-
Kryeparlamentari i Greqisë: Integrimi i Shqipërisë për në BE varet nga respektimi i të drejtave të minoritet grek
Tassoulas është shprehur se pakicat kombëtare greke po përjeton gjykime të papranueshme në këtë kohë, në lidhje me të drejtat e saj pronësore, të drejtën për vetëvendosje, për arsimin
22 Nëntor 2019, 13:30 -
Ruçi pret Ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou: Shqipëria dhe Greqia, partnerë strategjikë
Ambasadorja Sophia Philippidou falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë së Greqisë për të punuar për zgjerimin dhe fuqizimin e këtij bashkëpunimi.
6 Nëntor 2019, 15:50 -
45% e shqiptarëve janë larguar në 7 vitet e fundit, këto janë katër shkaqet kryesore
45% e popullsisë shqiptare ka emigruar jashtë vendit, në 7 vitet e fundit. Sipas Strategjisë për Diasporën, 1.44 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi për katër shkaqe kryesore, siç është ekonomia, gjakmarrja, siguria publike dhe institucionet e dobëta.
4 Nëntor 2019, 16:14 -
EKSKLUZIVE/ Zbulohet kush janë 2 shqiptarët e arrestuar me 104 kg kokainë në Greqi, njëri ish-oficer i Marinës
ReportTv zbulon ekskluzivisht emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Greqi në posedimin e 104 kg kokainë dhe mbi 800 mijë euro cash. Ata janë ish ushtaraku marinar Jonid Billa i larguar në 2013 nga Forcat e Armatosura dhe Etjon metkaj, për të cilët kanë nisur hetimet edhe në Shqipëri.
1 Nëntor 2019, 12:00 -
Washington Post: Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, por digat mund ta vrasin
Shumë banorë vendas i kundërshtojnë planet. Dhjetra banorë të fshatit Kute janë bashkuar me organizatat jofitimprurëse për të kundërshtuar ndërtimin e një dige në grykën e Poçemit, fare pranë Kalivaçit.
31 Tetor 2019, 10:50 -
Do vinin në Shqipëri, sekuestrohen 7,932 palë atlete të falsifikuara Nike dhe Adidas në Greqi
Sipas mediave greke konteineri me atlete të falsifikuara ishin porositur nga biznes shqiptar por që emri i të cilëve nuk bëhet i ditur.Brenda konteinerit janë gjetur 7,932 palë jo origjinale NIKE dhe ADIDAS. Gjithashtu u sekuestruan 36 kartona që përmbajnë 432 palë atlete që ishin pa marka dhe që përdoreshin nga importuesi si mënyrë për të fshehur atletet e falsifikuara.
25 Tetor 2019, 21:29 -
Ekstremisti Babis Karathanos tenton të hyjë në Shqipëri për Kacifas, por e kthejnë pas në kufi! Artan Hoxha: Ishte me një deputet
Ekstremisti Babis Karathanos është kthyer mprash në doganën e Qafë Botës në tentativë për të hyrë në Shqipëri për shkak se shihet si një element që mund të shkaktojë trazira për sigurinë në vend. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka bërë me dije se Karathanos ishte së bashku me deputetin e partisë në pushtet në Greqi, Kostantinos Bogdanos dhe shoqëruesi i këtij të fundit Achileas Arvanitis. Të dy këta janë lejuar të hyjnë në Shqipëri. Ndërkohë në një reagim, Karathanos shkruan se atij i është ndaluar hyrja për mugesë dukumentesh.
25 Tetor 2019, 18:37 -
FRONTEX: Rritet numri i emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri
Në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër dhe në Kapshticë të Korçës, 50 oficerë policorë nga 11 vende të BE-së asistojnë policinë shqiptare për përballimin e valës së emigrantëve që vijnë nga Greqia dhe përdorin si tranzit Shqipërinë për në vendet e Bashkimit Europian dhe për të luftuar krimin ndërkufitar.
18 Tetor 2019, 16:25 -
Ish-kryeministri grek pakënaqësi ndaj Francës për negociatat: Po vihen në dyshim vlerat europiane
Ish-kryeministri grek, George Papandreou në një deklaratë është shprehur i pakënaqur për ”veton” e Francës dhe Holandës për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke theksuar se BE-ja duhet të respektojë angazhimin e Greqisë në Ballkanit Perëndimor.
16 Tetor 2019, 22:04 -
Greqia dëshiron anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, Dendia: Të drejtat e minoritetit, kushti ynë për negociatat
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës në mënyrën që të mbështesë hapjen e negociatave me BE janë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.
13 Tetor 2019, 19:04 -
U arrestuan me helikopter në det/ Greqia liron nga qelia tre skafistët shqiptarë (EMRAT)
Pavarësisht se ata akuzohen se ishin pjesë e grupit që transportonte rreth 1 ton kanabis në rrugë detare me gomone nga Shqipëria nëpërmjet Greqisë për në Turqi gjykata i la të lirë me detyrim paraqitje tre herë në muaj në polici dhe garanci pasurore nga 10 mijë euro secilit.
12 Tetor 2019, 11:09 -
Ekzekutuan avokatin grek dhe tentuan të vrisnin një tjetër, dënohen me burgim të përjetshëm tre shqiptarë në Athinë
Avokati u vra në zyrën e tij në Athinë më 12 Tetor 2017. Prokuroria greke, e cila ka zbardhur rastin, tha se vrasja është kryer për gjobëvënie. Shqiptarët donin të shantazhonin avokatin Zafeiropoulos që përfaqësonte biznesmenin Aristidis Floros, për të zhvatur shuma të konsiderueshme parash.
11 Tetor 2019, 15:28 -
Historia prekëse/ Nëna birësuese merr guximin t'i gjejë vajzës nënën biologjike
Një nënë sjell në një studio televizive vajzën e saj, jo vetëm për t’i treguar të vërtetën, por për t’i gjetur rrënjët biologjike. Paola Katija në kërkim të rrënjëve biologjike. "E kam patur të vështirë ta besoj. Është një moment ku ke dy balona në një familjen dhe në një tjetër familjen tjetër dhe po të çahen, mendon... Kush jam unë? Nga vij?" ka thënë Paola.
3 Tetor 2019, 21:53 -
Ministri i Brendshëm Gjerman Horst Seehofer, homologu francez Castaner dhe Komisioneri Avramopoulos, në Greqi dhe Turqi për emigrantët
Pakti i migrimit BE-Turqi po lëkundet. Numri i refugjatëve është rritur, kampet janë tejmbushur. Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Seehofer e partnerët nga BE shkojnë në Ankara dhe Athinë në kërkim të zgjidhjes.
3 Tetor 2019, 11:51 -
Grevë kundër Reformës së Punës, Mitsotakis: Sindikatat po i shkaktojnë grekëve shqetësime të mëdha
Në shënjestër të sindikatave, është projekt-ligji i qeverisë për Reformën e Punës, që përveç dobësimit të marrëveshjeve kolektive mes tyre dhe ndërmarrjeve shtetërore dhe private, parasheh të detyrueshëm dhe votimin elektronik të 51% të anëtarëve të sindikatës, për t’i bërë të ligjshme grevat.
3 Tetor 2019, 11:39 -
Dy gomonet me drogë u nisën nga Vlora/ Policia greke: Zgjidhnin skafistë të zotë dhe lundronin në det mbi 6 ballë! (VIDEO)
1 ton 172 kg marijuanë, e ndarë në 106 pako, katër persona të arrestuar dhe dy në kërkim! Është ky bilanci i operacionit nga policia greke që ka zgjatur 5 ditë. Ishte kapja e një gomone me drogë në ujërat greke, në datën 25 shtator ku u arrestuan 3 persona që shërbeu si nisje të operacionit nga policia greke. Droga u gjet e fshehur në shpellën e ishullit Piperi. Vlora ishte pikënisja e sasisë së drogës për t'u transportuar drejt Turqisë.
1 Tetor 2019, 09:26 -
Zbulohet fotoja dhe skenari/ Si u kap gomonia e dytë me drogë në Greqi, shqiptari 'kyçi' gojën para hetuesve
Gjatë marrjes në pyetje shqiptari e ka mbajtur gojën mbyllur, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore. Nga hetimi arritën në përfundimin se droga duhet të ishte fshehur diku në Sporadhes. Mediat grek shkruajnë se kanë qenë peshkatarët ata që kanë njoftuar policinë për gomonen.
30 Shtator 2019, 19:37 -
Policia greke aksion në ishullin e Skopelos, dyshohet se fshihen trafikantë shqiptarë! Zbulohen në shpellë 1 ton kanabis
Një operacion i përmasave të mëdha po zhvillohet në ishullin Skopelou në zonën e Sporadha-s, pasi dyshohet se fshihen trafikantë shqiptarë, dy prej të cilëve janë arrestuar 5 ditë më parë në ujërat greke. Deri tani policia ka gjetur rreth 1 ton marijuanë të fshehur, në një shpellë në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit.
30 Shtator 2019, 12:06 -
Greqia kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE. Ministrat e Jashtëm të këtyre 4 vendeve ballkanike gjatë një takimi zhvilluar në hapje të sesionit të punimeve të Asamblesë së OKB-së, deklaruan së mbështesin aspiratat e fqinjve të tyre.
25 Shtator 2019, 16:43