edhe për 2 vrasje
26 Janar 2012, 08:07 -
Kreu i PS Ina Ramës: Më
Kreu i PS, Edi Rama, në një letër falënderimi/inkurajimi drejtuar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, është shprehur optimist dhe mirënjohës për hapin e madh që u hodh dje në rrugën e drejtësisë për 21 janarin. Letra vjen pas hapave të para të hedhura nga Prokuroria për ndëshkimin e vrasësve të protestuesve të 21 janarit. "Por s'mund të mos e themi, megjithë mbështetjen pas asnjë ekuivok për Prokurorinë, se pa hetuar Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën hetimi i çdo figure tjetër politike ngjan i sforcuar për të mos thënë i padrejtë. Si mund të mos hetohen dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës të gardës vrastare të 21 janarit ?! E pajustifikueshme! Shpresoj që kjo të mos mbetet kështu deri në fund dhe të ndryshojë, jo në funksion të interesit të palëve, por vetëm në funksion të interesit të një hetimi të thellë, të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur", shkruan Rama Shefi i Armatimit të Gardës: Pistoletën e mori Prendi Faktet e vërtetuara, ja si akuzohet Prendi
heto mua, po dhe Berishën
25 Janar 2012, 20:09 -
Doda-Tahirit: Varesh te palma
Ka kaluar jashtë vëmendjes së medias pjesa e fundit e debatit “Opinion” në Klan të Blendi Fevziut, sherri në studio mes Sajmir Tahirit, deputet i PS dhe Mesila Dodës, deputete e PD. Përfaqësuesja e maxhorancës i deklaron në sallë deputetit opozitar se nëse do të guxojë edhe njëherë të afrohet te kryeministria, për të dhunuar institucionet, ai “do të varet te palmat atje”. (Ne foto: Mesila Doda)
nëse i afrohesh kryeministrisë
24 Janar 2012, 22:43 -
Kreu i PS në Preshevë
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të qëndroj në një vizitë njëditore të shtunën më 28 janar në Preshevë, shkruan sot «presheva.com ». Me rastin e vizitës së tij të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës, Edi Rama do ta promovoj librin e tij “Kurban” para publikut vendor, si dhe do të takohet edhe me liderët vendor politik.
e Athinë për Kurbanin
24 Janar 2012, 16:44 -
Imuniteti, debate në Këshill
Kuvedi nis procedurat për heqjen e imunitetit për 3 deputetë të PS pas kërkesës së prokurorisë së përgjithshme. Debate mës Topallit dhe Ruçit për 21 janarin. Reagimet e para të deputetëve Balla, Doshi e Baraj Ina Rama: Pse i duhet hequr imuniteti 3 deputetëve të PS-së{4:11243}{4:11244}
Ruçi – Topallit: Ti je vrasëse
24 Janar 2012, 15:30 -
Tiranë, rradhë e madhe në bashki
Anila Çobani, ish punonjëse e zyrës së tatim taksave në Bashkinë e Tiranës, e cila u shkarkua duke u nxjerrë me dhunë nga zyra, ka postuar në faqen e vet në facebook, një foto nga zyra e tatimtaksave ditën e sotme. “Këto që po shikoni në foto, janë lehtësirat që i krijoi kryetari i ri i Bashkisë Lulzim Basha bizneseve të vogla”, shkruan ajo. (Në foto: Rradhë në zyrën e taksave, bashkia Tiranë)
për pagesën e taksave
24 Janar 2012, 15:01 -
Rama: T'i hiqet imuniteti
Në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, Ei Rama tha se e vërteta nuk është zbardhur e plotë, për sa kohë nuk janë prekur urdhëruesit e vërtetë të plumbave mbi demonstruesit. Ai mbështeti prokurorinë, ndërsa i kërkoi asaj që të nisë nga ai hetimin e organizatorëve të 21 janarit. Kryesocialisti cilësoi si demencial sulmet e kryeministrit Berisha ndaj kryeprokurores dhe Presidentit të Republikës. (Në foto: Kryetari i PS, Rama sot në mbledhjen e grupit). Ina Rama: Ja pse duhet hequr imuniteti i tre deputetëve të PS-së Urdhërarrestet për 21 janarin Gjykata: Provat janë të dobëta Prokuroria: Do apelojmë vendimin e gjykatës Mamude Myrtaj: Po tallen me gjakun e Faikut
Berishës, hetim edhe Bashës
24 Janar 2012, 13:06 -
Imuniteti i deputetëve PS
Deputetët socialistë nën drejtimin e kryetarit Edi Rama do të mblidhen sot në orën 12.00. Burimet bëjnë të ditur se mbledhja do të jetë lidhur me zhvillimet e një dite më parë për hetimet e 21 janarit dhe kërkesën e prokurorisë për heqje imuniteti të tre deputetëve, Besnik Baraj, Tom Doshi, e Taulant Balla . Ina Rama: Ti hiqet imuniteti Deputetëve Balla, Baraj, Doshi
Rama mbledh grupin
24 Janar 2012, 11:23 -
Imuniteti i deputetëve,Topalli
Tre deputetët e Partisë Socialiste janë shprehur të gatshëm për të lënë imunitetin për hetimin e 21 janarit. Sot pritet dhe reagimi i kreut të PS-se, Edi Rama. Besnik Baraj: I hapur për imunitetin, do të deponoj. Tom Doshi: Lë imunitetin, Saliu urdhëroi gjithë vrasjet. Taulant Balla: Në gjyq të shkojë Saliu, po imunitetit. Topalli thërret në mesditë Këshillin e mandateve. ( ne foto Tom Doshi)
thërret Këshillin
24 Janar 2012, 11:10 -
PS: Hetim për Berishën, Bashën e Lezhjen
Partia Socialiste nëpërmjet deputetit Sajmir Tahiri deklaron se do të votojë heqjen e imunitetit për 3 ligjvënësit e saj, të cilët do të hetohen nga prokuroria për demonstratën e 21 janarit.Ai tha se PS i mbetet hetimit deri në fund të ngjarjes së 21 janarit 2011, por duke mos përjashtuar njerëzit që urdhëruan vrasjet. (Në foto: Tom Doshi gjatë protestave)
23 Janar 2012, 20:00 -
-
-
Adi Krasta në Pallatin
Adi Krasta përuron erën e show-t politik në Shqipëri; dhe tok me të, dhe erën e showman-it të rreshtuar e të angazhuar. E ka bërë në sallën e Pallatit të Kongreseve, nga skena e të cilit është dëgjuar për herë të parë të flitet kundër pushtetit. Në një sallë të mbushur me një publik të zgjedhur prej tij (të zgjedhur, me sa duket, edhe për të mirëkuptuar e pranuar mesazhet që ai do hidhte), showmani i njohur i ka kapur të gjithë në befasi kur ka deklaruar qysh në krye të herës: Duam rotacion të pushtetit.
e Kongreseve: Duam rotacion politik
23 Janar 2012, 11:04 -
Asambleja, debate mes Ramës dhe anëtarëve
Punimet e sotme të Asamblesë së PS kanë ngjallur debatet dhe reaksionin e disa prej anëtarëve më të rëndësishëm të saj. Shpëtim Gjika, kryetar i bashkisë së Vlorës në mënyrë të revoltuar ka folur hapur në Asamble, duke i deklaruar presidiumit kryesor se vetë strukturat drejtuese në bazë nuk janë “ushtarë”.
22 Janar 2012, 14:05 -
Supriza, Nano dhe Rama
Në mbledhjen e kësaj të diele, me propozim të kryesisë 237 anëtarët e Asamblesë Kombëtare kanë votuar për të caktuar ish kryeministrin Fatos Nano si një prej të deleguarve të Asamblesë për të ndjekur punën me qytetarët në Tiranë. Risia e forumit sot ishte prezenca e Fatos Nanos dhe Servet Pëllumbit në bashkëhartimin e programit, ndërkohë që po pritet një reagim nga ish kryeministri. (Në foto: Asambleja Kombëtare e PS) Programi, Rama: Fitojmë me shqiptarët në 2013-ën
bashkë për programin
22 Janar 2012, 13:30 -
Programi, Rama:Fitojmë
Kryetari i PS, Edi Rama deklaroi se do në çdo cep të Shqipërisë për programin politik duke kërkuar mendimin e shqiptarëve. Kryesia e mbledhur mëngjesin e sotëm ka vendosur ndryshimin e emrave të disa anëtarëve të kryesisë të cilët do të mbulojnë qarqet.
me shqiptarët në 2013-ën
22 Janar 2012, 11:30 -
Rama: Prokuroria t’ i shkojë deri në fund
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, në nisje të fjalës së tij kreu i PS-së falënderoi edhe qytetarët që dje morë pjesë në homazhet e 1 vjetorit të 21 janarit. “Falenderoj SHBA dhe në veçanti ambasadorin Arvizu për hetimin e thellë të ngjarjes së 21 janarit. Këtu vjen edhe kërkesa janë ndaj prokurorisë që t’i shkojë ngjarjes deri në fund”, tha Rama.
22 Janar 2012, 11:27 -
Rama: Ja ku isha kur u
Kryetari i PS Edi Rama në një intervistë për emisionin "Tonight" të Ilva Tares ka deklaruar se shpreson shumë në hetimin e 11 janarit, tashmë që dhe SHBA ka dhënë ndihmesën përmes FBI. Ai kujton tragjedinë e vitit të kaluar dhe përpjekjet për qetësimin e situatës, duke akuzuar Berishën se vrau qytetarët.
vranë 4 demonstruesit
21 Janar 2012, 10:30 -

